Back

Shenjat se i dashuri apo e dashura juaj po ju shfrytëzon

E gjitha çfarë ai ose ajo dëshiron nga ju është kontakti fizik

Pa keqkuptime - të puthesh është një gjë fantastike. Por në lidhje gjithashtu duhet që njiheni më mirë me njëri-tjetrin, gjithashtu të bëni edhe qejfe tjera. Nëse i dashuri juaj nuk ju fton për aktivitete tjera pos kontaktit fizik, atëherë mos u tallni me veten: Ai nuk dëshiron të jetë i dashuri i juaj. Ai vetëm dëshiron të jetë partner për gjëra tjera.

Ajo i do miqtë tuaj më shumë se juve

A ju ka lutur e dashura që ta qoni në ndejat e “popullarizuara”, por sapo keni arritur aty, ajo as që ju ka kushtuar kohë juve? A është ajo më shumë e interesuar të shoqërohet me miqtë tuaj sesa të rrijë me ju? Ajo me siguri po ju përdor për statusin tuaj shoqëror, ose të afrohet më shumë me miqtë tuaj që i pëlqen më shumë sesa juve.

Ai dëshiron t' ju shtyj të bëni diçka më shumë sesa ajo që ju dëshironi të bëni

Pasi që ju ja keni bërë të qartë se sa larg dëshironi të shkoni fizikisht (dhe ju duhet të ja bëni këtë shumë të qartë), i dashuri i juaj duhet të ndaloj menjëherë. Nëse ai tenton ta kaloj këtë limit edhe vetëm një herë të vetme, ai nuk po ju respekton si i ka hije një të dashuri të mirë.

Ajo është e fiksuar që të rrijë vetëm me ju

Një e dashur që ju dashuron juve do të jetë e lumtur që të rrijë me shoqërinë tuaj, motrën tuaj më të vogël bile edhe me prindërit tuaj për një kohë. Nëse ajo gjithmonë mundohet t’i nxjerr ata nga dhoma, ajo duket që nuk është e interesuar të bëj lidhje me ju si person... gjithashtu është e mundshme që ajo po ju përdor juve vetëm si dikë për ta puthur.

Ai ju kërkon gjëra që nuk ju kthen më

Një i dashur duhet të respektoj çdo aspekt të tuajin, duke bashkangjitur këtu edhe gjërat  tuaja. Nëse ju gjithmonë ofroni të paguani dhe ai nuk e bënë këtë asnjëherë, ose nëse ju i jepni gjëra që ai asnjëherë nuk ju kthen, atëherë ai nuk po ju trajton me respektin që ju e meritoni.

euromedica

Data postimit :06/09/2013
Ikub# :1309060161
Tags: E DASHURA I DASHURI SHENJAT SHFRYTEZIMI
Lexuar :3,698 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Burim tjeter nqs nuk shfaqet tek lista e burimeve:zeri.info
Burimi:Te Tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al