Posto

  • Kushtet e vertetimit gjyqesor te fakteve juridike, si nje lloj i vecante i gjykimeve civile.



         Duke pare nenin 388/1 K.Pr.C del se vertetimi gjyqesisht I nje fakti juridik parashikohet ne kushte te vecanta dhe me elemente specifike proceduriale. Keshtu, per te patur nje proces civil me objekt vertetimin e nje fakti juridik duhet te plotesohen keto kerkesa te ligjit: 1- nga fakti juridik qe do te vertetohet te varet lindja, ndryshimi,ose shuarja e te drejtave personale ose pasurore te nje personi, pra ky I fundit te kete interes juridik nga vertetimi I faktit ( t’I vijne pasoja juridike). 2- Akti qe percakton faktin eshte zhdukur, ka humbur dhe nuk mund te behet perseri ose nuk mund te merret me ndonje rruge tjeter.

         Duke i analizuar nje nga nje keto dy kushte te ketij gjykimi ato behen me te qarta. Kjo I sherben gjithashtu dhe problemit qe haset sot ne praktike se kur duhet, dhe kur jo, te zhvillohet ky proces gjyqesor.
     
    1. Interesi juridiki, si nje kusht per zhvillimin e procesit civil te vertetimit te faktit juridik
     
         1.Kuptimi i interesit juridik
     
         Me interes juridik do te kuptojme dobine personale te nje subjekti procedurial per te kerkuar zhvillimin e nje gjykimi me qellim: a) njohjen nga gjykata te nje fakti ose te drejte, prej te cilit subjektit I vijne pasoja juridike. b) rivendosjen e nje te drejte te mohuar ose te shkelur nga nje tjeter, per te cilen subjekti pretendon se I takon.Nga ky perkufizim del se interesi juridik si koncept paraqitet ne dy forma: a) njohja e nje fakti a nje te drejte me pasoja juridike; b)rivendosje e nje te drejte. Duke kujtuar dhe nocionet e kerkeses e te kerkese- padise, del se ne gjykate interesi juridik qe rrjedh nga njohja e nje fakti kerkohet me kerkese, kurse interesi juridik qe rrjedh nga rivendosja e nje te drejte kerkohet me kerkese- padi ( me poshte do te permendet me termin PADI).
     
         Per te plotesuar kuptimin e interesit juridik I referohemi dhe nenit 32 K.Pr.C. qe e parashikon ate: "Padia ngrihet vetem kur personi ka interes te ligjshem ne njohjen ose rrezimin e nje pretendimi". Ky titull ( nenet 31- 34 K.Pr.C) jep kuptimin material te padise si nje e drejte themelore per te realizuar interesat me ane te gjykates, por jo edhe kuptimin formal si akt juridik. Lidhur me aktin juridik, e drejta e personit realizohet me kerkese ose me padi, sic u shpjegua me siper. E cituam permbajtjen e ketij neni per te patur parasysh qe nje interes duhet detyrimisht te jete I ligjshem . Nese nje interes eshte I paparashikuar nga ligji ( pra, pa pasoja juridike) ose I kundraligjshem, ai nuk quhet se ploteson kushtin per inicimin e nje procesi civil. P.sh. nuk mund te ngresh nje padi per te detyruar nje subjekt me nje detyrim periodik ne te holla pa nje baze ligjore, apo te detyrosh ate te te jape tre arme zjarri. Kjo, sepse tek e para s’ka parashikim nga ligji, kurse tek e dyta kemi kundraligjshmeri. si perfundim, interesi juridik duhet te jete I parashikuar nga ligji e te mos jete I kundraligjshem, kusht ky qe vlen si per padine, ashtu edhe per kerkesen.
     
         Dobia personale ( pra interesi juridik) e subjektit qe inicion nje proces civil per vertetimin e faktit juridik mund te jete ne forma te ndryshme. Keshtu, nga vertetimi gjyqesor I nje fakti juridik atij mund t’I linde e drejta per pension kur verteton vjetersine ne pune, e drejta e pronesise tek vertetimi I faktit juridik te pronesise etj.Gjithashtu, po keto te drejta mund te ndryshohen ose shuhen nga vertetimi I fakteve juridike te ndryshme.
     
