Back

Për Avokatin e Popullit.

L I G J

Nr.8454, date 4.2.1999

PER AVOKATIN E POPULLIT


Ne mbeshtetje te neneve 60-63, 81 dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TE PERGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Objekti i ketij ligji eshte percaktimi i rregullave te organizimit dhe te funksionimit te Avokatit te Popullit.

Neni 2

Detyrat e Avokatit te Popullit

Avokati i Popullit mbron te drejtat, lirite dhe interesat e ligjshem te individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e te parregullta te organeve te administrates publike, si dhe te te treteve qe veprojne per llogari te saj.
Avokati i Popullit i udhehequr nga parimet e paanesise, konfidencialitetit, profesionalizmit dhe pavaresise ushtron veprimtarine ne mbrojtje te te drejtave dhe te lirive te njeriut, te parashikuara ne dispozita kushtetuese dhe ne ligje. Dispozitat e ketij ligji zbatohen edhe per mbrojtjen e te drejtave te te huajve, te cilet jane ose jo rezidente te rregullt ne Shqiperi, te refugjateve, si dhe te personave pa shtetesi qe ndodhen ne territorin e Republikes se Shqiperise, sipas kushteve te parashikuara ne ligj.

Neni 3

Kushtet per t'u zgjedhur Avokat i Popullit

Avokat i Popullit mund te jete çdo person qe ploteson keto kushte:
a) te jete shtetas shqiptar;
b) te kete njohuri dhe veprimtari te shquara ne fushen e lirive dhe te drejtave te njeriut dhe te ligjit;
c) te shquhet per aftesi profesionale dhe figure te paster etiko-morale;
ç) te mos jete denuar penalisht;
d) te mos jete deputet ne legjislaturen e Kuvendit qe ben propozimin a zgjedhjen e tij.


KREU II

ZGJEDHJA, HEQJA DHE TE DREJTAT E AVOKATIT TE POPULLIT

Neni 4

Menyra e zgjedhjes se Avokatit te Popullit

Avokati i Popullit zgjidhet nga tri te pestat e te gjithe anetareve te Kuvendit.

Neni 5

Kohezgjatja ne detyre

Avokati i Popullit zgjidhet ne detyre per nje periudhe prej pese vjetesh me te drejte rizgjedhjeje.

Neni 6

Imuniteti dhe paga

Avokati i Popullit paraqet raport vjetor perpara Kuvendit. Avokati i Popullit raporton perpara Kuvendit kur i kerkohet prej ketij, si dhe mund t'i kerkoje Kuvendit te degjohet per çeshtje qe ai i çmon si te rendesishme. Avokati i Popullit gezon imunitetin e gjyqtarit te Gjykates se Larte. Paga e tij barazohet me ate te Kryetarit te Gjykates se Larte.

Neni 7

Mbarimi i funksionit te Avokatit te Popullit

Funksioni i Avokatit te Popullit mbaron:
a) kur jep doreheqjen;
b) kur mbaron afati 5-vjeçar i qendrimit ne kete funksion;
c) me vdekjen e tij;
ç) kur shkarkohet.

Neni 8

Heqja nga funksioni i Avokatit te Popullit

Avokati i Popullit shkarkohet nga funksioni vetem ne rastet kur:
a) eshte denuar me nje vendim gjykate te formes se prere;
b) eshte i paafte menderisht a fizikisht per te ushtruar funksionet e tij;
c) kryen veprimtari ne kundershtim me parashikimet e nenit 10 te ketij ligji;
ç) nuk paraqitet ne detyre per me shume se 3 muaj.
Mocioni per shkarkimin e Avokatit te Popullit behet se paku me 1/3 e deputeteve te Kuvendit.
Vendimi per shkarkimin nga funksioni te Avokatit te Popullit merret me 3/5 e votave te deputeteve te Kuvendit.

Neni 9

Zgjedhja e Avokatit te ri te Popullit

Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit brenda nje muaji nga mbarimi apo shkarkimi nga funksioni. Deri ne zgjedhjen e Avokatit te ri te Popullit, si per rastet kur Avokati i Popullit eshte i pamundur te kryej detyrat, funksionin e tij do ta kryeje komisioneri me i vjeter ne detyre.

