Back

Për njësitë e tjera të matjes jashtë sistemit SI

 



VENDIM

Nr.1162, datë 13.8.2008

                                                           

Për njësitë e tjera të matjes jashtë sistemit SI

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11 të ligjit nr.9875, datë 14.2.2008 “Për metrologjinë”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

1. Ministritë, institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor, personat fizikë, juridikë, që ushtrojnë aktivitet në territorin e Republikës së Shqipërisë, detyrohen të përdorin njësitë ligjore të matjes. Njësitë ligjore të matjes janë njësitë bazë të Sistemit Ndërkombëtar SI, dhe ato jashtë sistemit SI të paraqitura në tabelën 6, 7 dhe 8 të këtij vendimi. 

2. Në transportin ajror, detar dhe hekurudhor, krahas njësive të sistemit SI të paraqitura në këtë vendim, lejohen të përdoren edhe njësi të tjera të përcaktuara në konventa apo marrëveshje ndërkombëtare të këtyre llojeve të transporteve.

3. Njësitë bazë të Sistemit Ndërkombëtar të  Matjeve SI janë:

3.1 Për gjatësinë: metri (m), i cili është i barabartë me gjatësinë e largësisë së përshkruar nga drita në boshllëk gjatë një kohe prej 1/299 792 458 të sekondës.

3.2 Për masën: kilogrami (kg), i cili është e barabartë me masën e prototipit ndërkombëtar të   kilogramit.

3.3 Për kohën: sekonda (s), e cila është i barabartë me kohëzgjatjen e 9 192631770 periodave të rrezatimit, që i përgjigjet kalimit ndërmjet dy niveleve superfundore të gjendjes themelore   të atomit të Ceziumit 133 Cs.

3.4 Për intensitetin e rrymës elektrike: amperi   (A), i cili është i barabartë me intensitetin e një rryme të pandryshueshme, që, duke kaluar nëpër dy përcjellës drejtvizorë e paralelë, me gjatësi të pafundme, e prerje tërthore të papërfillshme dhe të vendosur në një largësi 1 m në boshllëk, bën që të bashkëveprojnë ndërmjet tyre me një forcë prej 2-10–7 njuton për çdo metër gjatësi.

3.5 Për temperaturën termodinamike: kelvin (K), i cili është i barabartë me 1/ 273,16-tën pjesë të temperaturës termodinamike të pikës trefishe të ujit. Përkufizimi i K-së i referohet ujit që ka këtë përbërje specifike izotopike:

- 0.00015576 mol 2H për një mol të 1H,

- 0.0003799 mole 17O për një mol 16O dhe

- 0.0020052 mol të 18O për një mol 16O

sipas përbërjes së materialit referues (mesatarja standarde e Vjenës për ujin e oqeanit) të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

3.6 Për sasinë e lëndës: mol (mol) , i cili është i barabartë me sasinë e lëndës së një sistemi që përmban aq njësi elementare sa atome ka në 0,012 kg të lëndës së karbonit 12 C.

Kur përdoret moli, njësitë elementare duhet të specifikohen, sepse ato mund të jenë atome, molekula, elektrone, pjesëza të tjera ose grupime të specifikuara të këtyre pjesëzave.

3.7 Për intensitetin e dritës: kandela (cd), e cila është e barabartë me   intensitetin e dritës së një burimi, që lëshon në një drejtim të dhënë një rrezatim njëngjyrësh me frekuencë 540-1012 herz dhe me një intensitet energjetik 1/683 wat për steradian në këtë drejtim.

4. Madhësia, emri dhe simboli i njësive bazë SI jepen në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

5. Madhësia, emri dhe simboli i njësive të rrjedhura të Sistemit Ndërkombëtar të Matjeve SI.

Njësitë e rrjedhura të Sistemit Ndërkombëtar të Matjeve SI formo­hen nga njësitë bazë nëpërmjet shprehjeve algjebrike që lidhin madhësitë korresponduese.

