Posto

  • Si te gatuajme kulac me vaj e perime?



     

    Perberesit:
    750 gr miell i ashper
    4 l. caji  vaj uliri
    1 zarf maja pluhur
    1/2 l. kafe sheqer
    1 l. kafe kripe
    uje i vaket -sa te mbaje (1 1/2 gote uje)

    Perimet:
    3 domate
    3 qepe te thata
    2 speca me ngjyra
    1/4 f. caji me vaj ulliri
    1 l. kafe rigon
    ca ullinj te prere ne copeza
    kripe,piper

    Ne nje tas ku kemi hedhur miellin e situr, hedhim dhe majane te perziere me sheqerin.  Hedhim dhe vajin dhe me gishta perziejme duke krijuar therrime. Shtojme dhe ujin me kripen dhe zeme nje brume qe te mos ngjise neper duar.  Vajosim nje tas dhe veme aty brumin te mbuluar dhe e leme qe te fryhet per 45'- 1 ore. Nderkaq, heqim  farat e ullinjve dhe lengun e domateve dhe i presim ne copa katrore. Po keshtu specat dhe qepet. Sapo brumi te kete dyfishuar vellimin e tij, vajosim nje tave furri te ceket dhe hapim aty brumin me gishta ne tere siperfaqen e taves. Hedhim siper perimet bashke me ullinjte. Kriposim, piperosim si dhe hedhim dhe rigonin dhe pastaj e sperkasim me vaj. E pjekim ne 170 grade ne skaren e fundit te furrit per 50minuta, sa te kuqet siper./Art&Fantazi ne kuzhine



    Share:



    Postuar nga: khoxha

    Data: 07/01/2013

    ikub#: 1301070024

    Shfleto artikuj te tjere per: RECETE GATIMI,

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al