Neni 10

Papajtueshmerite me funksionin e Avokatit te Popullit

Avokati i Popullit ndalohet te beje pjese ne parti apo organizata politike, te kryeje veprimtari tjeter politike shteterore e profesionale dhe te marre pjese ne organizmat drejtues te organizatave shoqerore, ekonomike dhe tregtare. Ai mund te ushtroje te drejten si autor e mesimdhenes.

Neni 11

Sigurimi i punes se meparshme te Avokatit te Popullit

Me mbarimin e funksionit sipas shkronjave "a" e "b" te nenit 7, Avokati i Popullit ka te drejte te rimarre funksionin ose punen publike qe kishte para zgjedhjes si Avokat i Popullit. Kur kjo nuk eshte e mundur, duhet t'i sigurohet nje pune e barazvlefshme me ate qe ai kishte perpara zgjedhjes ne detyren e Avokatit te Popullit.

KREU III

ANKESAT, RREGULLAT E SHQYRTIMIT TE ÇESHTJEVE
DHE KOMPETENCAT E AVOKATIT TE POPULLIT

Neni 12

E drejta per t'u ankuar

Çdo individ, grup individesh ose orgnizata joqeveritare, qe pretendojne se u jane shkelur te drejtat dhe lirite dhe interesat e tyre te ligjshme nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e te parregullta te organeve te administrates publike, kane te drejte te ankohen ose te njoftojne Avokatin e Popullit dhe te kerkojne nderhyrjen e tij per venien ne vend te se drejtes ose lirise se shkelur.
Avokati i Popullit duhet te ruaje fshehtesine nese e sheh te arsyeshme, si dhe nese kjo kerkohet nga personi qe ben ankesen, kerkesen, apo njoftimin.

Neni 13

Fillimi i shqyrtimit te çeshtjes

Avokati i Popullit fillon proceduren e shqyrtimit te çeshtjes kur veren ose dyshon se ka ndodhur nje shkelje e se drejtes, ne baze te ankeses apo te kerkeses se personit te interesuar ose te demtuar, si dhe me nismen e vet, per raste te veçanta te bera publike, por me pelqimin e te interesuarit ose te demtuarit.

Neni 14

Kushtet e pranimit te ankesave, kerkesave apo njoftimeve

Avokati i Popullit mund te mos filloje ose nderpret hetimin ne qofte se e njejta çeshtje eshte vendosur ose eshte ne shqyrtim nga prokuroria apo gjykata. Ne keto raste ai ka te drejte te kerkoje informacion prane ketyre organeve.

Neni 15

Moskerkimi i formes per ankesat dhe njoftimet

Per ankesat, kerkesat dhe njoftimet drejtuar Avokatit te Popullit nuk kerkohet ndonje forme e caktuar, por ato duhet te shprehin qarte objektin e ankimit ose te kerkeses. Avokati i Popullit nuk pranon ankesa ose kerkesa anonime.

Neni 16

Sherbim pa pagese

Çdo sherbim qe behet nga Avokati i Popullit lidhur me ankesat, kerkesat e njoftimet eshte pa pagese.
Neni 17

Administrimi i ankesave ose njoftimeve nga Avokati i Popullit

Avokati i Popullit, pasi njihet me ankesen, kerkesen apo njoftimin per nje shkelje, vendos:
a) ta pranoje ose jo çeshtjen per shqyrtim;
b) t'i ktheje pergjigje te interesuarit, duke i treguar te drejtat dhe rruget nepermjet te cilave ai mund ta mbroje kete te drejte;
c) t'ia kaloje çeshtjen organit kompetent.
Ne te gjitha rastet e mesiperme, Avokati i Popullit njofton te interesuarit brenda 30 ditesh nga dita e marrjes se ankeses, kerkeses ose njoftimit.

Neni 18

Procedura pas pranimit te ankeses, kerkeses apo njoftimit
per shqyrtim

Pas pranimit te ankeses, kerkeses apo njoftimit per shqyrtim, Avokati i Popullit kryen njeren nga veprimet e meposhtme:
a) Ndermerr vete nje proces hetimi;
b) kerkon shpjegime nga organet e administrates, si dhe prokuroria, ne rastet e arrestimeve dhe ndalimeve;
c) i rekomandon Kontrollit te Larte te Shtetit te ushtroje funksionet e veta.

