Back

Për privatizimin e pasurive të ndërmarrjeve apo të institucioneve shtetërore

VENDIM
Nr. 819, datë 29.11.2007

PËR PRIVATIZIMIN E PASURIVE TË NDËRMARRJEVE APO TË INSTITUCIONEVE SHTETËRORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 22 të ligjit nr. 7512, datë 10.8.1991 "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Objekt i këtij vendimi janë pasuritë e ndërmarrjeve shtetërore, të cilat e kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike, nuk kanë efektivitet dhe nuk plotësojnë kriteret e transformimit në shoqëri tregtare, në zbatim të ligjit nr. 7926, datë 20.4.1995 "Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare", të ndryshuar, si dhe pasuritë e institucioneve shtetërore.
2. Institucionet qendrore dhe organet e njësive të qeverisjes vendore, për pasuritë e ndërmarrjeve apo të institucioneve, që kanë në varësi administrative, dërgojnë mendimin e tyre për privatizimin e këtyre pasurive në ministrinë përgjegjëse për privatizimin e pronës shtetërore, në bazë të kërkesës së kësaj të fundit.
3. Në rastet kur institucionet qendrore dhe organet e njësive të qeverisjes vendore shprehen negativisht apo nuk japin mendim brenda një afati prej 30 (tridhjetë) ditësh, për të marrë vendimin për privatizimin e këtyre pasurive, ngrihet një komision ad-hoc.
4. Komisioni ad-hoc kryesohet nga Zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje:
- Ministrin përgjegjës për privatizimin e pronës shtetërore;
- Ministrin e Financave;
- titullarin e institucionit të varësisë administrative të ndërmarrjes apo institucionit shtetëror.
5. Ky komision mblidhet, me kërkesë të Ministrit përgjegjës, për privatizimin e pronës shtetërore, të cilës i bashkëlidhet dokumentacioni përkatës. Zëvendëskryeministri, në bazë të kësaj kërkese, thërret mbledhjen e komisionit ad-hoc.
6. Ministri përgjegjës për privatizimin e pronës shtetërore, pas marrjes së vendimit për privatizim nga komisioni ad-hoc, nxjerr urdhrin përkatës.
7. Vlerësimi i pasurisë, që do të privatizohet, si dhe dokumentacioni përkatës për privatizim përgatiten nga Ministria përgjegjëse për privatizimin e pronës shtetërore, në bazë të akteve nënligjore në fuqi.
8. Vendimi nr. 195, datë 20.3.1998 i Këshillit të Ministrave "Për privatizimin e ndërmarrjeve, që nuk mund të transformohen", të ndryshuar, shfuqizohet.
9. Ngarkohen Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha

Data postimit :29/11/2007
Ikub# :711290006
Tags: NDERMARRJE PRIVATIZIM
Lexuar :501 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:11/29/2007
Propozuar nga:Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës
Data e miratimit:11/29/2007
Statusi i ligjit:Ne fuqi
Data e ligjit:11/29/2007
Numri i fletores zyrtare:165
Data e fletores zyrtare:12/10/2007
Fushat e veprimit te aktit:Privatizim
Fushat e veprimit te aktit:Ndërmarrje
Faqja e fletores zyrtare:4942
Numri i ligjit:819

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al