Back

SOT - Dita Botërore e Autizmit

Disa shtete, e quajnë prillin si Muaji i Autizmit, për të edukuar njerëzit rreth kësaj sëmundjeje. Asnjeri nuk e di me saktësi se çfarë e shkakton autizmin, por mjekët janë në një mendje kur thonë, se numri i rasteve me autizëm është në rritje.
Autizmi ndikon në mënyra të ndryshme tek çdo njeri që vuan nga kjo sëmundje. Njerëzit me autizëm, kanë vështirësi në komunikim, në marrëdhënie me të tjerët, në sjellje dhe në aftësinë për të mësuar. Disa njerëz me autizëm nuk mund të flasin. Të tjerë kanë nevojë për kujdes, ndërsa disa asnjëherë nuk arrijnë të jenë në gjendje që të jetojnë të pavarur.
Mjekët specialistë kanë zbuluar se diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm, përmirëson ndjeshëm aftësitë e fëmijëve me autizëm. Por terapia mund të ketë disa forma. Në San Diego të Kalifornisë, pesë-vjeçarja Jolena Gonzales ka një lidhje të veçantë një qen, që sipas nënës së saj, ka ndryshuar jetën e Jolenës.
“Aftësia e saj për të komunikuar është trefishuar brenda tre muajsh, që kur morëm qenin në shtëpinë tonë. Personaliteti i saj ka nisur të shfaqet, dhe tani ajo është më e shoqërueshme”.
Një program i ri kujdesi përdor qen shërbimi për të ndihmuar fëmijët me autizëm. Qentë i ndihmojnë fëmijët të qetësohen, dhe kjo bën të mundur që familjet e tyre të kenë një jetë më normale. Rebeka Kuk thotë se duke u kujdesur për qenin, vajza e saj ka fituar ndjenjën e përgjegjësisë që do t’a shoqërojë atë gjatë gjithë jetës.
“Ndryshimi që shoh tek vajza ime është se asaj i është dhënë mundësia të udhëheqë vetë jetën e saj, çka nuk e kishte më parë. Ajo mund sillet normalisht, të shkojë diku dhe të të bëjë gjëra që nuk i bënte më parë”.
Njerëzit më parë mendonin se personat me autizëm nuk mund të komunikojnë me të tjerët dhe kanë vështirësi të kuptojnë botën përreth. Por kjo përshtypje është e gabuar. 13-vjeçarja Keril Fleishmen ka shenja të rënda autizimi.
Babai i saj thotë: “Njerëzit mendonin se ajo ishte një fëmijë me të meta, dhe e paaftë për të komunikuar, prandaj e shmangnin.” Por prindërit e saj bënë të mundur që Keril të fillonte terapi për sjelljen dhe të folurin që kur ajo ishte 4 vjeç. Ajo nuk fliste dot, por një ditë nisi të përdortë kompiuterin.
“Ajo nisi të thoshte me rrokje fjalë të ndryshme, që ne nuk e dinim që ajo mund të fliste”. Keril filloi të tregonte se si e ndjen veten njeriu kur vuante nga një formë kaq e rëndë autizmi. “Njerëzit më shohin dhe mendojnë se jam e paaftë mendërisht, sepse nuk mund të flas, ose veproj ndryshe prej tyre.”
Keril nisi të shkruajë se si dëshironte që ta trajtonin si adoleshentët e tjerë. Arthur Fleishmen “Ne u shtangëm. Ne kuptuam se brenda saj fshihej një person inteligjent dhe i ndjeshëm që nuk e kishim njohur më parë”.
Mjekët specialistë thonë se historia e Keril ilustron idenë, që mendësia e përgjithshme rreth autizmit është e gabuar. Shkencëtarët thonë se numri i rasteve të autizmit është rritur ndjeshëm gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat nga qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se 1 në 150 fëmijë amerikanë vuan nga autizmi. Rreth 25 vjet më parë, numri ishte një në dy mijë fëmijë.
Nuk ka shifra të sakta se sa fëmijë në botë vuajnë nga autizmi. Megjithatë autoritet mjekësore thonë se ky numër është rritur. Ndonëse asnjeri nuk e di me saktësi shkakun e kësaj sëmundjeje, disa specialistë thonë se autizmi nxitet nga mjedisi. Kjo do të thotë se një ditë autizmi mund të trajtohet më me sukses dhe madje edhe të parandalohet.

 

Data postimit :02/04/2013
Ikub# :1304020021
Tags: AUTIZMI DITA BOTERORE FEMIJA SEMUNDJA
Lexuar :616 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Burimi:VOA

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al