Posto

  • Si të mbroni fëmijët nga temperaturat e larta, infeksionet, virozat etj



    Fëmijët reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj temperturave të larta mbasi sistemi imunitar, apo mbrojtës, i tij nuk është zhvilluar tërësisht.
    Temperaturat e larta, apo vapa ka një ndikim shumë negativ në organizmin e fëmijës dhe kjo është e theksuar sidomos tek moshat e vogla 1-4 vjeç.
    çfarë shkakton vapa tek fëmijët e vegjël, ose cilat janë çrregullimet që vihen re tek fëmijët.

    IRRITIMI I LëKURëS NGA NXEHTëSIA
    Një mjedis i nxehtë, i pa ajrosur mund të shkaktojë irritimin e lëkurës. Kjo vjen ngaqë trupi djersit shumë dhe gjendrat e djersës rriten dhe skuqen. Irritimi i lëkurës nga nxehtësia është i zakonshëm te fëmijët, ngaqë gjendrat e tyre të djersës nuk funksionojnë ende ashtu siç duhet.
    Shenjat
    Puçra të vogla të kuqe shfaqen në pjesët ku trupi është më i nxehtë, veçanërisht në qafë, fytyrë, bërryla dhe poshtë gjunjëve.
    çduhet të bëni:
    Mos e vishni fëmijën shumë trashë,
    Lajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni mirë.
    Sigurohuni që temperatura e dhomës të mos jetë shumë e lartë dhe ajri të qarkullojë.
    Flisni me mjekun, nëse puçrat nuk janë zhdukur pas 12 orësh.

    PUçRRAT E VAPëS (VAPORET)
    Puçrat e vapës janë një shpërthim puçrash të vogla (prush) në lëkurë të shkaktuara nga mbinxehja e tepërt e fëmijës. Kjo është e shpeshtë veçanërisht tek foshnjet e vitit të parë të jetës.
    Në përgjithësi shfaqet në lëkurën e fytyrës dhe në pjesët ku lëkura formon palosje, (kofshë, krahë).
    Shenjat
    Prush në ngjyrë rozë në fytyrë dhe në palat e lëkurës.
    çfarë mund të bëni për të parandaluar puçrat e vapës
    Në stinën e nxehtë visheni fëmijën lehtë,vetëm me veshje të lehta pambuku.
    Zbulojeni fëmijën nga mbulesat e rënda e të trasha që e keni mbuluar në shtrat,
    Vëreni të flerë me veshje të lehta e prej pambuku
    Bëni banjo me ujë të vakët.
    Nëse ka puçra mos e fshini, por shtypeni lehtësisht lëkurën me peshqir
    Kur të thahet lëkura, mund të vini një krem hidratues për fëmijë.
    Mbajeni në hije, jo në rrezet direkte të diellit.
    Këshillohuni me mjekun nëse prushi nuk zhduket brenda 12 orëve.

    HERPES SIMPLEKSI
    Infeksioni i lëkurës i shkaktuar nga virusi i quajtur herpes simpleks, shfaqet në formën e një plage. Ky virus qëndron i heshtur në pjesën e fundit të nervave. Ai kalon nga prindërit te fëmijët me anë të puthjes. Një rritje në temperaturën e lëkurës prej diellit të fortë, etj., mund ta gjallërojë virusin dhe të çojë në formimin e një plage. Këto plagë nuk janë të rrezikshme.
    Shenjat
    Lëkura skuqet dhe shfaqen puçra të vogla gjatë buzës dhe poshtë hundës, që bashkohen dhe formojnë një plagë. Kjo zgjat 10-14 ditë. Në kohën që këto plagë janë duke u zhvilluar, fëmija mund të ankohet për dhimbje në fytyrë, në vesh dhe gjatë përtypjes, sepse nervat e fytyrës ndikohen nga virusi. Plagët janë shumë ngjitëse dhe fëmija mund t’i përhapë në pjesë të tjera të fytyrës me anë të prekjes.
    çduhet të bëni:
    Duhet çuar tek mjeku, ai iu rekomandon një krem kundër virusit.
    Mos e lini fëmijën të prekë fytyrën, të puthë ndonjë fëmijë tjetër, të përdorë peshqirin e dikujt tjetër ose të lozë me dikë tjetër në kohën e shpërthimit të plagës.

    çRREGULLIMET DIARREIKE
    Diarreja ose heqja e barkut karakterizohet nga të dala jashtë të ujshme e të shpeshta të fëmijës (më shumë se 6-7 herë në ditë për foshnjat). Diarreja është mjaft e shpeshtë tek fëmijët e moshave të vogla, veçanërisht nga 6 muaj deri në 2 vjeç.
    Diarreja e shpeshtë mund të paraqitet tek foshnjet nën 6 muaj, që ushqehen me qumësht lope apo ushqim artificial. Diarreja nëse shoqërohet edhe me të vjella është shenjë e infeksioneve të shkaktuar nga viruset ose bakteret.
    Infeksionet nga viruset ose bakteret shfaqen më shumë në muajt e verës dhe shkaktohen nga temperaturat elarta apo edhe nga ushqimet e infektuara.
    Bakteret më të zakonshme janë Salmonelat ose Escherichia Coli.
    çfarë mund të bëni për të parandaluar çrregullimet diarreike
    Respektimi i rregullave të pastërtisë, e sidomos i larjes së duarve me ujë të bollshëm dhe sapun
    Jepini për të pirë lëngje sa më shumë fëmijës.
    Ushqyerja me gji.
    Përdorimi i ushqimeve të freskëta apo të sapo përgatitura
    Përdorimi i ujit higjenikisht të pastër.
    Pastrimi i mirë i enëve.
    Mbrojtja e enëve nga mizat.
    Përpunimi i mirë i ushqimit, gatimi i plotë i tij.
    Përdorimi i rrobave të lara.
    Ushqeni foshnjën sa më shumë me gji.
    Mos i jepni fëmijës ilaçe kundër diarresë pa këshillën e mjekut. Mos i jepni suposta (ilaçe që vendosen në vrimën e jashtëqitjes së fëmijës) kundër temperaturës: do të dilnin përmes diarresë, përpara se të përthitheshin nga stomaku. Në ndonjë rast diarreja është kaq e shpeshtë dhe e shumtë, sa shkakton shumë shpejt një dehidratim, edhe pse prania e të vjellave pengon rihidratimin me anë të gojës; atëherë bëhet e nevojshme të shtrohet fëmija në spital, për ta rihidratuar.

    Burimi: Gazeta Shendeti
     



    Share:



    Postuar nga: argjenti

    Data: 04/02/2009

    ikub#: 902040040

    Shfleto artikuj te tjere per:

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al