 

 

5.1 Madhësia, emri dhe simboli i njësive të rrjedhura të Sistemit Ndërkombëtar të Matjeve SI, të cilat shprehen vetëm nga njësitë bazë të këtij sistemi matjeje jepen në tabelën nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

5.2 Madhësia, emri dhe simboli i njësive të rrjedhura të Sistemit Ndërkombëtar të Matjeve SI, të cilat shprehen me emra dhe simbole të veçanta jepen në tabelën nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

5.3 Madhësia, emri dhe simboli i njësive të rrjedhura të Sistemit Ndërkombëtar të Matjeve SI, të cilët shprehen nga kombinimi i disa njësive të rrjedhura të Sistemit Ndërkombëtar të Matjeve SI me ata me emra dhe simbole të veçanta, jepen në tabelën nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 6. Sistemi Ndërkombëtar i Matjeve SI shpreh shumëfishat dhe nënfishat dhjetorë të njësive të matjeve me ndihmën e parashtesave. Faktori i fuqisë, emri dhe simboli i parashtesave të njësive të matjes të Sistemit Ndërkombëtar të Matjeve SI jepen në tabelën nr.5, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

7. Emri, simboli dhe vlera në njësi SI i njësive të pranuara për t’u përdorur me Sistemin Ndërkombëtar të Matjeve SI jepen në tabelën nr.6, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

8. Emri, simboli, përkufizimi dhe vlera në njësi SI i njësive matëse të pranuara për t’u përdorur me Sistemin Ndërkombëtar të Matjeve SI, vlera e të cilave është përcaktuar në mënyrë eksperimentale, jepen në tabelën nr.7, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

9. Emri, simboli dhe vlera në njësi SI i njësive te tjera të pranuara për t’u përdorur me Sistemin Ndërkombëtar të Matjeve SI jepen në tabelën nr.8, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

10. Rregullat për përdorimin e drejtë të njësive të matjes të Sistemit Ndërkombëtar të Matjeve SI janë:

10.1 Çdo madhësi në sistemin ndërkombëtar SI ka një njësi të vetme, kurse e anasjella nuk është e vërtetë.

10.2 Vlerat e madhësive të quajtura pa përmasa shprehen vetëm me numra dhe paraqesin raportin e dy madhësive të së njëjtës natyrë.

10.3 Simbolet e njësive shkruhen me shkronja latine dhe në përgjithësi të vogla. Në rastet kur emri i njësisë rrjedh nga një emër i përveçëm, shkronja e parë e simbolit shkruhet me shkronjë të madhe.

10.4 Emri i plotë i një njësie shkruhet me shkronjë të vogël.

10.5 Simbolet e njësive mbeten të pandryshuara, kur vlera e madhësisë ndryshon nga njësia.

10.6 Simbolet e njësive nuk ndiqen me pikë pas tyre, me përjashtim të rasteve kur ndodhen në fund të fjalisë.

10.7 Nëse një njësi shoqërohet me madhësi relative, duhet që ajo të tregohet vetëm me simbolin e vendosur prapa vlerës nume­rike.

10.8 Produkti i dy ose më shumë njësive shënohet me njërën nga mënyrat e më poshtme: N.m ose N m.

10.9 Kur një njësi e rrjedhur formohet nga pjesëtimi i dy njësive, përdoret një vijë e pjerrët (/), një vijë horizontale ose eksponente negative.

10.10 Asnjëherë nuk përdoret në një rresht më shumë se një vijë e pjerrët, me përjashtim të rastit kur janë vendosur kllapat.

10.11 Shumëfishat dhe nënfishat e njësisë së masës formohen nga bashkimi i parashtesave me fjalën “gram”, simboli i të cilit është “g”.

10.12 Simbolet e parashtesave shkruhen me shkronja latine pa hapësirë ndërmjet simbolit të parashtesës dhe simbolit të njësisë.

10.13 Nuk lejohet të përdoren parashtesa të përbëra, të formuara nga vendosja e shumë parashtesave.

10.14 Një parashtesë nuk lejohet të përdoret vetëm, pa njësinë.

10.15 Nëse simbolit të njësisë të ngritur në një fuqi i vihet një parashtesë, atëherë edhe parashtesa kuptohet që është e ngri­tur në atë fuqi.

10.16 Nuk lejohet zbatimi i parashtesave SI për njësitë këndore: “, ‘, º apo për njësitë e kohës: min, h, d.

 

11. Vendimi nr.431, datë 26.6.2003 i Këshillit të Ministrave “Për njësitë ligjore të matjes” dhe aktet e tjera nënligjore që bien në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTRI 

Sali Berisha

 

Tabela nr.1.

NJËSITË BAZË SI

                                                                       

                                                                        Njësi bazë të SI

 

Madhësia                                                         Emri i njësisë                           Simboli

- gjatësia                                                          metër                                       m

- masa                                                              kilogram                                   kg

- koha                                                               sekond                                      s

- rryma elektrike                                              amper                                      A

- temperaturë termodinamike                            kelvin                                       K

- sasia e lëndës                                                 mol                                          mol

- intensiteti i dritës                                            kandela                                     cd

 

Tabela nr.1.1 Emër dhe imbol i veçantë i njësisë së temperaturës për shprehjen e temperaturës në Celcius

                                                 


















Madhësia                    


                          Njësia


 Emri


Simboli


Temperatura celcius


Celcius


0C


 

Temperatura Celcius është përcaktuar si diferencë t = T – T0 ndërmjet dy temperaturave termodinamike T dhe T0, ku T0 = 273,15 K. Një interval ose diferencë temperaturash mund të shprehet në kelvin ose në gradë celcius.

