Back

Për procedurat tatimore.

UDHEZIM
Nr.2, date 10.4.2002

PER PROCEDURAT TATIMORE

Ne mbeshtetje te nenit 102, pika 4 te Kushtetutes se Republikes te Shqiperise dhe ne zbatim te nenit 74 te ligjit nr.8560, date 22.12.1999 "Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise", Ministri i Financave,

UDHEZON:

1. ADMINISTRATA TATIMORE

1.1. Perberja e administrates tatimore
Administrata tatimore eshte i vetmi autoritet qe administron tatimet dhe taksat ne
Republiken e Shqiperise. Administrata tatimore perbehet nga:
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve
Deget e tatimeve ne rrethe
Komisioni i apelimit te tatimeve
Zyrat tatimore te pushtetit vendor
Asnje autoritet tjeter nuk mund te administroje tatime dhe taksa. Zyrat tatimore te pushtetit vendor administrojne tatime e taksa per aq sa legjislacioni tatimor ua lejon atyre nje gje te tille.
1.2. Detyrat e administrates tatimore
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe deget e saj ne rrethe kryejne detyrat e
percaktuara ne nenet 17 e 18 te ligjit.
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve kryen detyrat e meposhtme:
- Organizon dhe drejton veprimtarine e te gjithe administrates tatimore per te siguruar mbledhjen e detyrimeve tatimore me karakter kombetar.
- Studion dhe perpunon politikat fiskale te shtetit ne periudha te caktuara kohe, nepermjet propozimit dhe pergatitjes se projektligjeve dhe akteve te tjera nenligjore qe kane te bejne me tatimet dhe taksat ne Republiken e Shqiperise:
- Pergatit udhezime dhe rregullore ne zbatim te legjislacionit tatimor.
- Siguron nje zbatim uniform te ligjeve dhe te rregulloreve qe kane te bejne me tatimet.
Pergatit udhezime, metodika, shpjegime dhe opinione per edukimin e tatimpaguesve per zbatimin e legjislacionit tatimor.
- Pergatit projektprogramin e te ardhurave tatimore per vitin pasardhes.
- Mbledh sistematikisht te dhena, mbikeqyr tatimet dhe taksat kombetare dhe ato vendore, si dhe pergatit raporte e analiza qe kane te bejne me mbledhjen e te ardhurave tatimore.
- Zgjidh konfliktet ndermjet degeve.
- Siguron bashkepunimin e institucioneve te specializuara te kontabilitetit per sa ato jane te lidhura me zbatimin e sistemit tatimor.
- Organizon dhe ve ne jete edukimin profesional dhe trajnimin e personelit te organeve tatimore.
- Siguron etiken profesionale brenda Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe degeve re saj.
- Kryen te gjitha detyrat e tjera te nevojshme per administrimin e drejte te sistemit tatimor.
Per pergatitjen e projektprogramit te te ardhurave tatimore per vitin pasardhes ne shkalle vendi, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, perdor metodat dhe teknikat e njohura te analizes dhe te programimit financiar ne nivel makroekonomik. Tregues baze te ketij programimi jane: ecuria e realizimit te te ardhurave tatimore ne vite per cdo lloj tatimi, treguesit e rritjes ekonomike per vitin planifikues, niveli mesatar dhe ai i parashikuar i intlacionit, ndikimi i ndryshimeve ne legjislacionin fiskal, ndikimi i ndryshimeve te ndjeshme strukturore ne ekonomi.
Per pergatitjen e projektprogramit te te ardhurave tatimore per vitin pasardhes ne shkalle rrethi, deget e tatimeve marrin per baze numrin e tatimpaguesve, formen juridike te tyre, llojin e veprimtarise qe kryejne, te dhenat mbi volumin e xhiros se realizuar ne periudhat e meparshme, detyrimet e pagueshme sipas dispozitave te ligjeve te vecanta tatimore etj..
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka deget e veta ne rrethe. Kryetari i deges drejton degen e tatimeve. Ai emerohet dhe shkarkohet nga Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve. Deget e tatimeve pajisin tatimpaguesit me certifikate tatimore, hartojne projektprogramin e te ardhurave tatimore per rrethin, ndjekin dhe pergjigjen per realizimin e programit re te ardhurave tatimore, perpunojne deklaratat tatimore, percaktojne dhe nxjerrin detyrimin tatimor, bejne ruajtjen dhe organizimin e dokumentacionit, kryejne kontrollin e tatimpaguesve dhe mbledhjen e tatimeve, zbatojne vendimet e vecanta te ekzekutimit.
1.3. Komisioni i ape limit te tatimeve
Komisioni i ape limit te tatimeve eshte pjese e administrates tatimore, sic percaktohet ne nenin 15 te ligjit. Ai perbehet nga 7 persona qe emerohen nga Ministri i Financave. Nje nga anetaret e ketij komisioni eshte punonjes i Ministrise se Drejtesise, nje punonjes i Ministrise se Financave dhe dy punonjes te administrates tatimore. Emerimi i tyre nga Ministri i Financave behet me propozim te titullareve te institucioneve te mesiperme. Perfaqesuesi i Ministrise se Financave eshte edhe kryetar i komisionit te apelimit te tatimeve, i cili ka autoritetin e mbledhjes se ketij komisioni. Dy anetaret e tjere te komisionit emerohen nga Ministri i Financave sipas propozimit te Bashkimit te Dhomave te Tregtise dhe lndustrise ne konsultim me shoqatat e biznesit dhe anetari tjeter mbi bazen e propozimit te shoqatave te ekonomisteve. Anetaret e komisionit te apelimit te tatimeve duhet te jene me profesionin e ekonomistit dhe juristit. Ne perberje te komisionit do te jete edhe nje sekretar. Mandati i anetareve te komisionit te apelimit te tatimeve eshte jo me pak se dy vjet, me te drejte ripropozimi dhe riemerimi. Komisioni i apelimit te tatimeve i merr vendimet me shumice te thjeshte votash. Votimi i anetareve te komisionit behet i hapur.
Ky komision mblidhet sa here eshte e nevojshme per shqyrtimin ne afat te ankesave
te tatimpaguesve. Anetaret e komisionit shperblehen per cdo mbledhje te komisionit. Komisioni i apelimit te tatimeve nuk mund te shqyrtoje nje ankese te nje tatimpaguesi nese kjo ankese nuk eshte shqyrtuar me pare ne nivelin me te ulet te apelimit.
Vendimet e komisionit te apelimit te tatimeve jane te pavarura. Ato nuk mund te ndikohen, influencohen ape diktohen nga asnje autoritet tjeter, kushdo qofte ai. Per te marre vendimet e tij, komisioni eshte i veshur me te gjithe autoritetin e nevojshem per shqyrtimin e ankesave te tatimpaguesve, perfshire ketu te drejten per te bere hetime, verifikime dhe rillogaritje te detyrimeve tatimore te percaktuara. Vendimet e komisionit te apelimit te tatimeve merren me shumice votash.
1.4. Marredheniet e administrates tatimore me organet e tjera shteterore.
Ne zbatim te nenit 23 te ligjit, organet tatimore nuk mund te ngarkohen me detyren per te vjele detyrime te tjera me natyre jotatimore qe kane tatimpaguesit ndaj organeve te
tjera shteterore ose per te kerkuar plotesimin e cfaredo kushti tjeter te vene nga keto organe. Perjashtim ketu behet vetem ne rastet kur me ligj percaktohet ndryshe, pra kur me ligj percaktohet shprehimisht se tatimpaguesi nuk mund te pajiset me certifikate te ushtrimit te veprimtarise pa plotesuar kushtin e caktuar.
1.5. Marreveshjet me autoritetet e huaja tatimore
Ne zbatim te nenit 24 te ligjit, te drejten ligjore per zbatimin e marreveshjeve apo konventave bilaterale dhe multilaterale, te cilat permbajne dispozita tatimore, e ka Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve dhe jo deget e tatimeve ne rrethe. Ne rastet kur tatimpaguesit paraqiten ne deget e tatimeve ne rrethe dhe kerkojne perjashtime ape lehtesi tatimore qe lidhen me zbatimin e marreveshjeve nderkombetare te perfunduara nga vendi yne, ate duhet t'i kalohen per shqyrtim Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve. Ky rregull do te zbatohet per marreveshjet bilaterale per eliminimin e tatimeve te dyfishta dhe per parandalimin e evazionit fiskal te perfunduara nga vendi yne, si dhe per dispozitat tatimore qe mund te permbajne marreveshje te tjera, si marreveshjet per transportin nderkombetar, marreveshjet e ndihmave, marreveshjet e kredive etj. Deget e tatimeve ne rrethe, ne cdo rast zbatojne me perpikmeri legjislacionin e brendshem tatimor. Ato veprojne sipas dispozitave te marreveshjeve nderkombetare, vetem ne rastin kur marrin pergjigje zyrtare me shkrim nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve.