Neni 19

Procedura e hetimit

Ne rastet kur vendos te kryeje hetime te pavarura, Avokati i Popullit ka te drejte:
a) te kryeje hetime ne vend;
b) te kerkoje shpjegime nga çdo organ i administrates qendrore dhe vendore, si dhe te marre çdo dosje apo material qe ka lidhje me hetimin;
c) te marre ne pyetje çdo person, qe, sipas tij, eshte i lidhur me çeshtjen nen hetim;
ç) te kryeje ose te kerkoje ekspertiza.

Neni 20

E drejta per te kerkuar informacione
apo dokumente sekrete shteterore

Avokati i Popullit ka te drejte te kerkoje edhe informacione apo dokumente, qe lidhen me çeshtjen ne shqyrtim, te klasifikuara si sekret shteteror. Ne keto raste ai eshte i detyruar te respektoje kerkesat per ruajtjen e sekretit shteteror.

Neni 21

Veprimet pas perfundimit te hetimit dhe kompetencat

Pas perfundimit te hetimit, Avokati i Popullit kryen keto veprime:
a) I shpjegon ankuesit se te drejtat e tij nuk jane shkelur;
b) paraqet rekomandime per venien ne vend te se drejtes se shkelur tek organi administrativ qe, sipas tij, ka shkaktuar shkelje te te drejtave dhe lirive;
c) paraqet rekomendime per marrje masash per venien ne vend te se drejtes se shkelur tek organi epror i organit qe ka shkaktuar shkeljen;
ç) i rekomandon prokurorise te filloje hetime ne qofte se veren se eshte konsumuar figura e nje vepre penale;
d) per shkelje te renda, te vena re, i propozon çdo organi, si dhe Kuvendit, shkarkimin e funksionareve qe jane kompetence e tyre;
dh) per shkelje te te drejtave nga organet e pushtetit gjyqesor, pa nderhyre ne proceduren qe ato zbatojne, Avokati i Popullit i ben te ditur shkeljet organit kompetent;
d) u rekomandon personave te demtuar te paraqesin padi ne gjykate.
Rastet e mesiperme nuk perjashtojne njeri-tjetrin.

Neni 22

Detyrimi i organeve te administrates
per t'iu pergjigjur rekomandimeve te Avokatit te Popullit

Organet, te cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar nje rekomandim, kerkese apo propozim per shkarkim, duhet ta shqyrtojne rekomandimin, kerkesen apo propozimin per shkarkim dhe te kthejne pergjigje brenda 30 ditesh nga data e dergimit te rekomandimit, kerkeses apo propozimit per shkarkim. Pergjigjja duhet te permbaje shpjegime te arsyetuara per çeshtjen ne fjale, si dhe çfare veprimesh, mosveprimesh apo masash ka ndermarre ai organ.

Neni 23

Ndjekja e metejshme e çeshtjes nga Avokati i Popullit

Ne rast se Avokati i Popu llit nuk i quan te mjaftueshme pergjigjet ose masat e ndermarra nga organi, ai ka te drejte ta ndjeke çeshtjen tek organi me i larte ne hierarki. Ne rastet e perseritura, si dhe kur organi perkates nuk reagon ndaj rekomandimeve te Avokatit te Popullit, ky i fundit mund t'i drejtohet edhe Kuvendit me nje raport, duke propozuar edhe masa konkrete per venien ne vend te se drejtes se shkelur.

Neni 24

E drejta e Avokatit te Popullit per rekomandime legjislative

Kur Avokati i Popullit veren se eshte vete permbajtja e ligjit ose e akteve te tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qe krijon premisa per shkelje te te drejtave te njeriut, te njohura nga Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka te drejte:
a) t'u rekomandoje organeve qe kane te drejten ligjvenese te bejne propozime per ndryshimin dhe permiresimin e ligjeve;
b) t'u propozoje organeve te administrates ndryshimin ose permiresimin e akteve nenligjore;
c) t'i rekomandoje Gjykates Kushtetuese shfuqizimin e akteve te tilla.