 

Tabela nr.2

NJËSI TË RRJEDHURA NGA NJËSITË BAZË TË SISTEMIT SI

 

                                                                        Njësi e rrjedhur të SI

 

Madhësia e rrjedhur                                         Njësia e rrjedhur                      Simboli

___________________________________________________________________________

- sipërfaqja                                                       metri katror                              m2

- vëllimi                                                           metër kub (a)                            m3

- shpejtësia                                                       metër për sekondë                    m/s

- nxitimi                                                           metër për sekondë në katror     m/s2             - numri i valëve                                                    një për metër                            m-1      

- densiteti                                                         kilogram për metër kub                        kg/m3

- volumi specifik                                               metër kub për kilogram                        m3/kg

- densiteti i rrymës                                           amper për metër katror                        A/ m2

- intensiteti i fushës magnetike                          amper për metër                      A/m    

- përqendrimi (i sasisë së lëndës)                      mol për metër kub                    mol/m3

- shkëlqimi                                                       candela për metër katror          cd/ m2

- indeksi i thyerjes                                            një (numër)                              1

- aktiviteti katalitik                                            katal                                         kat=mol/s

 

(a) Simboli “1” zakonisht nuk përdoret në kombinime me vlerën numerike.

 Njësitë e rrjedhura koherente formohen nga shprehjet algjebrike që përmbajnë veprime të shumëzimit dhe të ngritjes në fuqi të njësive bazë SI dhe të shumëzuara këto me një koeficient të barabartë me 1.

 

Tabela nr.3

NJËSI TË RRJEDHURA TË SI, ME EMRA DHE SIMBOLE TË VEÇANTA

 

                                               

                                                                        E shprehur                    E shprehur

                                                                        në njësi të                     në njësi

Madhësia e rrjedhur                 Emri         Simboli        tjera të SI                     bazë të SI

 - këndi plan                              radian (a)           rad                               m .m-1 = 1(b)

 - këndi në hapësirë                   steradian          sr                                 m2 .m-2 = 1(b)

- frekuencë                               herz                 Hz                                s-1

- forcë                                      Njuton              N                                 m.kg. s-2

- presion                                   paskal               Pa        N/ m2               m-1.kg. s-2

- energji, pune,                         xhaul                J           N. m                m2.kg.s-2

 fuqia, fluksi energjetik            wat                   W         J/s                    m2.kg.s-3

- ngarkesa elektrike,                 culon                C                                  s.A

 - diferenca e potencialit           volt                   V         W/A                 m2.kg.s-3.A-1

   elektrik, forca elektromotore                                                                                                 - kapaciteti                               farad                F          C/V                  m-2.kg-1.s4.A2

- rezistenca elektrike                ohm                  Ω           V/A                 m2.kg.s-3.A-2 

përcjellshmëria elektrike          siemens            S          A/V                             m-2.kg-1.s3.A2

- fluksi magnetik                       weber               Wb       V.s                   m2.kg.s-2.A-1

- induktiviteti                            henri                H         Wb/A               m2.kg.s-2.A-2

temperatura Celcius                 gradë

                                                Celcius(c)          0C                                 K

- fluksi i dritës                          lumen               lm        cd.sr(d)              m2.m-2.cd = cd

- ndriçimi                                 lukx                  lx         lm/ m2              m2.m-4.cd = m-2.cd

- aktiviteti ( referuar                 bekerel             Bq                                s-1

 nje burimi radioaktiv)

- doza e përthithur,                   grej                  Gy        J/kg                  m2 .s-2

 energjia specifike

- doza ekuivalente,                    sivert                Sv        J/kg                  m2 .s-2

- doza ekuivalente e ambientit

 doza ekivalente e drejtuar

 doza ekuivalente personale

 doza ekuivalente e organeve

a) Radiani dhe steradiani duhet të përdoren për avantazhin në shprehjet e njësive të derivuara për të dalluar madhësitë e natyrave të ndryshme, por që kanë të njëjtin dimension. Disa shembuj të përdorimit të tyre në formimin e njësive të rrjedhura jepen në tabelën 4.

b) Në praktikë, simbolet rad dhe sr janë përdorur për matje këndore, njësia e rrjedhur.

c) Kjo njësi mund të përdoret e kombinuar me prefikset SI, si miligradë Celcius m0C.

d) Në fotometri, emri steradian dhe simboli sr zakonisht përdoret në shprehjet e njësive.