2. PROCEDURAT E ADMINISTRIMIT TE TATIMEVE
2.1. Regjistrimi i tatimpaguesve.
2.1.1. Per te pasur te drejten e pajisjes me certifikaten e ushtrimit te veprimtarise, te gjithe personat jane te detyruar te fitojne personalitetin juridik, te drejten juridike per te ushtruar veprimtari, pra te marrin vendimin perkates te gjykates. Menjehere pas marrjes se ketij vendimi, personi kerkon te regjistrohet ne organet tatimore, pra te pajiset me certifikaten e ushtrimit te veprimtarise duke plotesuar formularin e kerkeses per regjistrim, forma e te cilit eshte sipas modelit te percaktuar nga ana e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.
Nje person qe nuk kerkon te pajiset me certifikaten e ushtrimit te veprimtarise dhe ushtron ne fakt veprimtari, nuk eshte i perjashtuar nga pergjegjesia tatimore. Ne kete rast, personi eshte objekt i sanksioneve ne baze te dispozitave te ketij ligji dhe te ligjeve te tjera tatimore, per ushtrim veprimtarie pa leje.
Per t'u pajisur me certifikaten e ushtrimit te veprimtarise, veprohet si me poshte:
a. Personat juridike e fizike me qarkullim vjetor me te madh se kufiri i regjistrimit
per tatimin mbi vleren e shtuar, pervec vendimit te gjykates paraqesin edhe kerkesen per regjistrim duke plotesuar formularin perkates. Kerkesa per regjistrim, paraqitet vetem ne organin tatimor te rrethit ku personi ka seline. Selia e tatimpaguesit eshte vendi ku ai ushtron aktivitetin kryesor te tij. Se bashku me kerkesen per regjistrim, keta persona duhet te paraqesin statutin, aktin e themelimit te shoqerise, aktmarreveshjen me Institutin e Sigurimeve Shoqerore dhe vertetimin per anetaresimin ne Dhomen e Tregtise., Ata duhet te plotesojne gjithashtu dhe cdo kerkese tjeter te percaktuar ne ligje te tjera. Organet tatimore nuk pajisin tatimpaguesin me certifikaten e ushtrimit te veprimtarise, kur dispozitat ligjore ne fuqi kerkojne plotesimin e kushteve te tjera perpara pajisjes me kete certifikate.
Personat fizike e juridike me qarkullim vjetor me te madh se kufiri i regjistrimit per TVSH-ne, te cilet plotesojne te gjitha kerkesat e mesiperme, regjistrohen dhe pajisen nga organi tatimor i rrethit me certifikaten perkatese te ushtrimit te veprimtarise, brenda pese ditesh nga momenti i paraqitjes se kerkeses per regjistrim dhe formularit perkates. Regjistrimi dhe certifikata e ushtrimit te veprimtarise se tatimpaguesit eshte e perhershme, pra ajo merret ne momentin e krijimit dhe regjistrimit per here te pare te tatimpaguesit dhe nuk perseritet cdo vit.
b. Personat juridike e fizike me qarkullim vjetor me te vogel se kufiri i regjistrimit per tatimin mbi vleren e shtuar, tatimpaguesit e takses vendore mbi biznesin e vogel, pervec vendimit te gjykates, paraqesin edhe kerkesen per regjistrim duke plotesuar formularin perkates. Keto persona paraqesin gjithashtu edhe kontraten me Institutin e Sigurimeve Shoqerore. Ato duhet te plotesojne gjithashtu dhe cdo kerkese tjeter te percaktuar ne ligjin nr. 8978, date 12.12.2002 "Per taksen vendore mbi biznesin e vogel" dhe ne ligje te tjera, si pajisja paraprakisht me licencen profesionale.
Personat fizike e juridike me qarkullim vjetor me te vogel se kufiri i regjistrimit per TVSH-ne, te cilet plotesojne te gjitha kerkesat e mesiperme, regjistrohen dhe pajisen nga organi tatimor i rrethit me certifikaten perkatese te ushtrimit te veprimtarise, brenda pese ditesh nga momenti i paraqitjes se kerkeses per regjistrim dhe formularit perkates nga ana e tyre. Regjistrimi dhe certifikata e ushtrimit te veprimtarise jepet cdo vit, brenda afatit dhe procedurave te percaktuara ne ligjin nr. 8978, date 12.12.2002 "Per taksen vendore mbi biznesin e vogel" .
c. Te gjithe tatimpaguesit jane te detyruar t'u njoftojne organeve tatimore ndryshimet
e meposhtme:
- ndryshimin e emrit;
- ndryshimin e adreses se selise;
- ndryshimin e adreses se filialeve, degeve ose njesive;
- ndryshimin ne formen juridike;
- krijimin ose hapjen e filialeve, degeve ose njesive te reja;
- ndryshimet ne llojin e veprimtarise ekonomike.
Njoftimi behet brenda 30 diteve, nga data ne te cilen tatimpaguesi ka bere ndryshimet e mesiperme.
2.1.2. Terheqja e certifikates se ushtrimit te veprimtarise eshte nje mase ndeshkuese e perkohshme qe ndermerret nga organi tatimor qe ka leshuar kete certifikate. Kjo mase merret ne te gjitha rastet kur tatimpaguesi kryen shkelje te renda, sic eshte mospagimi i detyrimeve te prapambetura tatimore (perfshire ketu gjobat dhe interesat eventuale) per te cilat ligjet specifike tatimore parashikojne mbylljen e veprimtarise dhe vetem pasi ndaj tatimpaguesit jane marre te gjitha masat e tjera paraprake administrative te parashikuara nga keto ligje. Tatimpaguesi, te cilit i eshte hequr perkohesisht certifikata e ushtrimit te veprimtarise, nuk ka te drejte te ushtroje me aktivitet. Ushtrimi i aktivitetit ne kete rast, konsiderohet si aktivitet i paregjistruar (pa leje) dhe denohet, sic percaktohet ne nenin 49 te ligjit "Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise". Kur tatimpaguesi e ka rregulluar situaten, e cila coi ne heqjen e certifikates se ushtrimit te veprimtarise, organi tatimor ben rikthimin e saj.
2.1.3. Tatimpaguesit qe kane vendosur ta mbyllin veprimtarine e tyre (te cregjistrohen), kerkojne nga gjykata, ku kane marre te drejten per te ushtruar veprimtari, te marre vendimin perkates te mbylljes se veprimtarise. Gjykata njofton organin tatimor te rrethit perkates per kerkesen e tatimpaguesit. Organi tatimor, kur tatimpaguesi nuk ka paguar te gjitha detyrimet tatimore (perfshire ketu dhe denimet administrative e interesat eventuate), brenda 20 diteve nga data e marrjes se njoftimit nga gjykata paraqet kundershtimin per cregjistrimin e ketij tatimpaguesi. Kur organi tatimor e paraqet kundershtimin perkates brenda 20 diteve, gjykata nuk mund te marre vendim per cregjistrimin e tatimpaguesit. Kete vendim ajo mund ta marre, vetem pasi organi tatimor i rrethit perkates, ka terhequr kundershtimin dhe ka konfirmuar me shkrim se tatimpaguesi qe kerkon mbylljen e veprimtarise ka rregulluar situaten dhe nuk ka me detyrime tatimore te papaguara (perfshire ketu gjobat dhe interesat eventuale).
Ne qofte se per nje tatimpagues te cregjistruar vertetohet me vone se ka pasur nje detyrim tatimor te papaguar, cregjistrimi nuk e cliron ate nga pergjegjesia per te paguar keto detyrime se bashku me penalitetet perkatese.
2.1.4. Organet tatimore kane te drejte te cregjistrojne cdo tatimpagues, kur provohet
se ai per cfaredo arsye, ne vitin e fundit fiskal, nuk ka ushtruar veprimtari. Ne kete rast, keta tatimpagues mbahen pasive ne nje regjister te vecante te organeve tatimore. Mund te kalohen ne te regjistruar si pasive, te gjithe tatimpaguesit qe gjate vitit te meparshem kalendarik, realisht nuk kane kryer xhiro. Theksojme se ketu behet fjale per tatimpaguesit qe realisht nuk kane kryer xhiro dhe per kete nuk kane deklaruar per me shume se 12 muaj rresht. Pra, para ndermarrjes se hapit per kalimin si pasive te nje tatimpaguesi, organi tatimor paraprakisht provon me sa me shume fakte e dokumente se ai realisht gjate 12 muajve te fundit nuk ka kryer aktivitet. Me fjale te tjera, per cdo tatimpagues te tille, paraprakisht ndermerren keto veprime:
1. Te jete marre nje konfirmim me shkrim nga sektori i policise tatimore (pergjegjesi i ketij sekrori dhe inspektori i zones perkatese) se tatimpaguesi, nga verifikimi ne vendin apo adresen e deklaruar te ushtrimit te veprimtarise, nuk eshte gjendur.
2. Te jete verifikuar ne vend, duke mbajtur nje procesverbal prej jo me pak se dy person (nje inspektor i sekrorit te vleresimit dhe mbledhjes dhe nje inspektor kontrolli), i cili te verteroje se tatimpaguesi nuk eshte gjendur.
3. Te jete vertetuar perseri nepermjet nje procesverbali te hartuar nga inspektori perkares, qe tarimpaguesi gjate vitit te fundit tatimor nuk ka kryer asnje import.
4. Te jete vertetuar gjithashtu nepermjet nje procesverbali te hartuar nga inspektori perkares qe tatimpaguesi gjate vitit te fundit tatimor nuk ka kryer asnje lek xhiro nepermjet re dhenave, qe disponohen nga thesari.
5. Te jene bere te gjitha perpjekjet e tjera te mundshme nepermjet verifikimit te te dhenave te tjera si te PMU -ve, te Bankes Boterore, etj., si dhe te dhenave qe mund te rezulrojne gjate ushtrimit te kontrolleve ne tatimpagues te tjere.
Vetem pasi jane ndermarre te gjithe hapat e mesiperm, sektori i regjistrimit, te gjithe keta tatimpagues i kalon ne te regjistruar si pasive, gje qe me fjale te tjera do te thote qe keta tarimpagues nuk jane regjistruar perfundimisht, por mbahen te regjistruar si pasive. Ne kete moment per keta tatimpagues nuk eshte e detyrueshme te printohen deklaratat mujore te TVSH-se, pasi ata nuk do te jene me te detyruar te deklarojne.
Pasi keta tatimpagues te kene kaluar ne pasive, ata do te jene nen mbikeqyrjen e vazhdueshme te organit tatimor. Mbikeqyrja ne kete rast nenkupton verifikimin e vazhdueshem te te dhenave te doganes, te thesarit, te te dhenave nga kontrollet e ushtruara ne subjekte te tjera, te te dhenave te financuesve te tjere te ndryshem si PMU-te etj.. Ne rastin kur nga keto te dhena rezulton se tatimpaguesi ka kryer aktivitet, ai kalohet ne tatimpaguesit e regjistruar si aktive dhe ndaj tij merren te gjitha masat e duhura ligjore.