Neni 25

Personat dhe aktet jashte juridiksionit te Avokatit te Popullit

Jane jashte juridiksionit te Avokatit te Popullit personat dhe aktet e meposhtme:
a) Presidenti i Republikes
b) Kryetari i Keshillit te Ministrave
Gjithashtu, jane jashte juridiksionit te Avokatit te Popullit:
a) ligjet dhe aktet e tjera normative
b) urdhrat me karakter ushtarak te forcave te armatosura
c) vendimet e gjykatave
Pa cenuar shkronjen "c" te ketij neni, Avokati i Popullit pranon ankesa, kerkesa apo njoftime per shkelje te te drejtave te njeriut, qe rrjedhin nga administrata e pushtetit gjyqesor dhe procedurat gjyqesore. Hetimi i Avokatit te Popullit nuk prek pavaresine e gjykates ne marrjen e vendimit.


KREU IV

MARREDHENIET E AVOKATIT TE POPULLIT ME KUVENDIN,
INSTITUCIONET E TJERA SHTETERORE DHE ME ORGANIZATAT JOQEVERITARE

Neni 26

Raportimi ne Kuvend

Avokati i Popullit paraqet ne Kuvend nje raport vjetor, i cili diskutohet ne seance plenare. Nje kopje e ketij raporti i dergohet Presidentit te Republikes dhe Kryetarit te Keshillit te Ministrave.

Neni 27

Raportimet e veçanta ne Kuvend

Perveç raportimit ne kushtet e nenit 26, Avokati i Popullit mund te raportoje para Kuvendit me nismen e tij ose me kerkesen me shkrim te Kryetarit te Kuvendit ose te nje grupi deputetesh. Kryetari i Kuvendit vlereson nese ky raportim do te behet:
a) ne seance plenare;
b) me shperndarje te raportit;
c) ne komisionet e perhershme te Kuvendit.
Edhe ne keto raste, kopje te ketij raporti, i dergohen Presidentit te Republikes, Kryetarit te Keshillit te Ministrave, si dhe organit me te larte epror, vartesit e te cileve jane permendur ne raport.

Neni 28

Publikimi i raporteve

Raporti vjetor dhe raportet e veçanta behen publike dhe botohen jo me vone se nje muaj nga data e diskutimit ne Kuvend.
Botimi behet nga Kuvendi.


Neni 29

Pergatitja e raporteve per te drejtat e njeriut

Avokati i Popullit mund te ndihmoje dhe te jape mendime e rekomandime ne pergatitjen e raporteve dhe te dokumenteve te tjera, te hartuara nga shteti shqiptar, per te drejtat e lirite e njeriut ne Republiken e Shqiperise.

Neni 30

Bashkepunimi me organizatat joqeveritare

Ne kryerjen e funksioneve te veta, Avokati i Popullit bashkepunon ngushte me organizatat joqeveritare, duke marre, periodikisht, mendimet e tyre per gjendjen e te drejtave dhe te lirive te njeriut.
Avokati i Popullit, ne bashkepunim me organizatat joqeveritare, organizon, te pakten nje here ne vit, veprimtari kombetare per gjendjen e te drejtave dhe te lirive te njeriut ne Republiken e Shqiperise.


KREU V

KOMISIONERET, ZYRA E AVOKATIT TE POPULLIT DHE BUXHETI

Neni 31

Struktura

Zyra e Avokatit te Popullit ndahet ne 3 seksone te specializuara, ne krye te te cilave vendosen komisioneret.
Keto seksione jane:
1. Seksioni per organet e administrates qendrore, te pushtetit vendor dhe te te treteve, qe veprojne per llogari te tyre.
2. Seksioni per policine, sherbimin sekret, burgjet, forcat e armatosura dhe pushtetin gjyqesor.
3. Seksioni i pergjithshem per trajtimin e çeshtjeve jashte fushave te mesiperme, per bashkepunimin me organizatat joqeveritare dhe per studimet e veprimtarise ne fushen e te drejtave dhe te lirive te njeriut.

Neni 32

Emerimi i nje perfaqesuesi vendor

Ne rastet kur Avokati i Popullit e sheh te arsyeshme, ai mund te emeroje nje perfaqesues te tij vendor per nje çeshtje dhe kohe te caktuar. Organet e pushtetit vendor kane per detyre ta pajisin kete perfaqesues me zyre, si dhe t'i krijojne kushtet e nevojshme te punes, per zbatimin e gjithe kerkesave te ketij ligji. Ky perfaqesues paguhet nga buxheti i Avokatit te Popullit.

