• PËR MIRATIMIN E KOSTOS MESATARE TË NDËRTIMIT TË BANESAVE NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, PËR VITIN 2013


    Miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë Republike, për vitin 2013, e cila të jetë 37 806 (tridhjetë e shtatë mijë e tetëqind e gjashtë) lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi.


    Data e hyrjes ne fuqi: 05/24/2013


    Propozuar nga: Këshilli i Ministrave


    Data e miratimit: 05/08/2013


    Statusi: I ndryshuar


    Data: 05/08/2013


    Numri i fletores zyrtare: 87


    Data e fletores zyrtare: 05/24/2013


    Faqja e fletores zyrtare: 3691


    Numri: 1


    Fletorja zyrtare: 80 - 89



    UDHËZIM
    Nr. 1, datë 8.5.2013
    PËR MIRATIMIN E KOSTOS MESATARE TË NDËRTIMIT TË BANESAVE NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, PËR VITIN 2013


    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh” të nenit 34/1 të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

    UDHËZON:

    1. Miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë Republike, për vitin 2013, e cila të jetë 37 806 (tridhjetë e shtatë mijë e tetëqind e gjashtë) lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi.

    2. Kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave, sipas qyteteve, për vitin 2013, të jetë sipas tabelave nr. 1, nr. 2 e nr. 3, që i bashkëlidhen këtij udhëzimi.

    3. Për qytetet, për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit, të merren vlerat e kostos së ndërtimit të qytetit më të afërt, sipas tabelës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi.

    4. Vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për t’iu referuar zonave të afërta.

    Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    KRYEMINISTRI

    Sali Berisha










    Postuar nga: khoxha

    Data: 10/09/2013

    ikub#: 1309100058

    Shfleto artikuj te tjere per: BANESA, KOSTO, NDERTIM,

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2015 ikub.al