2.2. Percaktimi i detyrimit tatimor
2.2.1. Detyrimet tatimore percaktohen si parashikohet ne ligjet e vecanta tatimore. Per kete perdoren menyrat e njohura te percaktuara ne keto ligje, te cilat jane:
a. Vetevleresimi dhe vetedeklarimi i detyrimit tatimor. Kjo menyre perdoret ne pergjithesi per tatimet indirekte si TVSH-ja dhe akciza, si dhe per nje kategori te ardhurash personate si: te ardhurat nga qirate, te ardhurat nga emfiteoza, te ardhurat nga e drejta e autorit, perfshire honoraret nga pronesia intelektuale dhe honoraret industriale nga patentat, emri tregtar, etj. Vetevleresim dhe vetedeklarim behet edhe per te ardhurat me burime jashte territorit te Republikes se Shqiperise te realizuara nga nje person rezident shqiptar etj. .
b. Parapagimi i detyrimit tatimor. Kjo menyre perdoret vetem ne rastin e parapagimit te tatimit mbi fitimin gjate vitit ushtrimor. Ne kete rast vleresimi perfundimtar i detyrimit tatimor, behet ne momentin e paraqitjes se deklarates vjetore te te ardhurave te tatueshme (te fitimit dhe humbjes).
c. Mbajtja ne burim. Kjo menyre perdoret kryesisht per tatimin mbi te ardhurat personate si: per pagat, per interesat, dividentet, huate, kalimin e pronesise, lojrat e fatit, sipas percaktimit ne ligjin nr. 8438, date 28.12.1998 "Per tatimin mbi te ardhurat".
Por cilado qofte menyra e percaktimit te detyrimit tatimor, organet tatimore kane per detyre te kontrollojne saktesine e percaktimit te te gjitha detyrimeve tatimore. Nepermjet kontrolleve, mund te kryhet verifikimi i saktesise se deklarimeve tatimore per tatimin mbi fitimin, per TVSH-ne dhe per te gjitha llojet e tjera te detyrimeve tatimore. Nese nga nje kontroll i ushtruar per tatimin mbi fitimin, rezulton se fitimi i deklaruar nga tatimpaguesi, mbi bazen e deklarates vjetore te te ardhurave te vitit ose viteve paraardhes, nuk eshte i vertete, organet tatimore korrigjojne jo vetem detyrimin tatimor te vitit ose viteve paraardhese, por mbi bazen e ketyre detyrimeve te korrigjuara, ndryshojne edhe kestet e parapagimit te tatimit mbi fitimin per vitin korent. Per kete qellim, ato respektojne te gjitha standardet e njohura te kontrollit, duke njoftuar njekohesisht ne menyre zyrtare tatimpaguesin e kontrolluar.
Ne te njejten menyre veprohet edhe ne rastet kur nga kontrollet e ushtruara nga organet tatimore rezulton se tatimpaguesi i kontrolluar nuk i ka deklaruar te paguara te gjitha detyrimet tatimore. Edhe ne kete rast pra, organet tatimore njoftojne zyrtarisht tatimpaguesin per vleresimin e detyrimit te ri tatimor te bere lidhur me te.
2.2.2. Organet tatimore bejne vleresim te detyrimit tatimor te tatimpaguesve me metodat alternative te percaktuara ne nenin 36 te ligjit, duke improvizuar situaten reale te tyre, nepermjet rikarakterizimit te transaksioneve te kryera nga ana e tyre gjate nje periudhe tatimore te caktuar. Nje gje e tille vendoset te behet nga organet tatimore vetem ne qofte se per tatimpaguesin ekzistojne kushtet e meposhtme:
a. Kur tatimpaguesi, per nje periudhe te caktuar tatimore nuk ka deklaruar detyrimet tatimore te tij, si percaktohet ne ligjet specifike tatimore. Keshtu per shembull nese nje tatimpagues nuk paraqet deklaraten mujore te TVSH-se per nje periudhe tatimore te caktuar apo per disa periudha tatimore (muaj), organi tatimor, pasi ka zbatuar te gjitha procedurat paraprake te percaktuara ne ligjin nr. 7928, date 27.4 .1995 dhe ne udhezimin ne zbatim te tij, ka te drejte te beje nje vleresim nga zyra te detyrimit tatimor te ketij tatimpaguesi. Ne te njejten menyre veprohet edhe ne rastet kur tatimpaguesi nuk paraqet deklaratat e tjera tatimore si: deklaraten e te ardhurave te tatueshme (bilancin e veprimtarise ekonomiko-financiare) te nje viti te caktuar, deklaraten e akcizes, deklaratat e tatimit mbi te ardhurat personale per ato kategori te ardhurash, per te cilat deklarimi sipas ligjit perkates eshte i detyrueshem.
b. Kur gjate kontrollit te kryer nga organet tatimore nuk gjendet dokumentacioni i duhur per percaktimin e detyrimit tatimor ose kur ky dokumentacion eshte me te meta te tilla serioze, te cilat nuk lejojne paraqitjen e situates reale te tatimpaguesve dhe llogaritjen e detyrimeve te tyre tatimore. Kemi te bejme me nje situate te tille per shembull ne rastet kur gjate kontrollit tatimpaguesi nuk paraqet asnje dokument per transaksionet e kryera gjate nje periudhe tatimore, nuk ka mbajtur asnje regjistrim si percaktohet ne ligjin nr.7661, date 19.1.1993 "Per kontabilitetin", ne ligjin nr.7928, date 27.4.1995 "Per TVSH-ne", ne ligjin nr. 8438, date 28.12.1998 "Per tatimin mbi te ardhurat" dhe ne ligjin nr.7758, date 12.10.1993 "Per dokumentimin dhe mbajtjen e llogarive per tatimet". Kemi te bejme gjithashtu me nje situate te tille edhe ne rastet kur gjate kontrollit provohet se tatimpaguesi nuk ka paraqitur nje pjese te dokumentacionit ose te regjistrimeve, si dhe kur dokumentacioni dhe regjistrimet e paraqitura jane dukshem me te meta, te paverteta dhe te pabesueshme.
c. Kur, gjate kontrollit te kryer nga organet tatimore, rezulton se tatimpaguesit kane manipuluar dukshem e ne menyre te qarte cmimet e shitjes se mallrave apo te shhbimeve.
Ne kushtet e percaktuara ne pikat "a", "b" dhe "c" me siper, organet tatimore jane te detyruara te perdorin metodat alternative te vleresimit tatimor, te percaktuara ne nenin 36 te ligjit, duke vepruar si me poshte:
- Ne situaten kur tatimpaguesi nuk ka paraqitur nje deklarate tatimore per nje periudhe te caktuar si pershkruhet ne piken "a" me siper, organet tatimore mund te kryejne nje kontroll ne vend te situates se tatimpaguesit. Kur kryerja e kontrollit ne vend, per cfaredo arsye, nuk eshte e mundur, organet tatimore bejne vleresim tatimor nga zyra per periudhen perkatese tatimore. Per te bere kete vleresim, organet tatimore gjykojne mbi bazen e te dhenave qe mund te disponojne per kete tatimpaguesit, sic jane per shembull te dhenat e periudhave te meparshme tatimore, te dhenat per importet, te dhenat per transaksionet e kryera me fonde buxhetore (te marra ne deget e thesarit) apo me fonde te donatoreve te ndryshem, te dhenat e siguruara nga klientet ose furnitoret e tatimpaguesit, te dhenat per numrin e punonjesve, te dhenat per cmimet e mallrave ose sherbimeve te kryera nga tatimpagues te tjere te ngjashem etj.. Kjo menyre e vleresimit tatimor perdoret sidomos lidhur me detyrimet tatimore per TVSH-ne. Vleresimi tatimor nga zyra mbi bazen e ketyre te dhenave behet vetem pasi ndaj tatimpaguesit jane respektuar te gjitha procedurat e percaktuara ne ligjin dhe ne udhezimin "Per TVSH-ne". Vleresimi tatimor nga zyra i kryer si me siper, i dergohet tatimpaguesit zyrtarisht dhe ky sherben njekohesisht si njoftim detyrimi dhe kerkese per te paguar. Vleresim tatimor nga zyra mund te behet edhe per detyrimet tatimore per tatimin mbi fitimin, ne rastet kur ushtrimi i kontrollit ne vend eshte i pamundur jo per arsye qe kane te bejne me punen e organeve tatimore, por me faktin se tatimpaguesi nuk gjendet ose ai refuzon te kontrollohet. Vleresimi tatimor nga zyra per keto raste, behet duke u bazuar ne te dhenat e periudhave te meparshme, kapacitetet dhe aktivet qe zoteron tatimpaguesi, ne numrin e te punesuarve, llojin e veprimtarise etj.. Tatimpaguesi ka te drejte te apeloje vleresimin tatimor sipas procedurave te parashikuara ne ligj.
- Sic permendet ne piken "b" me siper, kur gjate kontrollit te kryer nga organet tatimore nuk gjendet dokumentacioni i duhur per percaktimin e detyrimit tatimor ose kur ky dokumentacion eshte me te meta te tilla serioze, te cilat nuk lejojne paraqitjen e situates reale te tatimpaguesve dhe llogaritjen e detyrimeve te tyre tatimore organet tatimore perdorin metodat alternative te percaktimit te detyrimeve tatimore. Ne te gjitha keto raste, organet tatimore kane te drejte te rikarakterizojne transaksionet e tatimpaguesit, duke improvizuar nje situate sa me reale te tij, ne menyre qe te percaktojne detyrimet tatimore nepermjet vleresimit tatimor, i cili i jepet tatimpaguesit ne perfundim te kontrollit. Per te bere nje gje te tille, organet tatimore gjykojne mbi bazen e te dhenave qe mund te disponojne per kete tatimpagues, sic jane per shembull te dhenat e periudhave te meparshme tatimore, te dhenat per importet, te dhenat per transaksionet e kryera me fonde buxhetore (te marra ne deget e thesarit) ose me fonde te donatoreve te ndryshem, te dhenat e siguruara nga klientet apo furnitoret e tatimpaguesit, te dhenat per numrin e punonjesve, te dhenat per cmimet e mallrave ose sherbimeve te kryera nga tatimpagues e tjere te ngjashem, te dhenat per kapacitetet dhe aktivet qe zoteron tatimpaguesi etj.. Vleresimi tatimor i kryer si me siper i dergohet tatimpaguesit zyrtarisht dhe ky sherben njekohesisht si njoftim detyrimi dhe kerkese per te paguar kete detyrim. Tatimpaguesi ka te drejte te apeloje vleresimin tatimor sipas procedurave te parashikuara ne ligj.
- Organet tatimore bejne vleresim te detyrimit tatimor me metodat alternative edhe ne rastin kur, gjate kontrolleve te kryera, rezulton se tatimpaguesit manipulojne dukshem e ne menyre te qarte me cmimet e shitjes se mallrave ose te sherbimeve. Per te bere vleresimin tatimor, ne kete rast, administrata tatimore merr per baze cmimet reale te tregut. Çmimet reale te tregut, sigurohen nepermjet burimeve te mundshme te informacionit, nepermjet shpalljeve ose afishimeve publike, reklamave etj., si dhe ne baze te kontrolleve e sondazheve te herepashershme te administrates tatimore prane tatimpaguesve. Keto sondazhe ose kontrolle jane te perpikta ne vend dhe kryhen posacerisht per te konstatuar cmimet reale te shitjes nga ana e tatimpaguesve ne momente te caktuara. Ato kryhen ne menyre te befasishme, 3 deri ne 4 here ne muaj dhe shoqerohen kurdohere me ane te nje procesverbali konstatimi, te cilet futen ne dosjen e tatimpaguesit. Kontrolle ose sondazhe te tilla kryhen sidomos prane tatimpaguesve me te medhenj dhe per nje numer te kufizuar mallrash ose sherbimesh.
2.2.3. Tatimpaguesit, qe kryejne furnizime mallrash ose sherbimesh, jane te detyruar te afishojne cmimet e shitjes se mallit ose te sherbimit qe furnizojne, pavaresisht nga natyra e furnizimit dhe nga statusi i bleresit. Kjo dispozite eshte e detyrueshme per te gjithe tatimpaguesit si per ata qe bejne furnizime mallrash ose sherbimesh me pakice, ashtu dhe per ata qe bejne furnizime mallrash ose sherbimesh me shumice, pavaresisht nga fakti se jane tatimpagues qe i nenshtrohen dhe jane regjistruar per taksen vendore mbi biznesin e vogel ose i nenshtrohen dhe jane te regjistruar ne tatimin mbi vleren e shtuar. Per tatimpaguesit qe furnizojne mallra ose sherbime me pakice, kjo do te thote se ata jane te detyruar te afishojne ne menyre te dukshme cmimin e cdo malli ose sherbimi qe ata furnizojne. Kurse tatimpaguesit qe furnizojne mallra ose sherbime me shumice, ne baze te kesaj dispozite jane te detyruar gjithashtu qe te kene disponibile ne vendin e furnizimit listen e cmimeve te mallrave ose sherbimeve qe furnizojne. Kjo liste i vihet ne dispozicion administrates tatimore sa here qe kjo e fundit e kerkon nje gje te tille.
2.3. Pagimi i detyrimeve tatimore
2.3.1. Detyrimet tatimore paguhen ne deget e bankave, ne agjencite bankare dhe ne zyrat postare, organet qendrore drejtuese te te cilave kane marreveshje me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve. Ne keto marreveshje percaktohet lloji i detyrimit qe do te arketohet per llogari te organeve tatimore, vendi i arketimit te ketyre detyrimeve, kushtet qe duhet te plotesohen dhe menyra e dhenies se informacioneve per pagesat e arketuara.
2.3.2. Detyrimet tatimore paguhen sipas afateve te percaktuara ne ligjet e vecanta tatimore.
Detyrimi mujor per tatimin mbi vleren e shtuar paguhet brenda dates 14 te muajit pasardhes. Askush nuk mund ta shtyje afatin e pageses se ketij detyrimi.
Per llojet e tjera te detyrimeve tatimore, ne raste te vecanta e te argumentuara nga
tatimpaguesi, Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, me kerkesen e tatimpaguesit, mund te leshoje nje autorizim me shkrim per miratimin e zgjatjes se afatit te pageses. Zgjatja e afatit te pageses nuk mund te jete me shume se 30 dite nga afati i percaktuar ne ligjet e vecanta tatimore. Autorizimi per miratimin e zgjatjes se afatit te pageses se nje detyrimi tatimor per tatimpaguesit qe kerkojne nje gje te tille jepet ne rastet e meposhtme:
- Kur tatimpaguesi provon se nuk mundet ta respektoje afatin per shkaqe shendetesore te tij ose te stafit te tij, qe merret me pergatitjen e deklarates tatimore te tatimit mbi fitimin, te tatimit mbi te ardhurat personale apo te ndonje tatimi tjeter.
- Kur tatimpaguesi i te ardhurave personale provon se nuk mund te beje deklaraten e te ardhurave personale te tij per shkaqe objektive, si ne rastin e kryerjes se sherbimit ushtarak.
- Kur tatimpaguesi provon se per arsye objektive e te argumentuara nuk mund te respektoje afatet ligjore te deklarimit tatimor.
Ne cdo rast, zgjatja e afatit te pageses nuk nderpret llogaritjen dhe pagimin e interesave. Ata llogariten dhe paguhen duke marre per baze afatin ne te cilin duhet te paguheshin detyrimet tatimore, sic percaktohet ne ligjet e vecanta tatimore.
Per tatimpaguesit qe kerkojne shtyrje te afatit te deklarimit dhe pageses se nje detyrimi tatimor, Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve mund te kerkoje garanci. Kerkesa per garanci behet me shkrim dhe i dergohet tatimpaguesit. Garancia jepet nga njera prej bankave, klient i se ciles eshte tatimpaguesi qe kerkon shtyrjen e afatit te pageses. Ne kete rast banka qe leshon garancine, behet garante per detyrimin e tatimpaguesit. Pasi tatimpaguesi paraqet dokumentin e kesaj garancie, Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve autorizon miratimin e zgjatjes se afatit te deklarimit dhe pageses se detyrimit tatimor.
2.3.3. Ne zbatim te nenit 41 te ligjit, per shkaqe qe kane te bejne me gjendjen e keqe te perkohshme financiare te tatimpaguesit, ky i fundit mund te kerkoje te paguaje me keste nje detyrim tatimor te papaguar. Organet tatimore per te pranuar pagesen me keste te nje detyrimi tatimor, mund te kerkojne nga tatimpaguesi paraqitjen e nje garancie. Garancia jepet nga njera prej bankave, klient i se ciles eshte tatimpaguesi qe kerkon pagesen me keste. Ne kete rast banka qe leshon garancine, behet garante per detyrimin e tatimpaguesit.
Kur plotesohen kushtet e mesiperme, organet tatimore pranojne pagesen me keste te detyrimit tatimor duke hartuar ne kete rast nje marreveshje me shkrim me tatimpaguesit. Pagesa me keste nuk mund te pranohet per nje periudhe me te gjate se 9 muaj nga momenti i hartimit te marreveshjes. Pagesa me keste i nje detyrimi tatimor, nuk nderpret llogaritjen e interesave per te gjithe detyrimin. Pranimi i pageses me keste i nje detyrimi tatimor te papaguar, nga organet tatimore, do te thote se gjate periudhes per te cilen eshte rene dakort per pagimin me keste, ndaj tatimpaguesit nuk mund te merren masat e nxjerrjes me force te detyrimeve tatimore te percaktuara ne nenet 45 e 46 te ligjit (nxjerrja e vendimeve ekzekutive per bllokimin e llogarive bankare, sekuestrimin e pasurise, mbylljen e veprimtarise etj.). Keto masa merren vetem pasi ka perfunduar afati, per te cilin eshte pranuar pagesa me keste dhe kur tatimpaguesi nuk ka respektuar derdhjen e kesteve ne shumen e duhur dhe ne afatin e caktuar.
