Back

Për disa ndryshime në vendimin nr. 167, datë 29.03.2006 të Këshillit të Ministrave "Për disa çështje në zbatim të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 7870, datë 13.10

VENDIM
Nr.557, datë 16.8.2006

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.167, DATË 29.3.2006 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR DISA ÇËSHTJE NË ZBATIM TË LIGJIT NR.7703, DATË 11.5.1993 "PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR, DHE TË LIGJIT NR.7870, DATË 13.10.1994 "PËR SIGURIMET SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994 "Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe të neneve 124 e 128 të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999 "Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë", me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në vendimin nr.167, datë 29.3.2006 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
1. Në kapitullin III "Llojet, shuma dhe shpërndarja e kontributeve", të bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"1. Shuma minimale mujore e kontributeve, për të gjitha degët e sigurimit, për periudhën nga data 1.9.2006 e në vazhdim, të jetë 4 323 (katër mijë e treqind e njëzet e tre) lekë.
Kontributi minimal mujor, sipas degëve të sigurimit, të jetë:

në lekë

- Dega e sigurimit të sëmundjeve 105;
- Dega e sigurimit të barrëlindjeve 302;
- Dega e sigurimit të pensioneve 3140;
- Dega e sigurimit të aksidenteve
dhe sëmundjeve profesionale 66;
- Dega e sigurimit të papunësisë 263;
- Sigurimet shëndetësore 447.

b) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"2. Kontributi i detyrueshëm për sigurimet, shoqërore e shëndetësore, për të punësuarin, duke filluar nga data 1.9.2006 e në vazhdim, të jetë sipas listëpagesës, 32.9 për qind e pagës mujore, ku pjesa e punëdhënësit të jetë 21.7 për qind dhe pjesa e të punësuarit 11.2 për qind.
Kontributet të llogariten dhe të derdhen nga punëdhënësi.
Nga data 1.7.2006 e në vazhdim, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, të jetë 13 140 (trembëdhjetë mijë e njëqind e dyzet) lekë, ndërsa paga maksimale mujore të jetë 65 700 (gjashtëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind) lekë.".
c) Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"3. I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.9.2006 e në vazhdim, derdhin kontribut të detyrueshëm për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore, në masën 33.2 për qind të pagës mujore minimale, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore.
Nga data 1.7.2006 e në vazhdim, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, të jetë 13 140 (trembëdhjetë mijë e njëqind e dyzet) lekë.".
ç) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
"4. Pjesëtarët e papaguar të familjes, që punojnë e bashkëjetojnë me punëdhënësin privat dhe të vetëpunësuarin (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.9.2006 e në vazhdim, derdhin kontribut të detyrueshëm, për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore, në masën 33.2 për qind të pagës mujore minimale, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore.
Nga data 1.7.2006 e në vazhdim, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, të jetë 13 140 (trembëdhjetë mijë e njëqind e dyzet) lekë.".
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.9.2006.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

Data postimit :16/08/2006
Ikub# :608160003
Tags: SIGURIME SHENDETSORE SIGURIME SHOQERORE
Lexuar :612 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:08/16/2006
Propozuar nga:Ministri i Financave
Data e miratimit:08/16/2006
Statusi i ligjit:Ne fuqi
Data e ligjit:08/16/2006
Numri i fletores zyrtare:93
Data e fletores zyrtare:08/25/2006
Fushat e veprimit te aktit:Sigurim Shoqëror
Fushat e veprimit te aktit:Sigurime Shëndetësore
Faqja e fletores zyrtare:3906
Numri i ligjit:557

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al