Back

Problemet më të mëdha seksuale te meshkujt dhe femrat

Një në çdo tre burra dhe gjysma e të gjitha grave kanë probleme kur bëjnë seks. Sado e çuditshme t’u duket kjo, fatkeqësisht është e vërtetë. Dhe për ata që vuajnë nga këto probleme seksuale, ky është një shqetësim shumë i madh. Sipas studimeve të kryera në shumë vende të zhvilluara të botës, disa nga problemet seksuale kryesore, nga të cilat vuajnë burrat e të gjitha moshave dhe vendeve janë më tepër psikologjike e psikofizike. Problemet më të mëdha seksuale të burrave sipas studimeve janë: rënie e interesit për seks, vuajnë nga ejakulacioni i parakohshëm, vuajnë një nga format e impotencës seksuale mashkullore, vuajnë nga ankthi i performancës në dhomën e gjumit, a do të jenë në gjendje ta luajnë mirë rolin e tyre si partnerë seksualë, etj.
 Problemet kryesore seksuale të grave janë: rënie e interesit për marrëdhënie seksuale, janë të paafta të arrijnë kënaqësinë seksuale (orgazmën), ndjejnë dhembje gjatë aktit seksual (dispareunia dhe vulvodinya), etj.
 

 Problemet seksuale
 Në këto konkluzione kanë arritur shumë studime të kryera në shumë klinika, por në muajt e fundit janë komunikuar nga kërkuesit e “University Medical School ” në Londër në revistën e njohur Angleze “British Medical Journal”. Sipas studimeve problemet seksuale edhe kur mjekohen vazhdojnë t’i shqetësojnë njerëzit për shumë kohë dhe tek disa të tjerë mbetën permanente. Shumë burra dhe gra me probleme seksuale thonë se vuajtja e tyre është aq e fortë fizikisht dhe psikologjikisht sa i detyron ta evitojnë tërësisht marrëdhënien seksuale. Një problem tjetër serioz është se shumë njerëz që vuajnë nga problemet seksuale nuk kërkojnë ndihmë mjekësore ose mjekim kur kanë probleme të tilla. Studimi kombëtar Anglez tregoi se vetëm njëri nga dhjetë burra që vuajnë (10%) dhe njëra nga pesë gra që vuajnë (20%) kërkojnë ndihmë mjekësore.
 

 Kultura dhe edukata seksuale
 Këto konkluzione të studimeve sugjerojnë se duhet patjetër të përmirësojmë mënyrën se si t’i zgjidhim problemet seksuale të njerëzve, të mendojmë si të përmirësojmë edukimin dhe konsultimin e marrëdhënieve seksuale, si të bëjmë edukimin mjekësor dhe përparimin profesional të doktorëve. Të gjitha ata që i lexojnë këto rreshta e kanë të qartë se kur situata është e tillë në vendet më të zhvilluara të Evropës dhe Botës, ku ka sistem shëndetësor të avancuar e të konsoliduar, si është ajo me këta lloj të sëmurë në vendin tonë, ku kultura dhe edukata seksuale mungon dhe ku shërbimi shëndetësor dhe kualifikimi i personelit mjekësor për problemet seksuale është ende i pazhvilluar.
 

 Shkaktarët e problemeve seksuale
 Çdo njeri që merret problemet e seksit nuk çuditet me këto të dhëna. Problemet seksuale janë në rritje, për vetë natyrën e marrëdhënies seksuale që është një akt shumë emocional, por edhe pse ato kanë lidhje shumë të ngushta me mënyrën e jetesës që bëjnë njerëzit sot. Ja disa nga shkaqet e kësaj gjendjeje të rëndë në vendin tonë:
 1-Varfëria, papunësia dhe shqetësimi për të mbajtur familjet i largon njerëzit nga jeta seksuale. Edhe për ata që gjejnë punë, punët janë të vështira, pa kushtet e duhura higjienike, shpesh me orë shumë të gjata dhe me njerëz që nuk ndjehen të sigurt në se do ta kenë punën e tyre përherë. Këta njerëz kur kthehen në shtëpi, (në qoftë se kanë një të tillë), shumica pa familje (emigrantë brenda dhe jashtë vendit). Sigurisht kjo lloj jetë nuk të bën të dëshirosh seks. Kush është i shqetësuar e i lodhur nuk dëshiron seks por dëshiron të çlodhet e të flejë.
 2- Në kushtet e jetës dhe ushqimit të keq vihet re një rritje e obezitetit (gra e burra të dhjamosur), e diabetit dhe sëmundjeve të zëmrës. Këto sëmundje janë të afta të prishin jetën seksuale të njerëzve. Në këto kushte, në shumë njerëz bije edhe niveli i testosteronit në gjak dhe ky hormon është ai që u jep, burrave dhe grave, dëshirën për seks.
 3- Ndarja e familjeve për arsye të emigracionit ekonomik ilegal e legal, ka bërë që shumë çifte veçanërisht të reja të jetojnë larg për shumë vite. Kjo është me pasoja të rënda personale shëndetësore fizike dhe psikologjike dhe dëmton jetën seksuale të domosdoshme të njerëzve. Pasojat e kësaj situate duken për ditë në jetën personave të veçantë dhe të shoqërisë në përgjithësi. Shumica e atyre që vuajnë këto pasoja të emigrimit, shpesh herë ilegal, janë të rinj e të reja që sapo e kanë filluar jetën familjare.
 

 Rëndësia e jetës seksuale
Jeta seksuale e mirë është me shumë rëndësi për të gjithë njerëzit. Për disa çifte kjo është pjesa më me rëndësi në marrëdhënien e tyre, për të tjerë, mund të jetë me më pak rëndësi, por të gjithë duhet ta dimë se marrëdhënia seksuale dashurore sjell përfitime reale fiziologjike dhe psikologjike për të gjithë dhe ajo nuk duhet të nënvlerësohet. Ja pse njerëzit me probleme seksuale duhet të kërkojnë ndihmë. Mjekësia nuk është e aftë t’i bëjë njerëzit më të pasur, ajo nuk eviton dot emigrimin, nuk u krijon dot kushte që të rrojnë më mirë e të mos kenë probleme të kësaj natyre. Por ne të gjithë duhet të dimë mirë se marrëdhënia seksuale e mirë dhe me dashuri, përgjithësisht, është e dobishme për jetën dhe duhet të përpiqemi të krijojmë ambient që këto probleme që pengojnë jetën seksuale t’i kapërcejmë.
 

 Të gjitha ata që kanë shqetësime seksuale duhet të kërkojnë ndihmë për të kapërcyer vuajtjen e tyre. Mos mendoni kurrë se jeni juve vetëm që vuani nga problemet seksuale, sepse janë shumë të tjerë që kanë probleme të kësaj natyre dhe që shumica mund të përfitojnë në qoftë se kërkojnë ndihmë. Jeta juaj do ta rritë kualitetin e saj. Një marrëdhënie seksuale e mirë e me dashuri, sjell përfitime të vërteta fiziologjike dhe psikologjike. Si qenie njerëzore ne kemi nevojë të prekemi./T.O/

euromedica

Data postimit :23/01/2013
Ikub# :1301230089
Tags: CIFT PROBLEME
Lexuar :1,451 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Burimi:ikub.al

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al