2.3.4. Kur nje tatimpagues nuk mundet te paguaje menjehere te gjithe shumen e detyrimit, i cili perbehet, pervec shumes se tatimit te papaguar, edhe nga interesa dhe denime administrative, pagesat e kryera nga ai llogariten ne fillim per likuidimin e tatimit te papaguar, me pas te interesave dhe ne fund te denimeve administrative. Keshtu per shembull ne qofte se per nje tatimpagues qe paguan 800 mije leke nga detyrimi i tij tatimor prej 1 milion lekesh, i cili perbehet nga 500 mije leke tatim i papaguar, 200 mije leke interesa dhe 300 mije leke denim administrativ (gjobe), detyrimi i tij i mbetur tatimor eshte 200 mije leke dhe ky detyrim eshte vetem denim administrativ i papaguar. Ne kete rast pra tatimi i papaguar dhe interesat jane likuiduar plotesisht, kurse nga denimet administrative jane likuiduar vetem 100 mije leke.
2.3.5. Ne rastet kur nje tatimpagues nuk paguan shumen e plote te detyrimit tatimor brenda afateve te percaktuara ne ligjet e vevanta tatimore, ai detyrohet te paguaje interesa mbi shumen e detyrimit tatimor te papaguar duke filluar nga data ne te cilen pagesa ka qene e detyrueshme, deri ne daten ne te cilen ajo kryhet. Interesi per mospagimin e detyrimeve tatimore brenda afateve te percaktuara, llogaritet 2 per qind per muajin e pare ose nje pjese te tij dhe 1.3 per qind per muajt pasardhes ose pjese te tyre. Interesi minimal qe zbatohet per detyrimet tatimore te papaguara nuk mund te jete me i vogel se 5 per qind. Per mospagimin ne kohe te parapagimeve te tatimit mbi fitimin, nuk zbatohen interesa per pagese te vonuar. Per kete tatim, interesat zbatohen per mospagimin ne kohe te detyrimeve qe rezultojne ne momentin e paraqitjes se deklarates vjetore dhe te rillogaritjes perfundimtare te tatimit mbi fitimin.
Ne cdo rast interesat konsiderohen pjese e pandare e detyrimit tatimor te tatimpaguesit. Interesat mblidhen duke respektuar te gjitha procedurat, sipas te cilave mblidhen edhe tatimet e papaguara dhe derdhen ne llogarine perkatese te te ardhurave tatimore.
Per detyrimet e paguara ne afat qe lidhen me taksen vendore mbi biznesin e vogel dhe ato qe lidhen me tatimin e thjeshtuar mbi fitimin, nuk llogariten interesa sipas paragrafit te mesiperm, por zbatohen denime administrative (gjoba per pagese te vonuar).
2.4. Mbledhja me force e detyrimeve tatimore
2.4.1. Procedurat e zakonshme te mbledhjes me force te detyrimeve tatimore fillojne
vetem pasi ndaj tatimpaguesit, qe ka detyrime te prapambetura te papaguara, jane ndermarre te gjitha masat paraprake dhe jane respektuar te gjitha procedurat e njoftimit te percaktuara ne ligjet e vecanta tatimore. Detyrimet e papaguara mund te rrjedhin per dy arsye. Se pari per shkak te mospagimit ne kohe te detyrimeve te deklaruara si te pagueshme nga vete tatimpaguesi dhe se dyti nga mospagimi ne kohe i detyrimeve te rezultuara nga nje rivleresim tatimor i bere per cfaredo arsye.
2.4.1.1 Ne rastin kur kemi te bejme me mospagimin brenda 30 diteve nga data kur duhej te ishte kryer pagesa (date e percaktuar ne ligjet e vecanta tatimore), te nje detyrimi tatimor te deklaruar si te pagueshem nga vete tatimpaguesi, ndaj tij fillojne procedurat e nxjerrjes me force te detyrimeve tatimore. Ne kete rast tatimpaguesi nuk mund te apeloje, pasi detyrimi i tij tatimor eshte vleresuar dhe deklaruar si i pagueshem nga vete ai. Per kete, dega e tatimeve e rrethit perkates vepron si me poshte:
- Leshon nje urdherbllokimi ne dy kopje, ne baze te te cilit urdherohen te gjitha bankat, ku tatimpaguesi debitor mund te kete llogarite e tij, te bllokojne nje shume sa detyrimi tatimor i papaguar i tatimpaguesit ose te gjithe gjendjen e llogarise bankare, kur ajo eshte me e vogel se detyrimi tatimor i papaguar. Ne qofte se tatimpaguesi ka me shume se nje llogari ne te njejten banke, banka, mbi bazen e urdhrit te organit tatimor, bllokon llogarine/llogarite qe kane shumen e mjaftueshme te detyrimit te papaguar. Me marrjen e urdhrit te mesiperm nga dega e tatimeve, banka, brenda te njejtes dite pune ne te cilen ka marre urdhrin, bllokon llogarine ose depoziten e debitorit, ne masen e detyrimit te papaguar dhe lajmeron menjehere debitorin per bllokimin qe ajo ka vene mbi llogarine ose depoziten e tij.
- Pas kesaj tatimpaguesi ka te drejte qe te deklaroje ne degen e tatimeve numrin e llogarise se tij likuiduese, e cila posedon shumen e duhur. Per kete, pervec deklarates, ai detyrohet te paraqese edhe dokumentin perkates bankar, i cili verteton numrin e llogarise se tij likuiduese dhe shumen perkatese qe ajo posedon, e cila duhet te jete jo me e vogel se detyrimi i papaguar. Brenda 3 diteve pune bankare nga data e paraqitjes se kesaj deklarate te shoqeruar me dokumentin bankar perkates, dega e tatimeve leshon nje urdher per zhbllokimin e te gjitha llogarive te tjera te tatimpaguesit ne bankat e tjera. Ne qofte se per cfaredo arsye organi tatimor nuk leshon urdhrin e mesiperm te zhbllokimit, banka hen vete zhbllokimin e llogarive te tatimpaguesit vetem ne qofte se kane kaluar 20 dite pune bankare nga data e marrjes se urdherbllokimit.
- Tatimpaguesi debitor ka 10 dite pune bankare kohe nga data e marrjes nga banka te urdhrit te bllokimit per te bere vullnetarisht pagesen. Date e marrjes nga banka te urdherbllokimit quhet data kur banka konfirmon mberritjen e tij nepermjet nje vule bankare ne te dy kopjet e leshuara nga organi tatimor, njera nga te cilat i jepet punonjesit te organit tatimor qe e dorezon ate. Ne qofte se tatimpaguesi debitor nuk e ben pagesen vullnetarisht, dega e tatimeve e rrethit leshon nje urdherekzekutimi mbi bazen e te cilit banka menjehere, brenda te njejtes dite pune, vepron mbi llogarine ose depoziten e tatimpaguesit, duke ekzekutuar urdhrin e ekzekutimit te organit tatimor dhe duke kaluar nga llogaria ose depozita e tij ne llogarine e organit tatimor perkates nje shume sa detyrimi i papaguar tatimor i tatimpaguesit ose te gjithe gjendjen e llogarise bankare, kur ajo eshte me e vogel se detyrimi tatimor i papaguar. Urdherekzekutimi leshohet jo me vone se 5 dite pune bankare nga datae perfundimit te afatit prej 10 ditesh pune bankare te leshimit te urdherbllokimit. Ne rastin kur gjendja e llogarise bankare eshte me e vogel nga detyrimi tatimor i papaguar, banka kalon ne llogarine e organit tatimor te gjithe shumen gjendje ne llogarine e tatimpaguesit dhe llogaria e tatimpaguesit mbetet e bllokuar deri sa te behet i mundur kalimi i te gjithe shumes se kerkuar ne llogarine e organit tatimor.
2.4.1.2 Kur kemi te bejme me mospagimin ne kohe te detyrimeve tatimore qe rezultojne nga nje rivleresim tatimor, i cili nuk eshte apeluar nga ana e tatimpaguesit, dega e tatimeve e rrethit perkates vepron sipas pikes 2.4.1.1. me lart. Po ne kete menyre veprohet edhe ne rastet kur tatimpaguesi apelon, por apelimi i tij nuk eshte pranuar nga shkalla respektive e apelimit, per shkak se apelimi nuk eshte bere brenda afatit ligjor prej 30 ditesh nga data e kryerjes se rivleresimit tatimor, se nuk eshte parapaguar tatimi i percaktuar sipas rivleresimit (pa interesat dhe denimet eventuale) apo se nuk eshte paraqitur garancia e nevojshme bankare para ape limit. Urdhri i bllokimit ne cdo rast do te permbaje, pervec arsyes se leshimit te tij dhe shumes se detyrimit te papaguar, edhe faktin nese tatimpaguesi ka apeluar apo jo, si dhe ne rastin e mospranimit te apelimit edhe shkakun e ketij mospranimi.
2.4.1.3. Kur kemi te bejme me mospagimin ne kohe te detyrimeve tatimore qe rezultojne nga nje rivleresim tatimor, i cili eshte apeluar nga ana e tatimpaguesit, dhe apelimi eshte pranuar nga shkalla e pare e apelimit, dega e tatimeve e rrethit nuk mund te bllokoje llogarine bankare te tatimpaguesit. Dega e tatimeve e rrethit perkates mund ta beje nje gje te tille vetem pasi te kete perfunduar procesi i apelimit dhe vendimi i shkalles se fundit te apelimit te jete i formes se prere ne favor te administrates tatimore. Ne kete rast dega e tatimeve e rrethit perkates vepron si me poshte:
- Leshon nje urdher, ne baze te te cilit urdherohen te gjitha bankat, ku tatimpaguesi debitor mund te kete llogarite e tij, te bllokojne nje shume sa detyrimi tatimor i papaguar i tatimpaguesit ose te gjithe gjendjen e llogarise bankare, kur ajo eshte me e vogel se detyrimi tatimor i papaguar. Ne qofte se tatimpaguesi ka me shume se nje llogari ne te njejten banke, banka, mbi bazen e urdhrit te organit tatimor, bllokon llogarinelllogarite qe kane shumen e mjaftueshme te detyrimit te papaguar. Urdherbllokimi i mesiperm do te shoqerohet me vendimin e shkalles se fundit te apelimit, i cili ka marre formen e prere dhe eshte ne favor te administrates tatimore. Me marrjen e urdhrit te mesiperm nga dega e tatimeve, banka, brenda te njejtes dite pune ne te cilen ka marre urdhrin e bllokimit, bllokon llogarine ose depoziten e debitorit, ne masen e detyrimit te papaguar dhe lajmeron menjehere debitorin per bllokimin qe ajo ka vene mbi llogarine ose depoziten e tij.
- Pas kesaj tatimpaguesi ka te drejte qe te deklaroje ne degen e tatimeve numrin e llogarise se tij likuiduese, e cila posedon shumen e duhur. Per kete, pervec deklarates, ai detyrohet te paraqese edhe dokumentin perkates bankar, i cili verteton numrin e llogarise se tij likuiduese dhe shumen perkatese qe ajo posedon, e cila duhet te jete jo me e vogel se detyrimi i papaguar. Brenda 3 diteve pune bankare nga data e paraqitjes se kesaj deklarate te shoqeruar me dokumentin bankar perkates, dega e tatimeve leshon nje urdher per zhbllokimin e te gjitha llogarive te tjera te tatimpaguesit ne bankat e tjera.
- Tatimpaguesi debitor ka 10 dite pune bankare kohe nga data e marrjes se urdhrit te bllokimit per te bere vullnetarisht pagesen. Ne te kundert (kur tatimpaguesi debitor pra nuk e ben nje gje te tille), dega e tatimeve e rrethit leshon nje urdherekzekutimi, mbi bazen e te cilit banka menjehere brenda te njejtes dite pune vepron mbi llogarine ose depoziten e tatimpaguesit duke ekzekutuar urdhrin e ekzekutimit te organit tatimor dhe duke kaluar nga llogaria ose depozita e tij ne llogarine e organit tatimor perkates nje shume sa detyrimi i papaguar tatimor i tatimpaguesit ose te gjithe gjendjen e llogarise bankare, kur ajo eshte me e vogel se detyrimi tatimor i papaguar. Urdherekzekutimi leshohet jo me vone se 5 dite pune bankare nga data e perfundimit te afatit prej 10 ditesh pune bankare te leshimit te urdherbllokimit. Ne rastin kur gjendja e llogarise bankare eshte me e vogel nga detyrimi tatimor i papaguar, banka kalon ne llogarine e organit tatimor te gjithe shumen gjendje, ne llogarine e tatimpaguesit dhe llogaria e tatimpaguesit mbetet e bllokuar deri sa te betel i mundur kalimi i te gjithe shumes se kerkuar ne llogarine e organit tatimor.
2.4.2. Procedural e jashtezakonshme te mbledhjes me force te detyrimeve tatimore te papaguara, fillojne vetem pasi me pare jane ndermarre te gjitha veprimet e percaktuara ne nenin 45 te ligjit "Procedurat e zakonshme te mbledhjes me force te detyrimeve" dhe ne piken 2.4.1, me siper te ketij udhezimi. Pra, zbatimi i nenit 46 "Procedurat e jashtezakonshme te mbledhjes me force te detyrimeve", ndermerret per tatimpaguesit me detyrime tatimore te papaguara, ndaj te cileve nuk eshte bere e mundur mbledhja e detyrimeve nepermjet vendimit ekzekutiv te nxjerre per bankat nga kryetari i deges se tatimeve te rrethit perkates.
Per zbatimin e nenit 46 te ligjit, organet tatimore aplikojne procedurat e jashtezakonshme per mbledhjen me force te detyrimeve duke vepruar si me poshe:
a. Kryetari i deges se tatimeve te rrethit perkates, per te gjitha llojet e detyrimeve tatimore te papaguara me perjashtim te detyrimeve per TVSH-ne, mund te nxjerre nje vendim ekzekutiv, ne baze te te cilit urdherohet mbyllja e mjediseve ku tatimpaguesi me detyrime te papaguara ushtron veprimtarine e tij ekonomike. Mbyllja e mjediseve te veprimtarise behet nga punonjesit e policise tatimore dhe vazhdon derisa tatimpaguesi te kete paguar detyrimet e tij tatimore te papaguara. Per detyrimet e papaguara per TVSH-ne, vendimi ekzekutiv per mbylljen e mjediseve te veprimtarise nxirret nga Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve ne baze te propozimit te kryetarit te deges se tatimeve te rrethit perkates.
b. Kryetari i deges se tatimeve te rrethit perkates, per te gjitha llojet e detyrimeve tatimore te papaguara, me perjashtim te detyrimeve per TVSH-ne, mund te nxjerre nje vendim ekzekutiv, ne baze te te cilit urdherohet sekuestrimi i pasurive te biznesit te tatimpaguesit. Ndersa per detyrimet e papaguara per TVSH-ne, vendimi ekzekutiv nxirret nga Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve ne baze te propozimit te kryetarit te deges se tatimeve te rrethit perkates. Stoma e pasurive qe urdherohet te sekuestrohen, sipas vendimit ekzekutiv te mesiperm, nuk mund te jete me e madhe se stoma nepermjet te ciles sigurohet pagimi i detyrimit tatimor te papaguar nga tatimpaguesi. Vendimi ekzekutiv zbatohet nga policia tatimore. Kur zbatohet masa e sekuestrimit, fillimisht sekuestrohen pasurite e luajtshme te biznesit te tatimpaguesit me detyrime te papaguara tatimore dhe, kur eshte e nevojshme, kalohet ne sekuestrimin e pasurive te paluajtshme te biznesit te tij (ketu nuk behet fjale per pasurine shtepiake individuale). Pasurite e sekuestruara, kalojne ne favor te shtetit dhe llogariten te konfiskuara brenda 30 diteve nga nxjerrja e vendimit ekzekutiv te sekuestrimit. Ato shiten sipas akteve normative ne fuqi. Te ardhurat e arketuara nga shitja e tyre, pasi zbriten shpenzimet e ruajtjes dhe te shitjes, perdoren per likuidimin e detyrimit tatimor te papaguar. Pjesa e te ardhurave qe mund te mbetet mbas likuidimit te te gjithe detyrimit tatimor te papaguar, i kthehet tatimpaguesit.
c. Ne qofte se, edhe pas nxjerrjes se vendimit ekzekutiv per sekuestrimin e pasurive te tatimpaguesit, per arsye te ndryshme, nuk arrihet te paguhet detyrimi tatimor i tatimpaguesit, atehere ndaj ketij te fundit behet denoncim ne organet e prokurorise, ne baze te nenit 181 te Kodit Penal. Per te bere denoncimin fillimisht dega e tatimeve te rrethit perkates, i propozon Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve te autorizoje denoncimin e tatimpaguesit me detyrime tatimore te papaguara. Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, pasi sigurohet se ndaj tatimpaguesit jane zbatuar te gjitha masat e duhura administrative per mbledhjen e detyrimit te papaguar, autorizon kryetarin e deges se tatimeve te beje denoncimin ne organin e prokurorise se rrethit perkates. Pas marrjes se ketij autorizimi, kryetari deges detyrohet te pergatise dosjen dhe te beje menjehere denoncimin.
d. Kur tatimpaguesi nuk mund te paguaje detyrimet e tij tatimore te papaguara, organi tatimor ku eshte i regjistruar tatimpaguesi, kerkon fillimin e procedurave te falimentimit si kreditor i interesuar, ne mbeshtetje te ligjit nr. 8901, date 23.5.2002 "Per falimentimin" .

