Back

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 383, DATË 24.2.2011, “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,

LIGJ
Nr. 184/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 383, DATË 24.2.2011, “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,


KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:


Në ligjin nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:


Neni 1
Neni 7, “Baza për llogaritjen e kontributit”, ndryshohet si më poshtë:


“Neni 7
1. Baza për llogaritjen e kontributit është paga bruto e personit të siguruar.
2. Kontributi i shtetit për personat ekonomikisht joaktivë bazohet në konsumin për frymë të shërbimit shëndetësor, indeksuar me koeficientin e inflacionit. Konsumi për frymë për shërbimin shëndetësor përcaktohet nga Fondi dhe miratohet nga Kuvendi, së bashku me miratimin e buxhetit vjetor.
3. Baza për llogaritjen e kontributit për punonjësit e vetëpunësuar është dyfishi i pagës minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve. Paga minimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve për të vetëpunësuarit në qytet dhe në fshat, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
4. Për sigurimet shëndetësore vullnetare baza e llogaritjes së kontributit është dyfishi i pagës minimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve.”.


Neni 2
Në nenin 12, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor nuk financon shërbime të kujdesit shëndetësor ndaj personave që nuk janë të siguruar, me përjashtim të rasteve të urgjencës mjekësore, si dhe të paketës së kontrolleve periodike parandaluese në popullatë, sipas përcaktimeve të bëra me vendim të Këshillit të Ministrave.”.


Neni 3
Neni 16, “Këshilli administrativ”, ndryshohet si më poshtë:

“Neni 16
1. Këshilli administrativ është organi më i lartë vendimmarrës i Fondit dhe ka në përbërjen e tij 7 anëtarë si më poshtë:
a) Ministrin e Shëndetësisë ose përfaqësuesin e tij;
b) Ministrin e Financave ose përfaqësuesin e tij;
c) Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ose përfaqësuesin e tij;
ç) Drejtorin e Përgjithshëm të Fondit ose përfaqësuesin e tij;
d) Drejtorin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore ose përfaqësuesin e tij;
dh) Një përfaqësues të sindikatës së të punësuarve;
e) Një përfaqësues të organizatës së profesionistëve të shëndetësisë.
2. Koha e shërbimit të anëtarëve të këshillit administrativ është 4 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje, ose për aq kohë sa anëtari është përfaqësues i organit përkatës.
3. Këshilli i Ministrave përcakton se cila sindikatë dhe organizatë e profesionistëve të shëndetësisë do të emërojë përfaqësuesin e saj në këshillin administrativ.”.


Neni 4
Neni 17, “Drejtimi i këshillit administrativ”, ndryshohet si më poshtë:
“Neni 17
1. Këshilli administrativ zgjedh, me votim të fshehtë, kryetarin ndërmjet përfaqësuesve të Këshillit të Ministrave.
2. Këshilli administrativ zgjedh zëvendëskryetarin ndërmjet përfaqësuesve të kontribuesve joqeveritarë.
3. Kryetari ose, në mungesë të tij, zëvendëskryetari, drejton këshillin administrativ.”.


Neni 5
Neni 19, “Drejtori i Përgjithshëm”, ndryshohet si më poshtë:


“Neni 19
1. Drejtori i Përgjithshëm zgjidhet nga këshilli administrativ ndërmjet jo më pak se tri kandidaturave të paraqitura nga anëtarët e këtij këshilli, sipas kritereve dhe rregullave të përcaktuara në statutin e Fondit.
2. Këshilli zgjedh Drejtorin e Përgjithshëm, me votim të fshehtë, me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve të tij.
3. Koha e ushtrimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm është 5 vjet.
4. Paga e Drejtorit të Përgjithshëm caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
5. Drejtori i Përgjithshëm raporton para këshillit administrativ.
6. Këshilli administrativ vendos për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm në këto raste:
a) nëse dënohet me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
b) nëse shkel dispozitat e statutit, vendimet e këshillit administrativ dhe legjislacionin në fuqi.”.


Neni 6
Në nenin 20, “Funksionet e këshillit administrativ”, bëhen këto ndryshime:
1. Shkronja “ç” ndryshohet si më poshtë:
“ç) miraton statutin, rregullat ekonomike, financiare, procedurale, të auditimit e të kontrollit, si dhe rregulla të tjera të brendshme, që ai i gjykon të nevojshme gjatë veprimtarisë së Fondit, në zbatim të këtij ligji.”.
2. Shkronja “g” ndryshohet si më poshtë:
“g) miraton numrin e përgjithshëm të punonjësve të Fondit.”.


Neni 7
Në nenin 21, “Funksionet e Drejtorit të Përgjithshëm”, bëhen këto ndryshime:
1. Shkronjat “a” dhe “c” të pikës 1 të nenit 21 ndryshohen si më poshtë:
“a) propozon për miratim në këshillin administrativ statutin, rregulloret ekonomike financiare, procedurale, të auditimit e të kontrollit, raportin vjetor dhe projektbuxhetin vjetor.
c) propozon në këshillin administrativ numrin e përgjithshëm të punonjësve dhe miraton strukturën e brendshme, përshkrimet e punës së Drejtorisë së Përgjithshme dhe të zyrave vendore, si dhe rregulloret e organizimit e të funksionimit të përgjithshëm të Fondit.”.


Neni 8
Neni 42/1 shfuqizohet.


Neni 9
Në nenin 43, fjalia e fundit shfuqizohet.


Neni 10
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë, botohet në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2014.
Miratuar në datën 28.12.2013


Dekretuar me dekretin nr. 8451, datë 30.12.2013 “Për shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit” të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.


Data postimit :17/01/2014
Ikub# :1401170119
Tags: KUJDESI SHENDETI SHQIPERIA SIGURIM
Lexuar :275 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:12/28/2013
Propozuar nga:Këshilli i Ministrave
Data e miratimit:12/28/2013
Statusi i ligjit:I ndryshuar
Data e ligjit:12/28/2013
Numri i fletores zyrtare:203
Data e fletores zyrtare:12/30/2013
Fushat e veprimit te aktit:Sherbimi shendetsor
Faqja e fletores zyrtare:9058
Numri i ligjit:184/2013

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al