• Shenjat se i dashuri apo e dashura juaj po ju shfrytëzon


    Çdo herë që gjeni të dashur të re apo të dashur të ri, është mirë të ndaloni dhe të mendoni: “A jam unë e sigurt ose i sigurt që ai ose ajo po takohet me mua për arsye të drejta?” Të shumtën e herëve ata do jenë duke ju takuar për arsye të drejta... por nëse jeni të verbuar nga dashuria, është e lehtë t’ju ik fakti që ata mund të jenë duke ju shfrytëzuar për diçka tjetër pos qejfit dhe shoqërisë. Nëse gjeni vetëm një nga këto shenja si më poshtë, është një flamur i kuq që po ju tregon që juve po ju shfrytëzojnë.


    Burimi: zeri.info



    E gjitha çfarë ai ose ajo dëshiron nga ju është kontakti fizik

    Pa keqkuptime - të puthesh është një gjë fantastike. Por në lidhje gjithashtu duhet që njiheni më mirë me njëri-tjetrin, gjithashtu të bëni edhe qejfe tjera. Nëse i dashuri juaj nuk ju fton për aktivitete tjera pos kontaktit fizik, atëherë mos u tallni me veten: Ai nuk dëshiron të jetë i dashuri i juaj. Ai vetëm dëshiron të jetë partner për gjëra tjera.

    Ajo i do miqtë tuaj më shumë se juve

    A ju ka lutur e dashura që ta qoni në ndejat e “popullarizuara”, por sapo keni arritur aty, ajo as që ju ka kushtuar kohë juve? A është ajo më shumë e interesuar të shoqërohet me miqtë tuaj sesa të rrijë me ju? Ajo me siguri po ju përdor për statusin tuaj shoqëror, ose të afrohet më shumë me miqtë tuaj që i pëlqen më shumë sesa juve.

    Ai dëshiron t' ju shtyj të bëni diçka më shumë sesa ajo që ju dëshironi të bëni

    Pasi që ju ja keni bërë të qartë se sa larg dëshironi të shkoni fizikisht (dhe ju duhet të ja bëni këtë shumë të qartë), i dashuri i juaj duhet të ndaloj menjëherë. Nëse ai tenton ta kaloj këtë limit edhe vetëm një herë të vetme, ai nuk po ju respekton si i ka hije një të dashuri të mirë.

    Ajo është e fiksuar që të rrijë vetëm me ju

    Një e dashur që ju dashuron juve do të jetë e lumtur që të rrijë me shoqërinë tuaj, motrën tuaj më të vogël bile edhe me prindërit tuaj për një kohë. Nëse ajo gjithmonë mundohet t’i nxjerr ata nga dhoma, ajo duket që nuk është e interesuar të bëj lidhje me ju si person... gjithashtu është e mundshme që ajo po ju përdor juve vetëm si dikë për ta puthur.

    Ai ju kërkon gjëra që nuk ju kthen më

    Një i dashur duhet të respektoj çdo aspekt të tuajin, duke bashkangjitur këtu edhe gjërat  tuaja. Nëse ju gjithmonë ofroni të paguani dhe ai nuk e bënë këtë asnjëherë, ose nëse ju i jepni gjëra që ai asnjëherë nuk ju kthen, atëherë ai nuk po ju trajton me respektin që ju e meritoni.










    Postuar nga: Barsela

    Data: 06/09/2013

    ikub#: 1309060161

    Shfleto artikuj te tjere per: E DASHURA, I DASHURI, SHENJAT, SHFRYTEZIMI,

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2015 ikub.al