Back

Horoskopi, përse e lexojmë të gjithë?


Horoskop-besoBabilonasit ishin të parët që besonin se kishte një lidhje ndërmjet qiellit të pafund dhe tokës. Dëshmia e parë e kësaj hipoteze është libri "Enuma Anu Enlil, ku gjenden tentativat e para të interpretimit të ngjarjeve të jashtëzakonshme, të ndara në katër kategori të mëdha, secila e lidhur me një hyjni. Në kohët e lashta, universi ishte një mister absolut dhe çdo shfaqje si, kometa ose eklipsi ishin përcaktuar si dëshmi të një vullneti superior, shenja të ndodhive pozitive ose negative. Me kalimin e kohës, astrologjia nisi të përhapej edhe në Mesdhe. Grekët ishin të parët që fi lluan të parashikonin jo vetëm ngjarjet që do të ndodhnin, por edhe fatin e çdo individi në bazë të pozicionimit të planetëve. Edhe pse ka kaluar shumë kohë që atëherë, edhe sot vazhdon që pozicionimi i yjeve të ndikojë në jetën e secilit prej nesh. Për psikologët, të cilët studiojnë fenomenin, mundësia e “njohjes së një njeriu në sajë të karakteristikave të atribuara nga shenja zodiakale është siguruese. Me fjalë të tjera, përse duhet të rrimë të lodhemi duke analizuar dikë, kur na mjafton një profi l i thjeshtë zodiakal për të kuptuar se si është personi që kemi përballë? Besimi i verbër që vjen nga horoskopi dhe nga planetët qiellorë është shpjeguar nga psikologët si një nevojë për të përcaktuar personalitetin vetjak dhe atë të të tjerëve. Disa herë na duket sikur horoskopi gjen gjithçka dhe çdo gjë që përshkruhet del në të vërtetë. Psikologët për këtë thonë se shpeshherë mendja jonë na "gënjen". Disa studime kanë dalë në rezultatin se, në fjalët e një astrologu ose të horoskopit kanë tendencën që të besojmë në mënyrë të pandërgjegjshme të gjitha ato çka na thonë, duke bërë që shpeshherë mendja të na rrijë për një kohë të gjatë aty.
Zanafilla
Dëshmitë fillestare mbi artin e astrologjisë i kemi para shumë mijëvjeçarëve, në Mesopotami. Shekuj të tërë zhvillimesh shkencore nuk kanë ndikuar në zvogëlimin e interesit. Miliona njerëz besojnë akoma në të. Disa në mënyrë të verbër, të tjerë nuk i besojnë fare. Ndër këta nuk mungojnë as personazhet e famshëm si Ronald Regan. Ish-presidenti amerikan, kur ishte në Shtëpinë e Bardhë nuk bënte asnjë takim pa u konsultuar me astrologun e tij të besuar, ashtu siç bënin një herë e një kohë mbretërit dhe perandorët, që para se të merrnin një vendim duhet të dëgjonin se çfarë thoshin yjet në lidhje me të. Gjëja më e çuditshme është se edhe sot shumë ndërmarrje ua besojnë astrologëve përzgjedhjen e kandidatëve të tyre. Disa vjet më parë, për shembull, një i ri italian i sapodiplomuar denoncoi një ndërmarrje në Torino, sepse e kishin pushuar nga puna pasi kishin marrë vesh për shenjën e tij zodiakale. Përse kaq shumë interes për parashikimin dhe profilin personal sipas shenjës së caktuar zodiakale, duke qenë se dimë që shkenca e kundërshton këtë të fundit? Pse ata që e lexojnë, i besojnë? Përgjigjja mund të jetë se, shpeshherë ne duam që të tjerët të na përcaktojnë personalitetin tonë dhe atë të të tjerëve në atë mënyrë që perceptojmë realitetin.
Të vërteta
E njëjta gjë ndodh edhe me parashikimin për të ardhmen e njerëzimit: Nëse mendojmë rreth disa astrologëve "të mëdhenj", nga ata mbahet mend vetëm ajo çka ata kanë parashikuar dhe ka ndodhur, duke harruar të gjithë pjesën tjetër, sipas një mekanizmi të seleksionimit të kujtimeve. Për shembull, astrologia Jeanne Dixon mbahet mend në Shtetet e Bashkuara për parashikimin e saj të saktë: vdekjen e Presidentit John F. Kennedy gjatë mandatit të tij. Shumë pak janë ata të cilët kujtojnë parashikimet e saj të gabuara si: parashikimet që njerëzit e parë që do të shkonin në Hënë do të ishin rusët si dhe kurën përfundimtare e cila do të shëronte të gjitha llojet e tumoreve, që ishte parashikuar që në 1967, por që nuk ka arritur akoma edhe në ditët tona. Ka edhe një tjetër motiv që disa herë mendojmë se horoskopi funksion. Shpeshherë ne besojmë në mënyrë të pandërgjegjshme. Shpeshherë ndihma psikologjike ndikon në një farë pike mënyrën tonë të të jetuarit. Për të realizuar një parashikim, mjafton që të kesh besim. Nëse një vajzë lexon në horoskop se mashkulli i saj ideal i përket shenjës së ujorit, ka mundësi që kur të takojë një mashkull të pashëm të po kësaj shenje të mendojë se ky do të jetë ai i dukuri, duke u bërë më joshëse në mënyrë që ta bëjë atë për vete.


Data postimit :10/08/2011
Ikub# :1108100082
Tags: LEXIM
Lexuar :1,361 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Burimi:Shqip

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al