Posto

  • 50 datat e rëndësishme ne historinë së botës


    burimi per gjeniu dhe shkolla: Forumi Shqiptar



    3500 PK

    Shpikja e rrotës dhe e plugut në Mesopotami (në Irakun e sotëm); shpikja e varkës me vela në Egjipt: tri shpikje të rëndësisë së jashtëzakonshme, duke qenë se i dhanë shtysë të paparë tregtisë, agrikulturës dhe eksplorimeve.

     

    3200 PK

    Shpikja e shkrimit në Mesopotami: për herë të parë u ofrua mjeti për të regjistruar dhe kuptuar historinë e njerëzimit.

     

    3000 PK

    Themelimi i qyteteve të para shumere (në Irakun e sotëm): origjina e strukturave moderne shoqërore dhe administrative.

     

    1600 PK

    Shpikja e alfabetit modern: një mjet i rëndësisë së jashtëzakonshme të komunikimit të koncepteve komplekse dhe të kulturave.

     

    1600 PK

    Fillimet e para të qytetërimit grek: shumë i rëndësishëm për qytetërimin perëndimor, duke qenë se ishte pikërisht ai që hodhi rrënjët e matematikës, filozofisë, mendimit politik dhe mjekësisë.

     

    753 PK

    Themelimi i Romës: Perandoria Romake është një ndër shtyllat e epokës moderne, falë prodhimit të ideve mbi të drejtën njerëzore, ligjin, inxhinierinë dhe luftën.

     

    670 PK

    Shpikja e përpunimit të hekurit: metalurgjia është çelësi i zhvillimeve të mëtejshme në fushat teknike, ekonomike dhe ushtarake.

     

    551 PK

    Lindja e filozofit kinez, Konfuci, themeluesi i një prej sistemeve filozofike më të rëndësishëm në botë.

     

    490 PK

    Beteja e Maratonës: Grekët ia dolën të largonin rrezikun e pushtimit persian, duke siguruar mbijetesën e shkencës dhe të kulturës greke.

     

    486 PK

    Lindja e Budës, themeluesi i një prej besimeve fetare më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë.

     

    327 PK

    Perandoria e Aleksandrit të Madh shtrihet në Indi: i pari shembull i marrëdhënieve të gjata (shpesh të dhunshme) mes Evropës dhe Azisë.

     

    202 PK

    Hanibali u mund nga Roma: fitorja është tepër e rëndësishme, duke qenë se siguroi mbijetesën dhe zgjerimin e mëtejshëm të civilizimit romak.

     

    27 PK

    Themelimi i Perandorisë Romake: është fillimi i periudhës klasike të dominimit romak në Evropë dhe në Mesdhe.

     

    5 PK

    Lindja e Jezu Krishtit, themelues i shumë degëve të krishterimit. Data e saktë e lindjes ka qenë objekt diskutimi për shekuj me radhë.

     

    105

    Përdorimi i parë i letrës moderne: zëvendësoi pllakat e gurta, pllakat e argjilta, lëkurën, duke u kthyer në një mjet që gjeti përdorim të gjerë.

     

    280

    Unifikimi i Kinës së dinastinë Çin të Perëndimit, e cila i dha trajtat Kinës së sotme.

     

    312

    Perandori romak, Kontstantini, konvertohet në të krishterë: kjo i dha mundësinë krishterimit të përhapej në mbarë Evropën.

     

    476

    Rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit shënon fundin e 800 viteve hegjemoni romake. Është pika ku fillon krijimi i Evropës moderne.

     

    570

    Lindja e Muhamedit, themeluesit të myslimanizmit, një ndër fetë me shtrirje më të gjerë në botë.

     

    730

    Në Kinë shpiket shtypshkronja: hap shumë i rëndësishëm në komunikimin masiv, gjë që rriti ndjeshëm shpejtësinë e përhapjes së kulturës e të ligjeve.

     

    800

    Karli i Madh kurorëzohet Perandor i Perandorisë së re të Perëndimit. Kjo shënon çastin kur Evropa nisi të riintegrohet. Perandoria e Shenjtë Romake zgjati për njëmijë vjet.

     

    1054

    Skizma e kishave të krishtere greke e latine e ndan krishterimin përfundimisht në dy gjysma gjeografike.

     

    1088

    Në Bolonjë të Italisë themelohet universiteti i parë: këtu nis edhe koncepti modern i shkallës më të lartë të mësimit dhe të dijes universale.

     

    1206

    Xhenxhis Khani nis pushtimet në Azi. Dallga mongole ushtron një impakt shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Azisë dhe në lëvizjet e popujve.

     

    1215

    Mbreti Xhon i Anglisë detyrohet nga baronët të firmosë dokumentin Magna Carta, me të cilën u jepte të drejta qytetarëve të mbretërisë: pikërisht këtu merr jetë koncepti modern i konstitucionalizmit.

