Back

Historia dhe origjina e disa qyteteve të vjetra shqiptare

Kur janë themeluar, cilat janë gjurmët më të vjetra, kur dhe nga kush janë pushtuar, cila është origjina e emrit.Ja përshkrimi i disa qyteteve shqiptare.

TIRANE

Origjina e emrit: (Katër variantet) Nga Tehran Iran, kalaja e Tirkanit, Theranda (rrëzimin e masiveve nga Dajti), Tirr – ranë (sit ranë në lumin Lanë
Themeluar: 1614 nga Sulejman Pashë Bargjini
Shpallet kryeqytet: 20 shkurt 1920
Objektet kryesore: Të gjitha institucionet shtetërore më të rëndësishme të shtetit, kështjella e Petrelës, Kalaja e Pezës, Xhamia e Ethem Beut në qendër të Tiranës, Muzeu Kombëtar, Muzeu Arkeologjik, Galeria e Arteve.

DURRES

Origjina e emrit: Durrahium
Emra të mëparshëm: Epidamus
Themeluar: Në vitin 627 para Lindjes së Krishtit
Pushtuar: në 314 B.C. nga Aleksandri i Maqedonisë dhe në vitin 229 B.C. ai u pushtua nga romakët, më pas nga otomanët, serbët dhe italianët.
Objekte kryesore: Amfiteatri, Forumi bizantin, Muzeu Arkeologjik ku janë të paraqitura periudhat greke dhe romake, Torra Veneciane, Xhamia e Fatihut, Monumenti i Rezistencës, Muzeu Etnografik etj.
Karakteristika:
1.    Në afërsi të Shkëmbit të Kavajës është zhvilluar beteja e famshme mes Çezarit dhe Pompeut
2.    Në vitin 1200, pas një cunami, qyteti nuk është banuar për 6 vjet

Ka qenë kryeqytet:
Ka portin më të madh në Shqipëri

LEZHE

Origjina e emrit: Lisus
Themeluar: 669 para Lindjes së Krishtit
1300: Ndërtohet kalaja e qytetit
Deri në vitin 1398 qyteti ishte në dorë të familjes feudale të Dukagjinasve, të cilët më pas ia lëshuan Venedikut
Ngjarje kombëtare: 2 Mars 1444, u mblodh “Kuvendi i Lezhës” nën drejtimin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kuvendi formoi një lidhje politike-ushtarake të princërve shqiptar duke formuar një ushtri shqiptare prej 10 mijë trupash kundër rrezikut osman.

VLORE

Origjina e emrit: Aulona
Gjurmët më të hershme: Shekulli i 6-të para lindjes së Krishtit
Themelimi:
Data me rëndësi kombëtare: Më 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë, Lufta e Vlorës, 1920.
Pushtuar: Nga normanët më 1081, 1205 nga Venediku, më pas nën sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 në mbretërinë e Arbërisë. U pushtua nga osmanët më 1417, italianët, gjermanët.
Objektet kryesore: Kalaja, porti, etj.

ELBASAN

Origjina e emrit: Në shekullin e 2-të para Krishtit njihej me emrin Skampa dhe më vonë Skampini. Më vonë Elbasan nga Eli-basan që do të thotë në turqisht “vura dorë”.
Themelimi: Nga osmanët në shekullin e 15-të
Ndërtimi i kalasë së qytetit: më 1466 për 25 ditë dhe për të punuan 150 mijë njerëz.
Data me rëndësi kombëtare: Më 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit, ndër vendimet më kryesore të të cilit qe hapja e Shkollës Normale
Pushtuar: Romakët, turqit, italianët e gjermanët.
Objektet kryesore: Kalaja, banjat turke

GJIROKASTER

Origjina e emrit:
Themelimi: Për herë të parë përmendet në shekullin e 13-të
Kështjella e Gjirokastrës mendohet të jetë filluar nga prijësi shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e kështjellës janë bërë nga Ali Pashë Tepelena, dhe nga qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesën veriore të kalasë në burg.
Objektet kryesore:
1963: Shpallet Qytet-Muze
2005: Shpallet Pasuri Botërore nga UNESCO
Aktualisht ka: banorë

