Back

Si te shkruani shpejt ne tastieren e kompjuterit?

 

Por kualiteti i shkrimit, mund të jetë një sfidë kur luftoni me kohën. Ja disa këshilla se si të shkruani më shpejt.
 
1. Organizimi i materialit mbi të cilin do shkruash
 
Organizoni materialin që doni të shkruani. Sa më i organizuar të jetë shkrimi aq më i kuptueshëm do të bëhet. Rekomandohet që të shkruani disa të dhëna rreth raportit në një letër. Për shembull, shtoni disa shënime, dhe pastaj mendoni rreth atyre pak fjalëve të cilat keni arritur ti shkruani. Gjithashtu mendoni rreth gjërave të cilat i dini rreth asaj që do të shkruani. Në letër mund të shkruani dhe disa citime, apo mendime të cilat ju duken interesante. Shkruani mendimet me titull se ku do ti vendosni, në fillim, mes, apo fund.
 
2. Gjeni fokusimin
 
Fokusimi është zemra e shkrimit, është gjëja e parë që lexuesit do ta kuptojnë. Çelësi i shkrimit të shpejtë është tek gjetja e fokusit që nga fillimi. Këshillohet që të shkruani “fjalë kyçe” të cilat mund të jenë të shpërndara në të gjithë materialin, por do t’ju duhet që të ktheheni tek ato dhe ti rregulloni kohë pas kohe, gjithashtu dhe mund të bëni vend tek ato për detaje.
 
3. Vetëm shkruani
 
Vetëm shkruani, ju nuk keni nevojë që të prisni deri në fund të kërkimeve tuaja. Filloni me shkrimin, sepse fillimi është më i rëndësishmi, gjithashtu nëse filloni me shkrimin më herët, do të keni më shumë kohë për tu marrë me detajet. Për të përfunduar një shkrim para afatit, vendosni një afat, i cili është më i hershëm se ai final.
 
4. Praktikoni
 
Ju ndoshta nuk do ta kuptoni, por ju jeni duke e praktikuar shkrimin e shpejtë tashmë. Ne shkruajmë mesazhe, bëjmë biseda me shokë. Në një farë mënyre, kjo shndërrohet në një aftësi shkrimi më të shpejtë. Shkrimi në Twitter është një mënyrë e mirë e praktikimit të shkrimit të shkurtër dhe me kuptim. (qysh.me)

Data postimit :27/10/2012
Ikub# :1210270087
Tags: KOMPJUTER SHKRIM
Lexuar :2,419 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al