3. MASAT NDESHKUESE NDAJ TATIMP AGUESYE SHKELES
3.1. Denimet administrative
3.1.1. Ne zbatim te nenit 47 te ligjit, per shkeljen e dispozitave te legjislacionit tatimor jepen denime administrative (gjoba). Denimet administrative jepen ne perputhje me percaktimet e bera ne ligjet e vecanta tatimore dhe ne nenet 49 deri ne 53 te ligjit "Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise".
Ne cdo rast denimet administrative (gjobat) konsiderohen pjese e pandare e detyrimit tatimor te tatimpaguesit. Ato mblidhen duke respektuar te gjitha procedurat sipas te cilave mblidhen edhe tatimet e papaguara dhe derdhen ne llogarine perkatese te te ardhurave tatimore.
Ne rastet kur tatimpaguesi kryen me shume se nje shkelje, jepen denime administrative (gjoba) te vecanta per secilen shkelje.
3.1.2. Denimet per shkeljet lidhur me regjistrimin e tatimpaguesve
Ne zbatim te pikes l.a. te nenit 49 te ligjit, tatimpaguesi konsiderohet i papajisur me certifikate (i paregjistruar) ne keto raste :
1. Kur tatimpaguesit, me qarkullim me te madh se kufiri i regjistrimit per TYSH-ne, nuk jane te pajisur me certifikaten e ushtrimit te veprimtarise dhe njekohesisht me certifikaten e NIPT-it. Ne kete rast tatimpaguesit denohen me gjobe, ne masen 100 mije leke. Te papajisur me certifikate (te paregjistruar) konsiderohen edhe cdo filial, dege apo njesi e nje tatimpaguesi qe nuk eshte pajisur me certifikaten sekondare te NIPT -it. Ne te gjitha keto raste tatimpaguesit denohen me 50 mije leke gjobe.
2. Kur tatimpaguesit, me qarkullim me te vogel se kufiri i regjistrimit per TYSH-ne, (tatimpaguesit e takses vendore mbi biznesin e vogel dhe tatimpaguesit e tatimit te thjeshtuar mbi fitimin), nuk jane pajisur me certifikaten e ushtrimit te veprimtarise per vitin perkates ushtrimor dhe per cdo njesi ne te cilen tatimpaguesit ushtrojne veprimtari, denohen sipas ligjit "Per taksen vendore mbi biznesin e vogel" dhe ligjit "Per tatimin mbi te ardhurat" , kapitulli "Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin".
3. Ne zbatim te pikes 1.b. te nenit 49 te ligjit, tatimpaguesit kryejne shkelje, nese
nuk u njoftojne organeve tatimore ndryshimet e meposhtme:
a. ndryshimin e emrit,
b. ndryshimin e adreses se selise dhe te filialeve, degeve ose njesive,
c. ndryshimin ne formen juridike,
d. krijimin ose hapjen e filialeve, degeve ose njesive te reja,
e. ndryshimet ne llojin e veprimtarise ekonomike.
4. Per mosnjoftimin e ndryshimeve te mesiperme te gjithe tatimpaguesit e regjistruar per TYSH-ne denohen me 50 mije leke gjobe, kurse te gjithe tatimpaguesit e tjere denohen sipas ligjit "Per taksen vend ore mbi biznesin e vogel" dhe ligjit "Per tatimin mbi te ardhurat", kapitulli "Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin".
Kur, edhe pas vendosjes se gjobave te mesiperme, tatimpaguesit vazhdojne te ushtrojne veprimtari pa u pajisur me certifikate, kryetari i deges se tatimeve te rrethit perkates nxjerr nje vendim ekzekutiv, ne baze te te cilit urdherohet vendosja e sekuestros mbi pasurite e biznesit te tatimpaguesit dhe mbyllja e aktivitetit te tij. Ky vendim ekzekuriv ekzekutohet nga punonjesit e policise tatimore.
3. 1. 3. Denimet per agjentet tatimore
Mosllogaritja, mosmbajtja dhe mosrransferimi ne buxhet ne menyre korrekte dhe ne kohen e duhur i tatimeve te mbajtura ne burim, si dhe mostransferimi ne buxhet i taksave te arketuara, perben shkelje dhe agjentet tatimore ne kete rast detyrohen te paguajne, pervec detyrimit tatimor, edhe nje gjobe te barabane me kete detyrim.
Mosmbajtja e regjistrimeve per pagesat e bera per cdo tatimpagues te vecante, si dhe per tatimet e taksat e mbajtura per keto pagesa, te cilat jane transferuar ne buxhet, perben shkelje dhe denohet me gjobe heren e pare me 10 mije leke dhe ne rast perseritjeje me 50 mije leke. Ne zbatim te nenit 50 te ligjit, agjemet tatimore te ngarkuar me mbledhjen e tatimeve dhe taksave, jane te detyruar t'u japin ne cdo kohe organeve tatimore. te dhena per tatimet dhe taksat e transferuara ne buxhet. Ata jane te detyruar gjithashtu te bejne cdo muaj aktrakordime per tatimet dhe taksat e mbledhura.
Mosdhenia e dokumentacionit te kerkuar nga organet tatimore per kontrollin e saktesise se llogaritjeve, te mbajtjes ne burim dhe te pagimit te tatimeve e taksave, perben shkelje dhe denohet me gjobe, ne masen 50 mije leke.
3.1.4. Denimet per mosdhenie informacioni
Ne zhatim te neneve 51 e 65 te ligjit, nje tatimpagues, i ciii gjate kontrollit te organeve tatimore nuk jep te gjitha informacionet e kerkuara, dokumentet, regjistrimet etj., kryen shkelje, e cila denohet me 100 mije leke gjobe.
Ne zbatim te nenit 51 te ligjit, personat te cilet ne baze te nenit 66 jane te detyruar te
japin ne menyre auromatike (pa kerkese) informacione te ndryshme per organet tatimore dhe nuk e bejne nje gje te tille, denohen me 200 mije leke gjobe. Te detyruar per te dhene informacione ne menyre automatike, pa kerkesen e organeve tatimore. Jane sistemi gjyqesor, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, zyrat e regjistrimit te pasurive, si dhe te gjithe punedhenesit.
Ne zbatim te nenit 51 te ligjit, personat te cilet ne baze te nenit 67 Jane te detyruar te japin informacione perkundrejt kerkeses me shkrim te organeve tatimore dhe nuk e bejne nje gje te tille, denohen me 200 mije leke gjobe. Te detyruar per te dhene informacione si me lart jane:
- shoqerite e sigurimeve,
- shoqerite tregtare,
- bankat dhe institucionet financiare,
- fondet e investimeve.
- agjentet e pasurive te paluajtshme,
- personat e perfshire ne transaksione shitbleljesh.
- institucionet dhe personal juridike vendas ose te huaj, per pagesat ndaj personave jorezideme.
3.1.5. Denimet per mosdokumentim
Ruajtja, perdorimi dhe transponimi i mallrave justifikohet ne cdo rast me dokumentin perkates. Per cdo rast qe kemi te bejme me shitje te mallrave, tatimpaguesi shites eshte i detyruar te leshoje dokumentet e meposhtme per cdo shitje qe realizon:
- Kupon tatimor ne rastin kur tatimpaguesi eshte i pajisur me arke regjistruese. Ky kupon i jepet klientit per cdo shitje te kryer.
- Deftese tatimore ne rastin kur tatimpaguesi nuk eshte pajisur me arke regjistruese. Deftesat tatimore pergatiten ne dy kopje me leter vetekopjuese, nga te cilat njera i jepet klientit.
- Fature te thjeshte tatimore, e cila leshohet vetem nga tatimpaguesit, te cilet shesin mallra ose sherbime per kliente te cilet nuk jane konsumatore finale te mallit ose sherbimit, por i kryejne keto blerje per qellim perpunimi ose rishitje, pra jane subjekte te regjistruara per tatimet. Tatimpaguesi duhet t'i jape klientit nje fature per cdo shitje mallrash ose sherbimesh. Fatura do te perbehet nga dy kopje duke perdorur leter vetekopjuese ose leter karbon, dhe tatimpaguesi i jep nje kopje klientit dhe nje kopje e mban vete. Fatura duhet te jete me numer serial dhe numri i fatures duhet te shenohet ne librin e shitjeve dhe blerjeve.
Kur tatimpaguesit e tatimit te thjeshtuar mbi fitimin nuk permbushin ndonjeren nga kerkesat e mesiperme, ne baze te pikes "d" te nenit 32/8 te ligjit nr.8979, date 12.12.2002 "Per tatimin mbi te ardhurat", ata denohen me nje gjobe prej 10 000 lekesh. Nese keta tatimpagues nuk paguajne brenda 15 diteve detyrimin tatimor dhe gjoben perkatese, ne baze te pikes 4 te nenit 32/8 te ligjit te mesiperm, dega e tatimeve vendos mbylljen e veprimtarise deri ne pagimin e plote te detyrimeve dhe te gjobave.
Kur tatimpaguesit me xhiro mbi 8 milione leke (te regjistruar ne TVSH) nuk permbushin ndonjeren nga kerkesat e mesiperme, ne baze te nenit 52 te ligjit nr.8560, date 22. 12.1999 "Per procedurat tatimore" dhe te pikes 3.1. 5 te udhezimit ne zbatim te tij, ata denohen me nje gjobe prej 50000 lekesh.
Transportimi i mallrave justifikohet ne cdo rast me dokumentin perkates. Per cdo rast qe kemi te bejme me shitje te mallrave, tatimpaguesi shires eshte i detyruar te leshoje faturen perkatese te shitjes, e cila, ne rastin kur shitesi eshte tatimpagues i regjistruar ne TVSH, do te jete fature tatimore me TVSH me numer serial dhe ne rastin kur shitesi eshte tatimpagues i tatimit te thjeshtuar mbi fitimin, fature e thjeshte shitjeje.
Mosdokumentimi, me nje nga dokumentet e mesiperme i mallrave ne transport eshte shkelje dhe denohet si me poshte:
- Kur tatimpaguesit e tatimit te thjeshtuar mbi fitimin nuk permbushin ndonjeren nga kerkesat e mesiperme, ne baze te pikes "d" te nenit 32/8 te ligjit nr.8979, date 12.12.2002 "Per tatimin mbi te ardhurat", ata denohen me nje gjobe prej 10 000 lekesh. Nese keto tatimpagues nuk paguajne brenda 15 diteve detyrimin tatimor dhe gjoben perkatese, ne baze te pikes 4 te nenit 32/8 te ligjit te mesiperm, dega e tatimeve vendos mbylljen e veprimtarise deri ne pagimin e plote te detyrimeve dhe te gjobave.
- Kur tatimpaguesit me xhiro mbi 8 milione leke (te regjistruar ne TVSH) nuk permbushin ndonjeren nga kerkesat e mesiperme, ne baze te nenit 52 te ligjit nr.8560, date 22.12. 1999 "Per procedurat tatimore" dhe te pikes 3.1. 5 te udhezimit ne zbatim te tij, ata denohen me nje gjobe prej 50000 lekesh.
Kur nuk kemi te bejme me shitje te mallrave, por me levizje te brendshme te tyre (nga magazina ne magazine ose dyqan, nga qendra e tatimpaguesit drejt filialeve apo degeve te tij), levizja dokumentohet me dokumentin e shoqerimit te mallit, i cili do te kete formen dhe permbatjen sipas formularit bashkengjitur kesaj shkrese. Ne rastet kur punonjesit e policise tatimore dyshojne per vertetesine e dokumentit te shoqerimit te mallit, ata marrin masa per te shoqeruar mallin deri ne destinacionin e shenuar ne dokument. Kur rezulton se tatimpaguesi ne fakt mallin e kishte te destinuar per shitje (pra nuk kemi te bejme me shitje te brendshme), ai denohet si mesiper.
Ketu nuk behet tjale per shkeljet qe kane te bejne me mosleshimin e fatures se TVSH-se, e cila denohet sic percaktohet ne ligjin "Per TVSH-ne" dhe ne udhezimin per zbatimin e tij.
3.1. 7. Denimet per moskjimin e hyrjes dhe te kontrollit
Moslejimi nga tatimpaguesir i hyrjes dhe pengimi per kryerjen e kontrollit nga ana e organeve tatimore ose perpjekjet e rarimpaguesve per te ndaluar veprimin e organeve tatimore direkt apo indirect, vete ose nepermjet nje personi tjeter, konsiderohen shkelje te
ketij ligji dhe denohen:
a. Tatimpaguesit e regjistruar per TYSH-ne denohen me 1 milion leke gjobe.
b. Tatimpaguesit e regiistruar per taksen vendore mbi biznesin e vogel dhe tatimpaguesit e tatimit te thjeshtuar mbi fitimin denohen me 10 mije leke gjobe.
3.1.8. Shkeljet dhe denimet penale
Fshehja e qellimshme e te dhenave me synimin per (u shmanguar nga pagimi i detyrimeve tatimore perben shkelje penale. Ne kete rast, organet tatimore jane te detyruara te zbarojne fillimisht te gjitha procedurat e nxjerrjes se detyrime dhe marrin te gjitha masat administrative. Pasi jane marre te gjithe masat administrati\e per tatimpaguesin ne fjale, kryetari i deges se tatimeve te rrethit perkates, ne zbatim te nenit 180 te Kodit Penal, i propozon Drejtorit te Pergiithshem te Tatimeve te autorizoje denoncimin e tarimpaguesit. Drejrori i Pergjithshem i Tatimeve, pasi sigurohet se ndaj tatimpaguesit jane zbatuar te gjitha masat e duhura administrative, autorizon kryetarin e deges se tatimeve te beje denoncimin ne organin e prokurorise se rrethit perkates. Pas marrjes se ketij autorizimi, kryetari deges detyrohet te pergatise dosjen, te beje menjehere denoncimin dhe te ndjeke hetimin dhe gjykimin e ceshtjes.
3.1.9. Shkeljet dhe denimet per kryerjen e arkerimeve dhe pagesave me leke ne dore
3.1.9.1. Kryerja me leke ne dore dhe jo nepermjet kalimit nga llogaria likuiduese e
bleresit ne llogarine likuiduese te shitesit e transaksioneve te shitblerjes, qe e kalojne vleren 1 milion leke, perben shkelje si per shiresin, ashtu dhe per bleresin dhe denohet me nje gjobe sa 5 per qind e vleres se transaksionit te kryer. Nese keto transaksione nuk kalojne nepermjet kanaleve bankare pra, nga llogaria e bleresit ne llogarine e shitesit, konsiderohet shkelje dhe denohet me gjobe si me poshte:
- Ne rastin kur bleresi e ka paguar me leke ne dore shitesin, megjithese vlera e transaksionit eshte 1 milion leke e lart, aplikohet nje gjobe e barabane me 5 per qind te vleres se transaksionit si per bleresin, ashtu edhe per shitesin.
- Ne rastin kur bleresi e ka likuiduar detyrimin duke paguar me mandatarketimi ne banke shumen e caktuar dhe banka e ka transferuar shumen perkatese ne llogarine likuiduese te shitesit, aplikohet nje gjobe e barabane me 5 per qind te vleres se transaksionit vetem per bleresin.
- 3.1.9.2. Per rastet kur vlera e transaksionit (vlera e furnizimit) eshte mbi 1 milion leke. pavaresisht nga fakti se bleresi dhe shitesi mund te kene rene dakord per nje plan pagesash pjesore, lidhur me kete furnizim dhe secila pjese e saj eshte me e vogel se 1 milion leke, likuidimi i detyrimit kerkohet te behet nepermjet kalimit te mjeteve nga llogaria likuiduese e bleresit ne llogarine likuiduese te shitesit per cdo pagese pjesore qe lidhet me ate furnizim. Nese keto transaksione pjesore nuk kalojne nepermjet kanaleve bankare, pra nga llogaria e bleresit ne llogarine e shitesit. Konsiderohet shkelje dhe denohet me gjobe si me poshte:
- Ne rastin kur bleresi i ka bere ne cash pagesat pjesore per shitesin, aplikohet nje gjobe e barabarte me 5 per qind te vleres se transaksionit te kryer si per bleresin, ashtu dhe per shitesin.
- Ne rastin kur bleresi i ka derdhur me mandatarketimi ne banke pagesat pjesore dhe banka i ka transferuar shumat perkatese ne llogarine likujduese te shitesit, aplikohet nje gjobe e barabarte me 5 perqind te transaksionit te kryer vetem per bleresin.
- 3.1.9.3. Do te konsiderohen shkelje te nenit 36/1 dhe do te aplikohen anksionet e parashikuara ne nenin 52/1, edhe ato raste kur, me qellim shmangien e likuidimit te detyrimeve nepermjet kanaleve bankare, shitesi dhe bleresi fraksionojne ose ndajne ne disa fatura nje furnizim apo transaksion, i cili ne kushte normale te personave jo te lidhur do te realizohej si nje i vetem duke kaluar nepermjet llogarive bankare.
- Kur konstatohet se ndarja ne shume fatura e nje transaksionieshte bere me qellim shmangien e pagesave nepermjet llogarive likuiduese dhe per te percaktuar rastet e fraksionimit ose ndaljes se nje fature, e cila normalisht duhet te konsiderohet si nje e vetme, organet tatimore marrin ne konsiderate faktore te tille si:
- natyren dhe funksionet e komponenteve dhe pjeseve perberese te furnizimit te cilat jane fraksionuar ne disa fatura:
- kapacitetin e mjetit me te cilin jane transportuar furnizimet e fraksionuara; (p,sh, me nje mjet 25 tonesh shitesi ka bere disa furnizime secila me peshe 2-3 ton duke leshuar jo nje, por disa fatura me vlere nen 1 milion leke)
- Per rastet e pikes 3.1.9,3. punonjesit e kontrollit do te analizojn me kujdes formen e transaksionit dhe mundesine qe ai te jete fraksionuar me qellim shmangien e pagesave nepermjet llogarive likuiduese. Per aplikimin e penaliteteve ne keto raste, punonjesit e
Kontrollit do te marrin konfirmimin e pergjegjesit te sektorit te kontrollit (nese ka) dhe te
kryetarit te deges se tatimeve.
3.1.10. Shkeljet dhe denimet per mosafishimin e cmimeve te shitjes
Mosafishimi i cmimit te shitjes se mallrave ose sherbimeve, perben shkelje dhe denohet me 50 mije leke gjobe per tatimpaguesit e regjistruar per tatimin mbi vleren e shtuar dhe 10 mije leke gjohe per tatimpaguesit e takses vendore mbi biznesin e vogel dhe tatimpaguesit e tatimit te thjeshtuar mbi fitimin.
3.1.11. Shkeljet dhe denimet per klientet
Kushdo qe blen mallra e sherbime, eshte i detyruar te kerkoje e te pajiset me dokumentin e blerjes, qe mond te jete fature TYSH-je, fature e thjeshte ose kupon tatimor (i leshuar me arke regjistruese).
- Mospasja e nje prej dokumentevc te mesiperme, nga ana e bleresve individe, denohet me gjobe me vlere 500 leke.
- Mospasja e nje prej dokumenteve te mesiperme, nga ana e bleresve tatimpagues te takses vendore mbi biznesin e vogel dhe tatimpagues te tatimit te thjeshtuar mbi fitimin, denohet me gjobe me vlere 20 mije leke.
- Mospasja e nje prej dokumenteve te mesiperme, nga ana e bleresve tatimpagues te
regjistruar ne TYSH. denohet me gjobe me vlere 30 mije leke.

