Back

Si te kujdesemi per higjenen e gojes te foshnjet

Kam vërejtur një shenjë bardhësie në gojën e foshnjes sime, çfarë mund të jetë?

Kjo me gjasë është infeksion fungal i cili mund të shkaktojë një sërë problemesh në gojën e foshnjes. Foshnja këtë infeksion mund ta ketë “marrë” në kanalin e lindjes, si infeksion monolie. Kjo është këpurdha candida albicans, banor i rregullt i vaginës dhe i gojës.

Kjo këpurdhë paraqitet në gojën e foshnjes, por mund ta gjeni edhe në pjesët e mbrendshme të faqeve, në gjuhë, në dhëmballë. Në gisht vendosni një gazë sterile dhe treteni në tretësirën e sodë bikarboni dhe ujë, dhe lyeni gjuhën, gojën, dhe pjesët e mbrendshme të faqeve. Që të mos përhapet ky infeksion, lyeni gojën e foshnjes me daktanol, dhe lyeni me të edhe majat e thithkave. Nëse vëreni ndonjë përkeqsim, konsultohuni me mjekun.

Foshnja ka shenja të bardha të vogla në dhëmballë, a paraqesin këto ndonjë rrezik?

Jo, ju nuk do të besoni por këto janë dhëmbët e foshnjes suaj. Tek disa foshnja ndodh që dhëmbët të dalin pranë dhëmballave. Mundësia tjetër është që këto të jenë cista të vogla, të mbushura me lëng. Këto lloj cistash janë të zakonshme dhe shpejt do të zhduken pa kurrfarë problemi, ndërsa dhëmballat e foshnjes do të jenë të pastra dhe me ngjyrë roze të qelur.

I posalinduri im ka pikëza të bardha/verdha në gjuhë, a duhet të shqetesohem?

Pikëzat e bardha në të verdhë në dhëmballa të posalindurit janë të njohura si margaritarët e Epshtajnit. Këto njolla gjithashtu nuk janë të pazakonshme, e as nuk egziston ndonjë arsye mjekësore për paraqitjen e tyre. Mos u brengosni do të zhduken së shpejti.


Data postimit :22/06/2011
Ikub# :1106220056
Tags: FOSHNJE
Lexuar :2,895 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al