Radian është këndi plan që formohet nga dy rreze që presin në perimetrin e një rrethi një hark të barabartë me gjatësinë e rrezes.

Steradian është këndi i ngurtë (në hapësirë) i një koni që ka kulmin në qendrën e një sfere dhe pret në sipërfaqen e saj një sipërfaqe të barabartë me atë të një katrori me brinjë të barabartë me rrezen.

 

Emrat e veçantë për njësinë e fuqisë elektrike: emri volt-amper (simboli “VA”) do të përdoret për të shprehur fuqinë e plotë në rrymën alternative dhe Var (simboli “var”) do të përdoret për të shprehur fuqinë reaktive në rrymë alternative.

 

Tabela nr.4

SHEMBUJ TË NJËSIVE TË RRJEDHURA SI, EMRAT DHE SIMBOLET E TË CILAVE SHPREHEN NGA KOMBINIMI I NJËSIVE TË RRJEDHURA TË SISTEMIT NDËRKOMBËTAR TË MATJEVE SI ME EMRA DHE SIMBOLE TË VEÇANTA

 

                                                                                                Njësi të rrjedhura të SI

 











Njësia e rrjedhur


Emri


Simboli


Shprehur në terma të njësive bazë të SI


                                                                       

- Vizkoziteti dinamik                paskal sekond                           Pa.s                 m-2.kg.s-1

- Momenti i forcës                    njuton metër                             N.m                 m2.kg.s-2          

- Tensioni sipërfaqësor             njuton për metër                       N/m                 kg.s-2               

- Shpejtësia këndore                  radian për sekondë                    rad/s                m.m-1.s-1= s-1

- Nxitimi këndor                       radian për sekondë katror         rad/ s-2            m.m-1.s-1= s-2

- Densiteti fluksit termik           wat për metër katror                W/.m2              kg.s-3

rrezatimi energjetik

- Kapaciteti termik                   xhaul për Kelvin                       J/K                   m2.kg.s-2.K-1

entropia specifike

- Kapaciteti termik specifik       xhaul për kilogram kelvin          J/(kg.K)           m2.s-2.K-1

entropia specifike

- Energjia specifike                   xhaul për kilogram                    J/kg                  m2.s-2

- Përcjellshmëria termike         vat për metër kelvin                  W/(m.K)          m.kg.s-3.K-1

- Energjia vëllimore                  xhaul për metër kub                  J/ m3                m-1.kg.s-2

- Intensiteti i fushës                   volt për metër                           V/m                 m.kg.s-1.A-1

elektrike

- Ngarkesa elektrike                 kulon për metër kub                  C/ m3               m-3.s.A

vëllimore

- Induksioni                               kulon për metër katror              C/ m2               m-3.s.A

elektromagnetik

- Përcjellshmëria                      farad për metër                                    F/m                  m-3.kg-1.s-4.A2

dielektrike

- Përcjellshmëria                      henri për metër                                    H/m                 m.kg.s-2.A-2

magnetike

energjia molare                                    xhaul për mol                           J/m                  m2.kg.s-2.mol-1

- Entropia molare                     xhaul për mol kelvin                 J/(mol.K)         m2.kg.s-2.K-1.mol-1

kapaciteti termik molar

- Ekspozimi ndaj rrezeve          kulon për kilogram                    C/kg                 kg-1.s.A

x dheγ

- Fuqia e dozës së                     grej/s                                       Gy/s                 m2.s-3

absorbimit

- Intensiteti i rrezatimit             vat per steradian                       W/sr                m4.m-2.kg.s-3    

                                                                                                            = m2.kg.s-3

- Luminishenca                         vat për metër katror                 W(m2.sr)          m2.m-2.kg.s-3

energjetike                               steradian                                                          = kg.s-3

 

 

 

Tabela nr.5

SHUMËFISHAT DHE NËNFISHAT DHJETOR TË NJËSIVE TË MATJES TË SISTEMIT SI

 

Shumëfishët dhe nënfishat dhjetor të njësive formohen me anë shumëzimit të faktorëve numerik dhjetorë, me njësi të “SI”.

Faktorët numerikë tregohen me prefikse ose simbole të tyre, që vendosen para emrit të njësisë ose simbolit të tyre.