4. APELIMET TATIMORE
4.1. Procedurat e aplimit tatimor
4.1.1. Per cdo akt zyrtar te organit tatimor qe prek tatimpaguesin ne lidhje me shumen dhe menyren me ane te se ciles jane percaktuar detyrimet tatimore, me bazen ligjore te percaktimit, me kerkesat per rimbursim, me vendimet e vecanta ekzekutive apo cdo veprim (ose mosveprim) te parregullt te organeve tatimore apo te punonjesve te saj, tatimpaguesit kane te drejte te apelojne me shkrim. Apelimi I paraqitet organit tatimor te shkalles me te ulet te ankimit te detyrimit perkates, Brenda 30diteve nga marrja e njoftimit dhe ai duhet te permbaje periudhen perkatese tatim,ore shumen e detyrimit tatimor dhe te denimit administrative qe kundershtohet, si dhe cdo te dhene tjeter qe tatimpaguesi gjykon se eshte e nevojshme per te argumentuar ankimin e tij. Per cdo apelim tatimor, tatimpaguesi duhet te paraqese bashkelidhur nje kopje te percaktimit te detyrimit tatimor.
Organet tarimore perkatese e shqyrtojne kerkesen per apelim te tatimpaguesit brenda 30 diteve nga data e paraqitjes se kerkeses. Nese tatimpaguesi nuk eshte dakord me vendimin e organit me te ulet tatimor, vendimi mund te apelohet ne organin tjeter me te larte te hierarkise se apelimeve tatimore, brenda 30 diteve nga marrja e vendimit te shkruar.
4.1.2. Hierarkia e apelimit tatimor ne rruge administrative, nga shkalla me e ulet tek shkalla me e larte, per cdo lloj tatimi eshte si me poshte:
a. Per tatimet dhe taksat vendore, shkalla e pare e apelimit jane organet e qeverisjes vendore, pervec takses vendore mbi biznesin e vogel, qe apelohet ne organin tatimor pergjegjes te percakruar ne udhezimin e Ministrit te Financave dhe te Ministrit te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit. Shkalle e dyte e apelimit per te gjitha tatimet dhe taksat vendore eshte komisioni i apelimit te tatimeve ne minisrtine e Financave.
b. Per tatimet dhe taksat kombetare, me perjashtim te tatimit mbi vleren e shtuar, shkalla e pare e apelimit eshte kryetari i deges se tatimeve te rrethit perkates dhe shkalla e dyte e apelimit eshte komisioni i apelimit te tatimeve ne ministrine e Financave.
c. Per tatimin mbi vleren e shruar shkalla e pare dhe e vetme e ankimimit administrativ eshte Drejtori i Pergjithshem i Tarimeve.
4.1.3. Vetem pas perfundimit te apelimit tatimor ne rruge administrative, tarimpaguesit kane te drejre te vazhdojne ankimimin ne sistemin gjyqesor per cdo lloj tatimi dhe takse nacionale e vendore.
Nje ceshtje nuk mund te shqyrtohet ne nje nivel me te larte apelimi pa u shqyrtuar ne nivelin me te ulet.
4.2. Procedurat e shqyrtimit te apelimeve tatimore
Organi tatimor perkates, gjate shqyrtimit te apelimit tatimor, ka te njejten te drejte si edhe organi qe percakton deryrimin tatimor fillestar. Ai nuk kufizohet vetem ne ceshtjet e ngritura ne apelim, por ka te drejte te njihet me te gjitha problemet tatimore. Tatimpaguesi ka te drejte te paraqitet vete per te shpjeguar ceshtjet e apelimeve tatimore. Apelimi tatimor nuk mund te terhiqet, nese zbulohen fakte qe vertetojne se shuma e detyrimeve te caktuara nuk eshte e mjaftueshme.
Detyrimi i tatimpaguesit nuk mund te ndryshohet gjate shqyrtimit te nje apelimi tatimor, pervec rastit kur rezulton se detyrimi tatimor i tarimpaguesit eshte me i madh se ai per te cilin tarimpaguesi ankohet dhe ky detyrim shtese ka ardhur per shkak te gabimeve te kryera nga inspektori / inspektoret e kontrollit, dhe jo per shkak te zbulimit te fakteve te reja. Ne kete rast inspektori/inspektoret qe kane kryer kontrollin mbajne pergjegjesi administrative ose penalre, ne perputhje me nenin 26 te ligjit "Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise".
Drejtoria e Pergjithshme dhe deget e saj shqynojne kerkesen per apelim te nje tatimpaguesi dhe marrin vendime mbi bazen e kontrolleve dhe percaktimeve te tyre te meparshme tatimore, ne baze te informacionit te caktuar dhe te mbeshtetur ne te gjitha argumemet e tatimpaguesit. Vendimi i marre percakton shumen e detyrimit tatimor sipas menyres qe organi perkates tatimor e quan te arsyeshme. Vendimi, duhet te jape nje shpjegim te shkurter dhe i dergohet tatimpaguesit jo me vone se 30 dite nga data e paraqitjes se apelimit.
Komisioni i apelimit vendos mbi bazen e te gjitha te dhenave qe ka pa u kufizuar ne propozimet e pleve apo ne detyrimin tatimor te percaktuar me pare. Kur komisioni i apelimit tatimor shqyrton nje apelim dhe dega eshte e mendimit se detyrimi tarimor i percaktuar duhet te ndryshohet, te dyja palet thirren per tu paraqitur perpara Komisionit. Vendimet e komisionir re apelimit te tatimeve jane te pavarura. Ato nuk mund te ndikohen, influencohen apo diktohen nga asnje autoritet tjeter, kushdo qofte ai. Per te marre vendimet e tij. Komisioni eshte I veshur me te gjithe autoritetin e nevojshme per te shqyrtimin e ankesave te tatimpaguesve, perfshire ketu te drejten per te bere hetime., verifikime dhe rillogaritje te detyrimeve tatimore te percaktuara. Vendimet e komisionit te apelimit te tatimeve merren me shumice votash. Vendimi I dergohet tatimpaguesit, jo me vone se 30 dite nga data net e cilen eshte paraqitur kerkesa per apelim.
Tatimpaguesi, pasi ka ndjekur te gjitha shkallet e ankimit administrativ te parashikuar ne kete ligj, ka te drejte t'i drejtohet gjykates,