         2. Roli i interesit juridik si kusht ne procesin civil te vertetimit te faktit juridik.
     
         Nje ceshtje mjaft e diskutueshme eshte se cdo te behet kur nje subjekt, megjithese nuk ka interes juridik, inicon nje proces te tille. Kur shpjeguam me siper kuptimin e interesit juridik, thame qe duhet te jete I ligjshem ( pra, me ligj te jete parashikuar ardhja e pasojave juridike) per te nisur nje proces civil. Kujtojme ketu se me legjitimitet aktiv te nje kerkuesi do te kuptojme verifikimin e ligjshmerise se kerkimeve te tij. Nga bashkimi I ketyre dy nocioneve juridike rrjedh: Nese nje kerkues kerkon inicimin e nje procesi per nje interes te paparashikuar ne ligj, pra kur atij I mungon interesi juridik, atehere ne momentin kur te verifikohet ligjshmeria e kerkimeve te tij ( pra, ne momentin e legjitimit) ai nuk do te legjitimohet.
         Ceshtja nderlikohet dhe me tej per faktin se cdo te vendose gjykata kur te konstatoje mungesen e legjitimitetit aktiv te kerkuesit? Per kete ka dy versione: a)pushimi I gjykimit te ceshtjes. b) rezimi I kerkeses.
     
         Njeri grup dhe nje pjese e praktikes mendon qe gjykata duhet te vendose pushimin e gjykimit te ceshtjes duke bere analogji me qendrimin qe mban Gjykata e Larte (neni 485 i K.Pr.C ), kur konstaton mungesen e legjitimitetit aktiv. Gjithashtu ky grup arsyeton se duhet vendosur pushimi I gjykimit te ceshtjes, sepse rrezimi I kerkeses a padise do te krijonte veshtiresi nese kjo kerkese a padi do te ngrihej nga personi I legjitimuar( te cilit I takon realisht kjo e drejte). Ne shume raste edhe praktika mban nje qendrim te tille , p.sh, ne vendimin nr.1174, dt.17.11.1999 te gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, ku eshte vendosur dhe pushimi i gjykimit te ceshtjes.
     
         Grupi tjeter mendon se, pasi gjykata I ka bere te ditur subjektit se nuk legjitimohet (si kerkues a padites) dhe ky i fundit s’ka pranuar te terhiqet vullnetarisht, atehere gjykata eshte e detyruar ta kaloje ceshtjen per gjykim. Ne fund te gjykimit gjykata duhet te vendose rrezimin e kerkeses. Dihet qe rrezimi I kerkeses ose padise vendoset per shkak te pabazueshmerise ne ligj (shkaku ligjor) ose per mungese te provave ( shkaku faktik). Vete legjitimiteti aktiv lidhet me aspektin ligjor te nje kerkese a padie. Konkretisht lidhet me te drejten ligjore per te kerkuar objektin e kerkeses a padise. si perfundim, nga ky shpjegim del qe do te ishte e drejte rrezimi I kerkeses per vertetimin gjyqesisht te nje fakti juridik, kur subjekti nuk ka interes juridik nga vertetimi I faktit.
     
    2. Akti, mungesa e tij ose e rruges per marrjen e tij, si nje kusht per zhvillimin e procesit civil te vertetimit te faktit juridik.
     
         Kur flasim per mungesen e aktit qe verteton faktin juridik duhet te sqarojme disa ceshtje per ta patur sa me te qarte kete kusht te domosdoshem. Keshtu duhet te sqarojme se:
         1. Cili akt duhet te mungoje?
         2. Cilat jane shkaqet e kesaj mungese?
         3. C’do te kuptojme me mosmarrje te aktit ne rruge tjeter?
     
         1. Kur shpjeguam procesin neper te cilin kalon nje vertetim fakti (administrativ apo gjyqesor) thame dhe keto momente: a) Konstatimin (marrja ne dijeni dhe verifikimi se fakti ekziston "fizikisht"). b) Dokumentimin (mbajtja e aktit perkates me kete rast) c) Regjistrimin (shenimi I ekzistences se ketij fakti ne nje regjister te mbajtur per ate lloj te fakteve juridike). Nga kjo del se per cdo fakt juridik te vertetuar mbahet nje akt zyrtar (neni 253 i K.Pr.C). Keshtu mbahet akti integral I lindjes, I vdekjes, certifikata e marteses, libreza e punes, akti I fitimit te pronesise per pasurite e paluajtshme, vendimi gjyqesor per lindjen e biresimit etj. Eshte pikerisht mungesa e ketij akti "integral" si dhe shenimit te faktit ne regjistrin perkates, situata e cila do te krijonte kushtet per nje proces civil me objekt vertetimin e faktit juridik.
     
