Posto

  • Vetitë e panxharit


    Burimi: Keshilla.net



    Panxhari është unik për shkak të përmbajtjes së lartë të substancave antikancerogjene dhe karotenoideve. Kjo perime po ashtu është burim i shkëlqyer i acidit folik. Panxhari është i mbushur me antioksidantë, të cilat e mbrojnë organizmin nga plakja e parakohshme dhe e ndihmojnë në luftë kundër shumë sëmundjeve.

    Betacyanin është pigment, i cili i jep panxharit ngjyrën e tij të kuqe. Ky pigment absorbohet në gjak dhe rrit aftësinë e gjakut për të transferuar oksigjen edhe deri në 400 për qind.

    Mos i hidhni gjethet e panxharit. Ato janë të pasura me beta-karoten, acid folik, kalium, vitaminë C dhe hekur. Nga gjethi i panxharit mund të bëni qull të gjelbër apo ta përgatisni si spinaqin.

    Vetitë shëruese të panxharit
    • Panxhari është ilaç tradicional për leukemi. Kjo perime përmban aminoacidin betain, i cili ka veçori antikancerogjene. Terapia me panxhar, e cila nënkupton konsumimin e përditshëm të lëngut të panxharit apo panxhari i pazier, ka efekt pozitiv në leukemi dhe në shumë lloje të tjera të kancerit.
    • Konsumimi i rregullt i panxharit ndihmon kundër sëmundjeve, të shkaktuara me stresin oksidativ.
    • Fibrat, që i përmban panxhari, mund të zvogëlojnë nivelin e kolesterolit në gjak deri në 40 për qind.
    • Dihet që panxhari normalizon tensionin e gjakut.
    • Panxhari ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të arterieve. Konsumimi i rregullt i panxharit mund të ndihmojë venat e zgjeruara.
    • Edhe pse sasia e hekurit, të cilën e përmban panxhari, nuk është aq e lartë, kualiteti i tij është i jashtëzakonshëm. Hekuri nga panxhari është mjet i fuqishëm për pastrimin e organizmit nga toksinat dhe ndërtimin e gjakut. Pikërisht për shkak të kësaj panxhari është efikas në shërimin e shumë sëmundjeve, të shkaktuara nga toksinat.
    • Panxhari veçanërisht u rekomandohet femrave shtatzëna për shkak të përmbajtjes të madhe të acidit folik. Acidi folik mund të parandalojë shumë sëmundje tek të sapolindurit.
    • Lëngu i panxharit stimulon punën e mëlçisë dhe fshikëzës dhe parandalon mbylljen apo bllokimin.
    • Lëngu i panxharit në kombinim me lëngun e karotës është ilaç i shkëlqyer për artritin urik (gihtin), sëmundjet e veshkave dhe fshikëzës së urinës.
    • Dihet që panxhari mund të ndihmojë edhe në shumë sëmundje të tjera: kokë dhembja, dhimbja e dhëmbit, dizenteria, problemet e lëkurës, dhimbjet menstruale etj.

    Si të konsumohet panxhari?
    Panxharin mund ta konsumoni në formë të zier apo të pazier, të papërpunuar. Gjatë zierjes panxhari fatkeqësisht humb disa nga veçoritë e veta të vlefshme, për këtë arsye panxhari i pazier ka vetitë më të mëdha terapeutike. Gjatë dimrit është i njohur panxhari turshi. Panxharin e pazier po ashtu mundeni edhe ta grimconi dhe t’ia shtoni sallatës suaj të preferuar.



    Share:


    euromedica

    Postuar nga: a.k

    Data: 01/04/2011

    ikub#: 1104010091

    Shfleto artikuj te tjere per: KURUESE, VETI,

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al