Back

Për pajisjen me targa dhe leje qarkullimi të automjeteve të trupit diplomatik të huaj.

UDHËZIM
Nr. 2193, datë 28.3.2006

PËR PAJISJEN ME TARGA DHE LEJE QARKULLIMI TË AUTOMJETEVE TË TRUPIT DIPLOMATIK TË HUAJ

Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë dhe pikës 2 të nenit 129 të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë", Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit,

UDHËZON:

1. Targat e veçanta të njohjes dhe lejet e qarkullimit për automjetet e trupit diplomatik të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, lëshohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Tiranë, sipas kërkesës zyrtare të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
2. Kërkesa e Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme duhet të përmbajë:
- tipin e automjetit,
- numrin e shasisë,
- ngjyrën e mjetit,
- emrin e pronarit.
- llojin e targës me të cilën do të pajiset mjeti.
3. Kërkesës së Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme duhet t'i bashkëlidhen (fotokopje):
- vërtetim zhdoganimi;
- faturë zhdoganimi;
- dokumenti i hyrjes së automjetit, lëshuar nga organet përkatëse kufitare;
- dokumenti me të dhënat teknike te mjetit;
- fotokopje të kartës së identitetit, në rastin kur mjeti është për përdorim personal.
4. Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Tiranë, sektori përkatës, bën kontrollin fizik të mjetit dhe lëshon "Certifikatën e kontrollit fizik".
5. Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Tiranë, sektori i regjistrimit, pas verifikimit të dokumenteve, bën regjistrimin e mjetit dhe lëshon targat dhe lejen e qarkullimit, sipas kërkesës së Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
6. Për gjithë praktikën e zbatuar për targat e veçanta të njohjes dhe lejet e qarkullimit, për automjetet e trupit diplomatik të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Tiranë, mban arkiv të veçantë.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Tiranë, për targat e veçanta të njohjes dhe lejet e qarkullimit, të lëshuara për automjetet e trupit diplomatik të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, njofton zyrtarisht Protokollin e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
8. Targat për automjetet e trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë, të përcaktuara në kërkesën zyrtare të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme sipas Ceremonialit Zyrtar të Republikës së Shqipërisë, do të jenë të ndara si më poshtë:
- Targa me shkronjat TD me ngjyrë jeshile;
- Targa me shkronjat TK me ngjyrë jeshile;
- Targa me shkronjat TR me ngjyrë jeshile.
9. Udhëzimi nr.1927, datë 15.6.2000 "Për pajisjen me targa të mjeteve të trupit diplomatik" shfuqizohet.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

MINISTRI I PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT
DHE TELEKOMUNIKACIONIT
LULZIM BASHA

Data postimit :28/03/2006
Ikub# :603280011
Tags: KODI RRUGOR
Lexuar :967 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:03/28/2006
Propozuar nga:Ministria e Punëve Publike dhe Transportit
Data e miratimit:03/28/2006
Statusi i ligjit:Ne fuqi
Data e ligjit:03/28/2006
Numri i fletores zyrtare:26
Data e fletores zyrtare:04/10/2006
Fushat e veprimit te aktit:Kodi Rrugor
Faqja e fletores zyrtare:872
Numri i ligjit:2193

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al