         2. Ky akt mund te jete zhdukur, te kete humbur dhe te mos kete mundesi te behet perseri. Me kete do te kuptojme pamundesine per ta patur aktin, nga permbajtja e te cilit rezulton ekzistenca e faktit juridik. Kjo pamundesi mund te jete : a) per shkak te zhdukjes ose humbjes se aktit, pra ai fizikisht nuk mund te jete ne dore te subjektit te interesuar. Konkretisht kur mungon akti integral I lindjes, I vdekjes, akti I fitimit te pronesise, libreza e punes, deshmia e invaliditetit per kete fakt juridik etj. b) per shkak te pamundesise se riberjes se aktit. D.m.th. akti perkates nuk mund te ribehet, sepse nuk ekziston ndonje shenim ne regjistrin perkates te organit kompetent. si perfundim zhdukja ose humbja e aktit, dhe pamundesia e riberjes se tij jane elemente qe lidhen me mungesen e aktit, por qe duhet te ekzistojne njekohesisht. Kjo, pasi, nese akti mungon, por eshte e mundur te ribehet, atehere nuk ka vend per proces civil me objekt vertetimin e faktit juridik. Me riberje te aktit do te kuptojme krijimin dhe leshimin e nje akti te ri I cili zevendeson aktin qe mungon dhe qe krijohet ne baze te shenimeve ne regjister per ate lloj te fakteve juridike. P.sh leshimi i i nje certifikate nga Z.GJ.C, i dublikates se librezes se punes etj.
     
         3. Per sa I perket ceshtjes se marrjes se aktit ne rruge tjeter, fillimisht duhet te sqarojme kete koncept. Me rruge tjeter te marrjes se aktit (pervecse me vertetim te faktit juridik) do te kuptojme nje rruge administrative ose nje rruge tjeter gjyqesore me objekt te ndryshem nga vertetimi I faktit juridik. Keshtu p.sh. I mungon subjektit te interesuar libreza e punes si akti perkates per punen, por ky fakt juridik mund te vertetohet duke leshuar ajo dublikate ne baze te regjistrimit themeltar te punonjesve. Pra, leshimi I nje akti tjeter ne baze te regjistrit, ne kete rast perben nje rruge tjeter administrative per te vertetuar faktin. Po keshtu, kur eshte shenuar gabim fakti juridik I lindjes, nga I lindur ne dt 8/08/1940 ne I lindur me dt 8/08/1945. Ne rastin kur akti integral I lindjes ekziston, dhe ne te figuron data e dyte, ketu nuk ka vend per proces civil me objekt vertetimin e faktit juridik- Ndreqja e akteve te gjendjes civile- , por per proces civil me te paditur Zyren e Gjendjes Civile, e me objekt goditjen e aktit per pasaktesi. Pra ne shembullin e dyte kemi rruge gjyqesore tjeter dhe jo ate te vertetimit te faktit juridik.
     
         si perfundim, lidhur me aktin (kushti I dyte I domosdoshem per procesin civil te vertetimit te faktit) mund te themi se:
         · nuk ka vend per procesin civil te vertetimit te faktit juridik, nese akti perkates "integral" I faktit juridik ekziston;
         · nuk ka proces civil te vertetimit te faktit juridik, nese ky akt mungon por qe mund te ribehet;
         · nuk ka proces civil per vertetimin e faktit juridik nese akti qe verteton ekzistencen e faktit juridik mund te merret ne nje rruge tjeter, administrative ose gjyqesore me objekt te ndryshem nga vertetimi I faktit juridik.
     
         Ekzistenca e njeres prej ketyre pikave perben mosplotesim te kushtit qe lidhet me aktet, per pasoje kerkesa duhet te rrezohet, sepse nuk plotesohet shkaku ligjor I objektit te kerkeses.


    Share:



    Postuar nga: Doktori

    Data: 27/10/2009

    ikub#: 910270004

    Shfleto artikuj te tjere per:

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al