BERAT

Origjina e emrit:
Themelimi: 313-310 Para Krishtit si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea
Emrat që ka përdorur: Antipatrea, Albanorum Oppidum, Pulheriopolis, Belgrad,
Gjurmët e para: 2600 para Krishtit
Data me rëndësi kombëtare:
Pushtuar: grekët, maqedonasit, bullgarët, osmanët,
1961: Shpallet Qytet Muze
2008: Shpallet Pasuri Botërore nga UNESCO
Objektet kryesore:

SHKODER

Orgjinë e emrit: Skodrin, ose vendi ku shkon Drini, Skutari
Themelimi: Mes shekullit të 5-të dhe 6-të para Krishtit
Gjurmët e vjetra: Paleoliti (guri i vjetër), Neoliti,
Ka qenë kryeqytet: i mbretërisë ilire në 181 Para Krishtit,
Pushtuar: Në vitin 168 nga Roma, sllavët, bullgarët, Venetiku, turqit, serbët, malazezët, italianët, gjermanët.

FIER

Origjina e emrit: Ekzistojnë dy hipoteza:
E para, paraqet variantin e emrit Fier që vjen nga italishtja FIERA, d.m.th treg ose panair.
E dyta, bazohet tek toponimi i rajonit. Duke qenë se shumica e tyre janë me origjinë bimore, ajo thekson se emri i qytetit të Fierit rrjedh nga bima e fierit që rritej me shumicë në këtë vend.
Themeluar: Në vitin 558 p.e.s në një kodër pranë detit dhe afër grykëderdhjes së lumit Aoos ( Vjosa) nga kolonë të ardhur nga Korinti e Korfuzi.
Objektet kryesore: Qyteti antik i Apolonisë, Muri rrethues, Biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit të XIII
Data me rëndësi kombëtare: Në vitin 1914 ndërtohet xhamia e qytetit me iniciativën e Haxhi Qamilit, njërit prej drejtuesve të Kryengritjes së Shqipërisë së Mesme të viteve 1914 – 1915,
14 gusht 1935 qyteti i Fierit bëhet qendër e shpërthimit të lëvizjes më të fuqishme kundër regjimit të mbretit Zog.
Karakteristika: Ndodhet në rrënojat e qytetit antik të Apolonisë
Në periudhën ‘45-‘90, Fieri kthehet në një nga qendrat më të rëndësishme industriale të vendit.

SARANDE

Origjina e emrit: Vjen nga një manastir i hershëm kristian që iu kushtohet Dyzet Shenjtoreve (Ágii Saránda në greqisht),(Santi Quaranta në italisht).
Emra të mëparshëm: Onhezmi ose Porto Edda për nder të vajzës së Benito Mussolinit gjatë periudhës së mbretërisë së mbretit Zog.
Objektet kryesore: Kalaja e Butrintit, kalaja e Lëkursit
Karakteristika: Është cilësuar si riviera shqiptare
Një nga vendet turistike shqiptare

POGRADEC

Origjina e emrit: "Pogda grada", që do të thotë "nën qytet" ose qytet kala dhe vjen nga sllavishtja
Themeluar: Në shek. V para Krishtit
Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Enkelejtët kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë.
Invazioni avaro-sllav në shekullin e VII-VIII dhe sidomos perandoria bullgare në shekujt XI-XII ndryshoi mënyrën e jetës nga ajo "polis" (jetohej brenda mureve të kalave) në atë sedentare fushore duke formuar vendbanime me toponimi sllave.
Objektet kryesore: Kalaja e Pogradecit, ka qenë kala iliro-shqiptare
Karakteristikë: Është njohur si një qytet industrial dhe turistik
Është ndalimi i fundit i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Elbasan-Librazhd-Pogradec.
Njihet edhe nga liqeni i Ohrit

PERMET

Origjina e emrit: Nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt, i cili për të mos rënë i gjallë në duar të armiqve ishte hedhur nga maja e "Gurit të Qytetit", një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit
Themeluar:
Data me rëndësi kombëtare: 1943-1944 qyteti është djegur nga gjermanët
Më 1943 është themeluar brigada e 6 partizane  nga Enver Hoxha hu
Më 24 maj 1944 u mbajt Kongresi i Përmetit
Karakteristika: Qytet i kulturës dhe i këngës shqiptare
Ndryshe quhet edhe si qyteti i trëndafilave
Në vitin 1943 përmes Përmetit ka kaluar oficeri anglez T.W. Tilman
Është vendlindja e disa nga patriotëve shqiptarë

