PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 160, DATË 15.10.2009, “PËR RREGULLIMIN E SHËRBIMIT TË TRANSPORTIT PËR FUNKSIONARËT PUBLIKË DHE NËPUNËSIT CIVILË”

klinikaeuromedica

2. Kategoria e dytë, ku përfshihen të gjithë funksionarët e përcaktuar në lidhjen 2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, të cilëve u caktohe

Data e hyrjes ne fuqi: 12/18/2013
Propozuar nga: Këshilli i Ministrave
Data e miratimit: 11/07/2013
Statusi: I ndryshuar
Data: 11/07/2013
Numri i fletores zyrtare: 188
Data e fletores zyrtare: 12/03/2013
Faqja e fletores zyrtare: 7861
Numri: 169/2013

Fletorja zyrtare: 180 - 189

LIGJ
Nr. 169/2013
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 160, DATË 15.10.2009, “PËR RREGULLIMIN E SHËRBIMIT TË TRANSPORTIT PËR FUNKSIONARËT PUBLIKË DHE NËPUNËSIT CIVILË”


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,


KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:


Në ligjin nr. 10 160, datë 15.10.2009, “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”, bëhen këto ndryshime:


Neni 1
Në nenin 2 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Kategoria e dytë, ku përfshihen të gjithë funksionarët e përcaktuar në lidhjen 2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, të cilëve u caktohet një përfitim maksimal financiar mujor, sipas vlerës së përcaktuar në po këtë lidhje për shërbime transporti, në përmbushje të detyrave të tyre funksionale. Masa e përfitimit financiar mujor për çdo deputet miratohet me vendim të Kuvendit, në bazë të distancës me zonën që ai përfaqëson, por kjo masë nuk mund të jetë më shumë se 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj.”.
b) Pikat 3 dhe 4 shfuqizohen.


Neni 2
Neni 5 shfuqizohet.


Neni 3


Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 7.11.2013
Shpallur me dekretin nr. 8410, datë 27.11.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani



spitali
Alumil

Komente

Nuk ka asnje koment.




  • Emri:
     
    Email:
       
    Përmbajtja:
     
     








Postuar nga: khoxha
Data: 06/01/2014
ikub#: 1401060105
Shfleto artikuj te tjere per: CIVIL, RREGULLIM,
Reklame
ventouris


Reklame
Rfz

Reklame

Artikuj te ngjashem


Reklame
Cineplexx

Reklame
Digicom

©2016 ikub.al