Neni 33

Zgjedhja e komisionereve dhe paga e tyre

Komisioneret zgjidhen nder juristet me te shquar, per nje mandat 3-vjeçar me te drejte rizgjedhjeje.
Zgjedhja e tyre behet nga Kuvendi me propozimin e Avokatit te Popullit. Per zgjedhjen e komisionereve zbatohen kushtet e parashikuara ne nenin 3 dhe ne nenin 10 te ketij ligji. Paga e komisionereve eshte sa dy te tretat e pages se Avokatit te Popullit.

Neni 34

Mbarimi i funksionit dhe heqja e komisionereve

Rregullat e permendura ne kete ligj per mbarimin e funksionit dhe heqjen e Avokatit te Popullit zbatohen edhe per komisioneret.
Ne rastin e largimit te komisionereve, me mbarimin e afatit 3-vjeçar dhe ne rastet e percaktuara ne shkronjat "a", "c" dhe "ç" te nenit 7 dhe ne rastet e parashikuara nga neni 8 i ketij ligji, Avokati i Popullit brenda nje muaji i propozon Kuvendit zgjedhjen e nje komisioneri te ri.

Neni 35

Personeli i zyres se Avokatit te Popullit

Personeli i zyres se Avokatit te Popullit ben pjese ne sherbimin civil te Republikes se Shqiperise.

Neni 36

Buxheti i Avokatit te Popullit

Mjetet financiare te Avokatit te Popullit perballohen nga buxheti i shtetit, ku Avokati i Popullit ka nje kre te veçante.
Projektbuxheti propozohet nga Avokati i Popullit ne Komisionin e Perhershem te Ekonomise, Financave dhe Privatizimit, i cili e paraqet per miratim ne Kuvend, ne perputhje me ligjin nr.8379, date 29.7.1998 "Per hartimin dhe zbatimin e buxhetit te shtetit".
Avokati i Popullit duhet te pergatise per çdo vit llogarite e veta, ne perputhje me ligjin nr.8379, date 29.7.1998 "Per hartimin dhe zbatimin e buxhetit te shtetit". Llogarite financiare te institucionit te Avokatit te Popullit kontrollohen nga Kontrolli i Larte i Shtetit.

Neni 37

Donacionet qe mund t'i jepen Avokatit te Popullit

Avokati i Popullit mund te perfitoje nga donacione te ndryshme financiare ose materiale. Donacionet duhet te jene pa kushte qe mund te kompromentojne pavaresine, paanesine dhe kushtetushmerine e veprimtarise se Avokatit te Popullit. Donacionet duhet te deklarohen dhe te shenohen ne nje regjister qe zyra e Avokatit te Popullit mban per kete qellim. Ne fund te vitit, Avokati i Popullit detyrohet te çoje nje kopje te regjistrit me hyrjet dhe daljet ne Kontrollin e Larte te Shtetit dhe nje kopje ne Komisionin e Perhershem te Ekonomise, Financave dhe Privatizimit. Regjistri duhet te permbaje llojin e ndihmes, masen, kohen, subjektin qe jep donacionin dhe menyren e levrimit te donacionit. Regjistri duhet te permbaje edhe identitetin dhe nenshkrimin e dhuruesit.

KREU VI

DISPOZITA TRANZITORE

Neni 38

Dispozita tranzitore

Brenda dy muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji Kuvendi zgjedh Avokatin e Popullit.
Avokati i Popullit jo me vone se nje muaj nga zgjedhja e tij i ben propozimin Kuvendit per zgjedhjen e komisionereve.

Neni 39

Rregullorja e brendshme

Brenda 3 muajve nga zgjedhja e tij Avokati i Popullit, ne bashkepunim me komisioneret, harton rregulloren e brendshme te punes.

Neni 40

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.


Shpallur me dekretin nr.2314, date 11.2.1999 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Rexhep Meidani

Data postimit :04/02/1999
Ikub# :902040047
Tags: AVOKATI I POPULLIT
Lexuar :950 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:03/02/1999
Numri i neneve:40
Propozuar nga:Këshilli i Ministrave
Data e miratimit:02/11/1999
Statusi i ligjit:I ndryshuar
Data e ligjit:02/04/1999
Numri i fletores zyrtare:5
Data e fletores zyrtare:02/15/1999
Fushat e veprimit te aktit:Avokat i Popullit
Faqja e fletores zyrtare:152
Numri i ligjit:8454

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al