 

Faktori             Prefiksi                        Simboli

 

1024                   jota                   Y

1021                   zeta                  Z

1018                   eksa                 E

1015                   peta                  P

1012                   tera                  T

109                    giga                  G

106                    mega                M

103                    kilo                   k

102                    hekto                h

10                     deka                 da

10-1                   deci                  d

10-2                   centi                 c

10-3                   mili                  m

10-6                   mikro               μ

10-9                   nano                 n

10-12                  piko                  p

10-15                  femto               f

10-18                  ato                    a

10-21                  zepto                z

10-24                  yokto                y

 

 

Tabela nr.6

NJËSI JO TË SI, QË PRANOHET TË PËRDOREN ME SISTEMIN NDËRKOMBËTAR TË NJËSIVE

 

Emri                            Simboli                         Vlera në njësi të SI                  

minutë                          min                              1 min = 60 s

orë                               h                                  1 h = 60 min = 3 600 s

ditë                               d                                  1 d = 24 h = 86 400 s

 

perimetër rrethi (*)                                          (*) = 2 π rad

gradë                            o                                  1 0 = (π/180) rad

minutë                          ’                                   1’ = (1/60) 0 = (π/10 800) rad

sekondë                        ’’                                  1’’ = (1/60)’ = (π/648 000) rad

 

litër                              l, L                               1 l = 1dm3 = 10-3 m3

ton                                t                                   1 t = 103 kg

 

nëpër                            Np                                1 Np = 1

bel                                B                                  1 B = (1/2) ln 10 (Np)

 

(*) – nuk ekziston asnjë simbol për perimetrin e rrethit.

 

Shënim. Prefikset e paraqitura në tabelën 5 do të përdoren me njësitë dhe simbolet e masës, të volumit, të presionit në ajër e lëngje dhe të njësisë gradë të këndit plan të tabelës nr.6, me përjashtim të simbolit “g”.

 

Tabela nr.7

NJËSI JO “SI“ QË PRANOHET TË PËRDOREN ME SISTEMIN NDËRKOMBËTAR,

VLERA E TË CILAVE NË KËTË SISTEM ËSHTË PËRFTUAR EKSPERIMENTALISHT

 

Emri                            Simboli             Përkufizimi                  Vlerë në njësi të SI

- elektronvolt                eV                    (a)                    1 eV = 1,602 177 33 (49) x 10-19 J

- njësia e masës                        u                      (b)                    1 u = 1,660540 2 (10) x 10-27 kg

atomike të unifikuar                                         

(a) Elektronvolt është energjia e marrë nga një elektron gjatë kalimit në një fushë elektrike me diferencë potenciale prej 1V, në vakum.

(b) Njësia e masës atomike të unifikuar është e barabartë me 1/12 e masës së një atomi unbound të nuklidit 12C, at rest, dhe në gjendjen bazë të tij. Në fushën e biokimisë, njësia e masës atomike e unifikuar gjithashtu emërtohet edhe dalton, simboli Da.      

(c) Njësia astronomike është njësi e gjatësisë afërsisht e barabartë me distancën mesatare tokë- = diell. Vlera e saj është e tillë që, kur përdoret për të përshkruar zhvendosjen e trupave në sistemin diellor, konstantja e gravitacionit heliocentrik është (0,017 202 098 95)2 ua3.d-2   

 

Tabela nr.8

NJËSI TË TJERA JASHTË SISTEMIT SI, TË PRANUARA PËR T’U PËRDORUR ME

SISTEMIN NDËRKOMBËTAR

 

 























































Madhësia


Njësia


Emri


Simboli


Vlera


Sipërfaqe trualli


ar


a


1 a = 102 m2


hektar


ha


1 ha = 1000 m2


Masa për njësi gjatësie në tekstil


tex


tex


1 tex = 10-6 kg . m-1


Vegjenca e sistemit optik


dioptri


Nuk ka simbol


1 diopter = 1 m-1


Masa e gurëve të çmuar


carati metrik


Nuk ka simbol


1 karat metrik = 2 x 10-4 kg


Presioni i gjakut dhe trupave të tjerë të lëngët


Milimetër kolonë zhivë


Mm Hg


1 mm Hg = 133,322 Pa


Sipërfaqja e një seksioni efektiv


Barn


b


1 b = 10-28 m2


 


Data postimit :13/08/2008
Ikub# :808130010
Tags: MATJE SISTEM TRANSPORT
Lexuar :7,104 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Propozuar nga:Ministri i Ekonomise
Data e miratimit:09/02/2008
Statusi i ligjit:Ne fuqi
Data e ligjit:08/13/2008
Numri i fletores zyrtare:138
Data e fletores zyrtare:09/02/2008
Fushat e veprimit te aktit:Metrologji
Faqja e fletores zyrtare:6156
Numri i ligjit:1162

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al