Back

Si flene foshnjet e porsalindura

Eshte e veshtire te mesosh nje te porsalindur me nje ritem gjume/zgjuar te ngjashem me tuajin por eshte nje hap i nevojshem per mireqenien e tij dhe tuaj. Ne vendosjen e orareve te pushimit dhe gjumit te nates duhet te marrim parasysh nevojat e te dyve dhe jo vetem te prinderve te cilet mund te jene burim i stresit per femijen. Ne muajt e pare, femija zgjohet te pakten dy here gjate nates per te ngrene (dhenia e gjirit), nje zakon qe gradualisht do te ulet ne nje dhe me pas te eleminohet plotesisht. Shpesh femijet fillojne ne menyre spontane te mos kerkojne qumeshtin gjate nates, perndryshe duhet te pyesni pediatrin se si mund te shtoni sasine e qumeshtit gjate dites per te marre femija oren e plote te gjumit.

Zgjimet gjate nates jo te lidhur me urine jane normale dhe mund te vazhdojne per disa vite me radhe. Edhe ne te rriturit shpesh zgjohemi gjate nates por ne shumicen e rasteve menjehere perpiqemi te fleme duke mos kuptuar qe edhe jemi zgjuar. Per femijet e vegjel nuk eshte kaq e thjeshte sepse nuk dine si te flene gjume, mund te duket e cuditshme por pasi te kuptoni kete dinamike gjithcka do te jete me e thjeshte.

Si ta mesojme nje foshnje per te fjetur?

Ajo qe per ne eshte nje funksion krejt natyral si gjumi, per femijet me shume ose me pak te rritur mund te jete nje traume. Gjeja e pare qe duhet te beni eshte te krijoni nje rutine te perditshme qe eshte e realizueshme. Eshte e kote te mesoni femijen per ta vene ne gjume me nje ritual qe nuk mund te perseritet cdo mbremje per muaj me rradhe. Mbani mend nevojat tuaja shtepiake duke u perpjekur te ndiqni keshillen e atyre qe e kane kaluar para jush. Dhe mos harroni qe asnje femije nuk eshte njesoj me te tjeret dhe ajo qe ka funksionuar per niperit e mbesat tuaja nuk mund te funksionoje per rastin tuaj.

Banja

Nje nga ritualet me te zakonshme per nje gjume te mire eshte dushi dhe nevojitet se paku nje ore nga koha juaj cdo mbremje. Per ta realizuar sa me mire pergatisni nje banjo te ngrohte me nje ndricim te lehte te qirnjve ose dritave te pasqyres se banjos. Nuk duhet te jete nje banjo argetuese, mos perdoni lodrat dhe kenget. Pas 10 minutash mbeshtilleni femijen me nje peshqir te ngrohte dhe perkedheleni per disa minuta. Ndersa jeni duke i veshur rrobat e gjumit perkedheleni lehtesisht dhe me qetesi, duke i treguar dicka me ze te ulet dhe ngadale. Ne dimer edhe pizhamat eshte mire qe te jene gjithmone te ngrohta per t’i lene atyre ndjesine se jane ende te barkun e nenes. Nese vini re pas disa netesh se dushi ne vend qe ta qetesoje femijen e acaron ate, nderpriteni menjehere ritualin dhe provoni dicka tjeter.

Shetitja e mbremjes

Shetitja ne mbremje mund te jete e dobishme per te nxitur gjumin, por nese behet ne menyre rigoroze ne kembe. E rendesishme eshte te zgjidhni nje zone te qete, pa trafik dhe te mbani nje hap kostant e te lehte.

Terapia kangur

Eshte shume e thjeshte per te konsideruar terapine kangur nje teknike per te mesuar femijet te flene. Kjo praktike gjithnje e me shume e perdorur, ne rastin tone gjate nates nxit gjumin dhe mund te behet qofte nga nena edhe nga babai.
Femija rregullon frymemarrjene tij me ate te prinderit dhe per kete arsye eshte e rendesishme qe edhe vete ju te jeni ne nje gjendje relaksi.
Vogelushet duhet te vendosen ne shtratin e tyre kur jane ende zgjuar sepse kupton qe ai eshte vendi ku duhet te fle.

euromedica

Data postimit :10/02/2012
Ikub# :1202100062
Tags: FOSHNJE GJUMI
Lexuar :2,512 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Burimi:Infoalbania

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al