Tirana mirëpret Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës


Festivali Ndërkombëtar i Kitarës do të vijë për të gjithë artdashësit nga data 29 shtator deri më 1 tetor në Universitetin e Arteve në Tiranës.


Ditët e fundit të shtatorit do të sjellin një aktivitet artistik tepër të veçantë në kryeqytet, Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës. Në edicionin e tretë të tij, Festivali Ndërkombëtar i Kitarës do të vijë për të gjithë artdashësit nga data 29 shtator deri më 1 tetor në Universitetin e  Arteve në Tiranë. 
 
Ky festival organizohet nga fondacioni Guitar Foundation of Albania në bashkëpunim me Universitetin e Arteve në Tiranë dhe me mbeshtetjen e sponsorit gjeneral Alpha Bank, kompanisë Vodafone Albania, Ambasadës Gjermane, qendrës Deutschzentrum etj.
 
Tre netët e festivalit sjellin emra të shquar të muzikës nga vende të ndryshme të botës si Zvicra, Brazili, Gjermania, Suedia, Kanadaja, Australia etj. Siparin e Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës e hapi grupi Amadeus Guitar Duo me një performancë të shkëlqyer muzikore që u mirëprit mjaft ngrohtë nga publiku, per t’ia lënë vendin ansamblit Guitarra Á Seis në natën e dytë dhe Duos Anders Miolin & Callum Henshaw në natën e tretë.
 
Në konkursin Ndërkombëtar të Kitaristëve të Rinj do të marrin pjesë kitaristë pa dallim kombësie apo gjinie, të ndarë në gjashtë kategori grupmoshash të ndryshme, të cilët do të performojnë në një raund të vetëm ku do të përzgjidhet fituesi i çmimit të madh Grand Prix 2015. 
 



Chez Moi

Komente

Nuk ka asnje koment.




  • Emri:
     
    Email:
       
    Përmbajtja:
     
     








Postuar nga: ebazi
Data: 29/09/2015
ikub#: 1509290196




Artikuj te ngjashem


Cineplexx

Njoftime

©2017 ikub.al