5. KONTROLLI TATIMOR
5.1. Punonjesit e organeve tatimore kane te drejte te verifikojne vertetsine e deklarimit dhe te pageses se detyrimeve tatimore te tatimpaguesve ne juridiksion te rrethit perkates. Inspektoret e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve e kane kete te drejte per te gjithe tatimpaguesit e vendit, pavarsisht nga rrethi ku eshte regjistruar tatimpaguesi qe kontrollohet. Per kete ata kontrollojne kontabilitetitn e tatimpaguesve, duke perfshire edhe dokumentacionin mbi te ardhurat., fitmin , kapitalin dhe marredheniet financiare me te tretet. Organet tarimore kane gjithashtu te drejte te kontrollojne sakyesine e te gjitha dokumenteve qe kane te bejne me veprimtarine ekonomike, saktesine e mbajtjes se regjistrimeve, tatimet dhe kamarat perkatese pagesen e detyrimit tatimor, denimet administrative dhe interesat, deklaratat periodike, si edhe dokumente te tjera qe kane te bejne me percaktimin e detyrimit tatimor. Per te kontrolluar vertetesine e deklarimit dhe pageses se tatmit mbi fitimin, organet tarimore per efekte tatimore mund te ndryshojne rezultatin financiar te tatimpaguesve, edhe nese ky rezultat eshte i certifikuar me pare nga eksperte kontabel. Pra, ato kane te drejte te nxjerrin nje rezultat financiar fiskal te ndryshem nga rezultati financiar tregtar te nxjerre nga tatimpaguesit.
Gjate ushtrimit te nje kontrolli, organet tatimore kane te drejte te marrin kopje te cdo llogarie, regjistrimi ose dukumenti tjerer te tatimpaguesit. Ato kane te drejte gjithashtu te kontrollojne operimet e cdo kompjuteri te arkave regjistruese ose te cdo pajisjeje tjeter dhe te marrin kopje te cdo llogarie, regjistrimi ose informacioni tjeter ne keto pajisje.
Kur gjate nje kuntrolli nuk gjendet dokumentacioni i duhur per percaktimin e detyrimit tatimor ose kur ky dokumentacion eshte me te meta te tilla serioze, te cilat nuk lejojne paraqitjen e situates reale te tarimpaguesve dhe llogaritjen e detyrimeve te tyre tatimore, organet tatimore perdorin metodat alternative te percaktimit te detyrimeve tatimore. Ne te gjitha keto raste, organet tatimore kane te drejte te rikarakterizojne transaksionet e tatimpaguesit, duke improvizuar nje situate sa me reale te tij, ne menyre qe te percaktojne detyrimet tatimore nepermjet vleresimit tatimor, i cili i jepet tatimpaguesit ne perfundim te kontrollit. Per te bere nje gje te tille, organet tatimore gjykojne mbi bazen e te dhenave qe mund te disponojne ato per kete tatimpagues, sic jane per shemhull te dhenat e periudhave te meparshme tatimore, te dhenat per importet, te dhenat per transaksionet e kryera me fonde buxhetore (te marra nga deget e thesarit) ose me fonde te donatoreve te ndryshem, te dhenat e siguruara nga klientet ose furnitoret e tatimpaguesit, te dhenat per tatimpaguesit e tjere te ngjashem, te dhenat per kapacitet dhe aktivitet qe zoteron tatimpaguesi etj. Vleresimi tatimor I kryer si me siper I dergohet tatimpaguesit zyrtarisht dhe ky sherben njekohesisht si njoftim detyrimi dhe kerkese per te paguar kete detyrim.
Pas cdo kontrolli punonjesit e organeve tatimore duhet te paraqesin nje raport me shkrim, ku te pershkruhen ne detaje rezultatet e kontrollit te ushtruar nga ana e tyre. Tatimpaguesi ka te drejte te mbaje nje kopje te ketij raporti dhe te paraqese observacionet e veta me shkrim.
Kur ne perfundim te nje kontrolli arrihet ne konkluzionin se tatimpaguesi ka fshehur me dashje te ardhurat e tij me synimin per te mos paguar te gjitha detyrimet e tij tatimore, organet tatimore jane te detyruara te zbatojne fillimisht te gjitha procedural e nxjerrjes se detyrimeve dhe te marrin te gjitha masat ligjore administrative. Pas marrjes se ketyre masave, ne zbatim te nenit 180 te Kodit Penal, per tatimpaguesin ne fjale, kryetari i deges se tatimeve te rrethit perkates, fillon proceduren e denoncimit penal, sic percaktohet ne piken 3.1.7 te ketij udhezimi, ne organet e prokurorise.
Per te ushtruar kontrolle punonjesit e organeve tatimore paraqesin identitetin e tyre.
5.2. Gjate ushtrimit te kontrollit tek tatimpaguesi, kur per shkak te veshtiresive qe paraqet ky kontroll (te cilat vijne nga procesi teknologjik qe zbaton tatimpaguesi, nga lloji specifik i veprimtarise etj.) eshte i nevojshem mendimi i specialistit te fushes perkatese, punonjesit e organeve tatimore kane te drejte te kerkojne asistencen e eksperteve te ketyre fushave. Megjithate, informacioni konfidencial, qe ka te beje me sekretin rregtar dhe rezultatin financiar te tatimpaguesit, nuk i jepet ekspertit.