     

    1453

    Rënia e Kostandinopojës në duart e turqve otomanë: nis dominimi thuajse 500-vjeçar turk.

     

    1455

    Shfaqet shtypshkronja e parë: shpikja revolucionare e Gutenbergut bëri të mundur që librat të mos mbeteshin më luks i shtresave aristokratike.

     

    1492

    Kristofor Kolombi zbulon Botën e Re, duke e futur kontinentin amerikan në sistemin global të kulturës e të tregtisë.

     

    1509

    Shpikja e orës: thelbësore në ekonominë dhe administrimin modern, falë futjes së konceptit të rregullimit të kohës me saktësi.

     

    1517

    Martin Luteri i jep jetë reformimit të kishës. Shënon pikënisjen e protestantizmit dhe nxjerr në skenë idenë e besimit fetar individual.

     

    1519

    Kortezi nis pushtimet në Amerikën e Jugut, e cila bëhet pjesë e sistemit politik dhe ekonomik botëror.

     

    1564

    Dita e lindjes së Uilliam Shekspirit: veprat e tij shërbejnë për të shpjeguar gjendjen njerëzore.

     

    1651

    Publikohet vepra "Leviatan" e autorit Tomas Obs: bëhet fjalë për gurin themeltar të idesë moderne mbi barazinë në shoqërinë civile.

     

    1687

    Isak Njutoni publikon Principia Mathematica, bazën e fizikës moderne.

     

    1776

    Deklarata Amerikane e Pavarësisë i jep jetë një evolucioni të jashtëzakonshëm politik dhe nxjerr në skenë Amerikën si fuqi globale.

     

    1789

    Revolucioni francez shënon shkëputjen thelbësore nga tradita monarkike; u lihet liri të "drejtave të njeriut".

     

    1815

    Beteja e Vaterlosë: vjen fundi i Perandorisë së Napoleonit dhe bashkë me të edhe ambiciet e Perandorit për të ristrukturuar dhe dominuar gjithë Evropën.

     

    1825

    Shpiket lokomotiva e parë me avull, duke shënuar daljen në skenë të transportit të lirë e të shpejtë tokësor.

     

    1859

    Publikohet nga Darvini vepra "Origjina e Specieve". Teoria e tij e evolucionit transformon këndvështrimet mbi njeriun dhe ambientin ku jeton, njëherësh edhe besimin në Zot.

     

    1885

    Benzi ndërton veturën e parë që shfrytëzon energjinë e prodhuar nga nafta, duke i dhënë kështu jetë revolucionit më rrënjësor teknik dhe social në epokën moderne.

     

    1893

    Zelanda e Re për herë të parë u jep grave të drejtën për të votuar. Në këtë pikë gratë e panë veten krejt të barabarta politikisht në raport me burrat.

     

    1905

    Publikohet teoria e relativitetit special të Ainshtainit. Transformon tërësisht natyrën e dijeve në fizikë.

     

    1917

    Revolucioni Rus krijon shtetin e parë revolucionar.

     

    1918

    Fundi i Luftës së Parë Botërore. Zhduken nga skena Perandoritë Otomane dhe ajo e Habsburgëve; modifikohen hartat evropiane dhe ato të Lindjes së Mesme.

     

    1939

    Shpërthen Lufta e Dytë Botërore: gjatë viteve 1939-‘45 në gjithë botën vdesin më shumë se 50 milionë njerëz në atë që ka hyrë në histori si konflikti me numrin më të madh të viktimave në historinë e njerëzimit. Shënon edhe fundin e epokës së imperializmit.

     

    1945

    Fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në çastin e shpërthimit të bombës së parë atomike, njeriu ka mësuar të zhvillojë mjetet që mund ta zhdukin nga faqja e dheut.

     

    1949

    Themelohet Kina komuniste: Kina krijohet si një njësi e vetme territoriale me administratë të përbashkët dhe ekonomi moderne.

     

    1959

    Shpikja e çipit elektronik prej silikoni është shpikja më e madhe teknike e shekullit të shkuar, gjë që mundësoi edhe epokën e kompjuterit.

     

    1960

    Prodhohet pilula e parë kontraceptive për femra, duke u dhënë mundësinë të kenë në dorë të zgjedhin çastin kur duan të mbeten shtatzënë.

     

    1989-‘90

    Rënia e sistemit komunist në Evropë: shënon fundin e eksperimentit të gjatë komunist; edhe komunizmi aziatik u nënshtrohet ndryshimeve.



    Share:



    Postuar nga: at.k

    Data: 03/07/2013

    ikub#: 1307030071

    Shfleto artikuj te tjere per: BOTA, DATA, RENDESIA,

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al