KELCYRE

Origjina e emrit: Vjen nga fjala e greqishtes së lashtë Klisura, dhe përkthehet në shqip "vend i mbyllur", pra Grykë
Emra të mëparshëm: Në shek. XIV qyteti kishte emrin Chisania Kisania) ose me emrin greko-romak Clazura (Klazura), Klelsoupa, Clisania (Klisania), Klisura.
Objektet kryesore: Kalaja e Ali bej Këlcyrës
Kisha e Këlcyrës,  Teqeja në Këlcyrë, Xhamia në dalje tek tabela
Manastiri i "Shën Kollit" në Gryken e Këlcyrës, Kisha e "Kristoforit" në Malëshove, Kisha e "Qelovës" në Mbrezhdan,
Teqeja e Sukës
Karakteristika: Në grykën Këlcyrës në kohët e Fauces Antigonës, Filipi V i Maqedonisë u preu rrugën romakëve të Flaminit për në Greqi
Qyteti ka qenë pronë e Muzakajve, Andrea Muzakës – zot i Beratit dhe Mareshall i Arbërisë (1280-1319)

HIMARE

Origjina e emrit: Vjen nga fjala e vjetër Shqipe e përdorur në këto anë "Hi(j) Marë" - "Eja Marë", që ka të bëjë me ftesën që i bëhet një vajze apo fqinje të marrë pjesë në një gëzim familjar apo t’i bashkohet një grupi që këndon një kënge shumë-zërëshe. Marë është emër shqip i njohur vajze në Himarë
Themeluar: 1199
Përmendet që në kohët e lashta ku paraardhësit ishin fisi Ilir i Kaonëve
Data me rëndësi kombëtare: Në shekullin e XIII zona e Himarës u përfshi nga Karli i Anzhuinëve në atë që ai e quajti Mbretëria e Arbërisë
Më 1431 Himara u përfshi nga Perandoria Turke si një krahine e Sanxhakut të Shqipërisë.
Objektet kryesore:
Karakteristika: Në Himarë veç gjuhës shqipe flitet edhe gjuha greke, kjo për shkak të arsyeje tregtare mes dy vendeve
Ka të zhvilluar turizmin, tregtinë, peshkimin

KUKËS

Origjina e emrit: Në vitin 1571 njihet me emrin Kukufic. Në vitin 1879 shënohet me emrin Kukusa
Themeluar: Në vitin 1160
Gjurmët më të vjetra i përkasin periudhës së Neolitit 6000-4000 vjet para Krishtit. Gjithashtu aty janë gjetur edhe varret e ilirëve në Këneta, shumë pranë Kukësit. Ishte një vendqëndresë e vogël romake në krye të rrugë Egnatia. Por për Kukësin kanë folur në dorëshkrimet e tyre dy gjeografë arabë, të quajtur Al Idriz dhe Ratabi Rudar. Ata flasin për këtë qytet në vitin 1165 pas Krishtit dhe për lumin Drin. Kukësi përmendet edhe në mjaft dokumente të tjera ekleziastike të 1165-s.
Pushtuar nga: Pushtuar dhe djegur tërësisht nga turqit në vitin 1689. Nga viti 1912 e deri në vitin 1921 u pushtua nga serbët, bullgarët dhe austriakët. Gjatë viteve 1939-1943 të Luftës së Dytë Botërore u pushtua nga trupat italiane dhe gjermane.
Objektet më kryesore: Muzeumi Historik, Fabrika e Qilimave dhe aeroporti.
Data me rëndësi historike kombëtare: Në vitin 1912 tek Qafa e Kolosjanit rezistenca shqiptare ndaloi invazionin serb. Në vitin 1925 Kukësi ka qenë qendra e prefekturës së Kosovës. Në vitin 1978 Kukësi antik u evakuua pasi u përmbyt nga ujërat e ndërtimit të hidrocentralit të parë mbi lumin Drin. Qyteti i ri me të njëjtin emër u ndërtua 350 metra mbi nivelin e detit dhe njohu zhvillim gjatë regjimit komunist. Në vitin 2000 mori çmimin “Nobel” të paqes.

Data postimit :09/05/2013
Ikub# :1305090085
Tags: HISTORIA ORIGJINA QYTETI SHQIPERIA
Lexuar :2,040 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

burimi per gjeniu dhe shkolla:Peqini.com

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al