5.3. Pesembedhjete per qind e te ardhurave tatimore, te arkeruara dhe te paapeluara nga tatimpaguesit, qe rrjedhin nga zbulimet e kryera nga organet tatimore, perdoren nga keto te fundit per investime te ndryshme, per shperblimin e punonjesve etj. Kurse 5 per qind e ketyre te ardhurave, te arketuara dhe te paapeluara, perdoren per shperblimin e informatoreve te mundshem qe kane dhene informacionet, nepermjet te cilave eshte arritur te kryhet zbulimi i te ardhurave.

6. DHENIA E INFORMACIONIT
6.1. Dhenia automatike e informacionit
6.1.1. Per te siguruar llogaritjen e sakte te detyrimeve tatimore, organet tatimore perdorin cdo burim te mundshem informacioni te vlefshem per kete qellim.
Personat fizike dhe juridike, si edhe organizmat e ndryshme qeveritare jane te detyruar t'u japin organeve tatimore informacione te ndryshme per percaktimin sa me te sakte te situates ekonomiko- financiare te tatimpaguesit, te detyrimit te tij tatimor etj. Ata jane gjithashtu te detyruar te lejojne organet tatimore te shqyrtojne te gjitha dokumentet tatimore dhe cdo dokument tjeter qe sherben per llogaritjen e sakte te detyrimeve tatimore.
6.1.2. Detyrohen te japin informacionet e duhura, ne menyre automatike, pa kerkesen e organeve tatimore, te gjithe personal e meposhtem:
a. Sistemi gjyqesor, per te gjitha rastet kur tatimpaguesit pushojne aktivitetin, shperndahen ose pesojne ndryshime thelbesore brenda kuptimit te ligjit nr. 7638, date 19.11.1992 "Per shoqerite tregtare". Gjykatat njoftojne organet tatimore per te gjitha vendimet qe marrin lidhur me mbylljen e veprimtarise, me shperndarjen e shoqerive, si dhe me ndryshimet thelbesore qe pesojne shoqerite (ndryshime te cilat ne baze te ligjit "Per shoqerite tregetare", njihen me vendim gjykate), brenda 5 diteve nga dita e marrjes se vendimeve. Kur behet fjale per detyrime tatimore te papaguara nga shoqerite, te cilat kerkojne te crregjistrohen, gjykatat nuk mund te nxjerrin nje vendim perfundimtar, derisa organet tatimore te vertetojne se jane paguar te gjitha detyrimet tatimore. Gjykata dergon ne organet tatimore nje kopje te vendimeve gjyqesore se bashku me kerkesen e tatimpaguesit.
b. Organet doganore jane te detyruara te shenojne ne fleten e zhdoganimit te importeve dhe ne fleten e doganimit te eksporteve, numrin e identifikimit te tatimpaguesit sipas certifikates se TVSH-se, kodin fiskal te tij, vitin dhe vendin ku eshte regjistruar tatimpaguesi. Ato jane te detyruara te mos bejne veprime zhdoganimi e doganimi te mallrave, kur tatimpaguesit nuk paraqesin certifikaten e regjistrimit si tatimpagues dhe certifikaten e TVSH-se. Drejtoria e pergjithshme e Doganave, i dergon zyrtarisht Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve sipas percaktimit te bere ne nje aktmarreveshje te lidhur midis dy drejtorive te pergjithshme te dhena analitike te tatimpaguesve qe kane kryer importe dhe eksporte gjate muajit. Ky informacion duhet te permbaje domosdoshmerisht te dhenat identifikuese te tatimpaguesit si emrin tregtar te tij. NIPT -in, vleren doganore dhe detyrimet tatimore te paguara ne dogane. Te dhenat e derguara jane te ndara per secilin tatimpagues dhe per cdo rreth.
c. Zyrat e regjistrimit te pasurive jane te detyruara te dergojne ne organin tatimor te rrethit perkates, brenda dates 10 te muajit pasardhes, nje liste te akteve te regjistrimit te pasurise, e cila permban llojin e pasurise qe tjetersohet, emrin e shitesit, tatimin e paguar (te mbajtur ne burim) dhe veften perkatese te pasurise se shitur apo te tjetersuar. Kjo liste permbledh si rastet e kalimit te pronesise nepermjet shitjes, ashtu edhe rastet e dhurimit e te trashegimise.
d. Punedhenesit private dhe shteterore jane te detyruar te dergojne ne organin tatimor te rrethit perkates, brenda muajit janar te vitit pasardhes, listen e te gjithe te punesuarve te vitit te meparshem, pagen vjetore te tyre dhe tatimin mbi pagat te mbajtur ne burim ne momentin e pageses.
6.2. Dhenia e informacionit me kerkesen e organeve tatimore
Gjate nje kontrolli te ushtruar tek nje tatimpagues, per te percaktuar ne menyre reale detyrimet e tij tatimore, organet tatimore mund te kene nevoje qe te disponojne informacione te tjera shtese per kete tatimpagues. Ne kete rast, organet tatimore kane te drejte te kerkojne nga cdo person i trete, qe ka marredhenie biznesi direkte apo indirekte me tatimpaguesin, qe perkundrejt kerkeses me shkrim te organeve tatimore te japin cdo informacion qe u kerkohet. Kerkesa nga organet tatimore, behet me shkrim. Te gjithe personat e trete (perfshire ketu edhe bankat), te percaktuar ne nenin 67 te ligjit, jane te detyruar te kthejne pergjigje dhe te japin informacionin e kerkuar nga organet tatimore brenda 30 diteve nga data e kerkeses me shkrim te organit tatimor. Data e kerkeses se organeve tatimore konsiderohet data ne te cilen kerkesa eshte dorezuar nga ana e tyre ne poste ose tek personi i trete, te cilit i kerkohet informacioni (ne rastin kur kerkesa dergohet dorazi).

6.3. Buxheti i administrates tatimore
6.3.1. Buxheti i Shtetit siguron fondet e nevojshme per funksionimin e Drejtorise se
Pergjithshme te Tatimeve dhe te degeve te saj ne rrethe, nepermjet akordimit cdo vit ne buxhetin e Drejtorise se Pergjithshme, te shpenzimeve sipas zerave perkates. Shpenzimet per fondin e pagave. per sigurimet shoqerore dhe shpenzimet operative perballohen ne masen 100 per qind nga Buxheti i Shtetit. Nevojat per investime perballohen nga Buxheti i Shtetit dhe nga fondet qe i lihen Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve sipas nenit 19 te ligjit.
6.3.2. Ne zbatim te nenit 19 te ligjit, Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve i lihet 1 per qind e te ardhurave tatimore te arketuara. Shuma qe i lihet Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve mund te perzktohet per qellimet e meposhtme:
a. Jo me pak se 60 per qind e te gjithe shumes per investime te ndryshme dhe per trajnimin e punonjesve te administrates Tatimore qendrore dhe te degeve te tatimeve.
b. Deri ne 40 per qind e te gjithe shumes per shperblimin e punonjesve te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe te degeve te tatimeve ne rrethe.
Perjashtimisht per vitet 2001, 2002 dhe 2003, Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve i lihet 2 per qind e te ardhurave tatimore te arketuara, te cilat perdoren 70 per qind per investime dhe 30 per qind per shperblime.
Fondi qe i lihet Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, krijohet ne fund te cdo dymujori, mbi bazen e realizimit te te ardhurave tatimore te dymujorit. Per dymujorin e fundit te vitit, ky fond krijohet brenda muajit dhjetor ne baze te te dhenave te 11 mujorit dhe realizimit te pritshem te muajit dhjetor. Mbas daljes se rezultateve te dymujorit perkates dhe rakordimit te tyre me deget e thesarit e te buxhetit, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve llogarit shumen qe i takon te perdore per nevojat e saj dhe i kerkon Drejtorise se Thesarit e te Buxhetit ne Ministrine e Financave te urdherojne xhirimin e shumave ne llogarine perkatese te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.
Ne zbatim te nenit 19 te ligjit, prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve funksionon keshilli i tatimeve, qe perbehet nga Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, i cili eshte edhe kryetar i ketij keshilli, nga zevendesdrejtoret e pergjithshem dhe drejtori i personelit, finances e sherbimeve.
Menyra e shperndarjes sipas zerave te shpenzimeve te fondeve qe i lihen Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, percaktohet nga keshilli i tatimeve. Ndersa ndarja sipas rretheve dhe menyra e administrimit te ketyre fondeve behet nga Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve.
Ne zbatim te nenit 20 "Burimet njerezore te administrates tatimore", punonjesit e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, gezojne statusin e nepunesit civil dhe trajtohen ne perputhje me rregullat dhe kriteret e percaktuara ne ligjin nr.8549, date 11.11.1999 "Per statusin e nepunesit civil" dhe te gjitha dispozitave nenligjore te dala ne zbatim te ketij ligji. Ndersa punonjesit e degeve te tatimeve ne rrethe do te vazhdojne te trajtohen sipas dispozitave te Kodit te Punes, duke lidhur kontrata midis tyre dhe Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.

7. SHFUQIZIME
Me hyrjen ne fuqi te ketij udhezimi, udhezimi i Ministrit te Financave nr.5, date 12. 2.2002 "Per procedurat tatimore", shfuqizohet.

8. HYRJA NE FUQI.
Ky udhezim hyn ne fuqi me botimin ne Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I FINANCAVE
Kastriot Islami



Data postimit :10/04/2003
Ikub# :304100002
Tags: TATIM
Lexuar :528 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:04/10/2003
Propozuar nga:Ministri i Financave
Data e miratimit:04/10/2003
Statusi i ligjit:Ne fuqi
Data e ligjit:04/10/2003
Numri i fletores zyrtare:32
Data e fletores zyrtare:05/16/2003
Fushat e veprimit te aktit:Tatim
Fushat e veprimit te aktit:Administratë
Faqja e fletores zyrtare:1035
Numri i ligjit:2

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al