Back

PËR MIRATIMIN E VLERËS SË PRONËS PËR SECILIN QARK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDIM
Nr. 187, datë 6.3.2013
PËR MIRATIMIN E VLERËS SË PRONËS PËR SECILIN QARK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


Në  mbështetje të  nenit 100 të  Kushtetutës, të  nenit 3 të  ligjit nr. 9235, datë  29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të  ndryshuar dhe  në  vijim të  pikës 3 të  vendimit nr. 658, datë 26.9.2012 të  Këshillit të  Ministrave “Për miratimin e metodologjisë  për vlerësimin e pronave të paluajtshme në  Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Ministrit të  Drejtësisë, Këshilli  i Ministrave


VENDOSI:
1.  Miratimin e vlerës së  pronës, sipas llojit të  pasurisë  së  paluajtshme, për secilin qark të Republikës së  Shqipërisë, sipas hartave që  i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë  pjesë  përbërëse e tij.
2.  Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Zyra e Regjistrimit  të  Pasurive të  Paluajtshme  të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha


Data postimit :29/06/2013
Ikub# :1306290081
Tags: PRONA QARK VLERA
Lexuar :895 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:03/27/2013
Propozuar nga:Këshilli i Ministrave
Data e miratimit:03/06/2013
Statusi i ligjit:I ndryshuar
Data e ligjit:03/06/2013
Numri i fletores zyrtare:42
Data e fletores zyrtare:03/27/2013
Fushat e veprimit te aktit:Pronë
Faqja e fletores zyrtare:1787
Numri i ligjit:187

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al