Back

PËR MIRATIMIN E KOSTOS MESATARE TË NDËRTIMIT TË BANESAVE NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, PËR VITIN 2013

UDHËZIM
Nr. 1, datë 8.5.2013
PËR MIRATIMIN E KOSTOS MESATARE TË NDËRTIMIT TË BANESAVE NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, PËR VITIN 2013


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh” të nenit 34/1 të ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

UDHËZON:

1. Miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë Republike, për vitin 2013, e cila të jetë 37 806 (tridhjetë e shtatë mijë e tetëqind e gjashtë) lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi.

2. Kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave, sipas qyteteve, për vitin 2013, të jetë sipas tabelave nr. 1, nr. 2 e nr. 3, që i bashkëlidhen këtij udhëzimi.

3. Për qytetet, për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit, të merren vlerat e kostos së ndërtimit të qytetit më të afërt, sipas tabelës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi.

4. Vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për t’iu referuar zonave të afërta.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Sali Berisha


Data postimit :10/09/2013
Ikub# :1309100058
Tags: BANESA KOSTO NDERTIM
Lexuar :1,654 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:05/24/2013
Propozuar nga:Këshilli i Ministrave
Data e miratimit:05/08/2013
Statusi i ligjit:I ndryshuar
Data e ligjit:05/08/2013
Numri i fletores zyrtare:87
Data e fletores zyrtare:05/24/2013
Faqja e fletores zyrtare:3691
Numri i ligjit:1

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al