Posto

  • PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË OKB-SË “PËR TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA”


    Data e hyrjes ne fuqi: 12/21/2012


    Propozuar nga: Presidenti i Republikës


    Data e miratimit: 11/15/2012


    Statusi i ligjit: I ndryshuar


    Data e ligjit: 11/15/2012


    Numri i fletores zyrtare: 157


    Data e fletores zyrtare: 12/06/2012


    Faqja e fletores zyrtare: 8457


    Numri i ligjit: 108/2012



    LIGJ
    Nr. 108/2012
    PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË OKB-SË “PËR TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA”


    Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,


    KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
    VENDOSI:
    Neni 1
    Ratifikohet konventa e OKB-së “Për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”, bërë në Nju-Jork më 13 dhjetor 2006.
    Neni 2
    Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.


    Miratuar në datën 15.11.2012
    Shpallur me dekretin nr. 7842, datë 3.12.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani


    KONVENTA MBI TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA
    Preambulë
    Shtetet palë në këtë konventë:
    a) Duke pasur parasysh se, në përputhje me parimet e shpallura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, të cilat njohin dinjitetin e lindur dhe të drejtat e barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes së njeriut si bazë të lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë;
    b) Duke pranuar se Kombet e Bashkuara, në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe në paktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, kanë shpallur dhe kanë pranuar që çdo njeri gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë të parashtruara në to, pa asnjë dallim të çfarëdo lloji;
    c) Duke pohuar se universaliteti, pandashmëria, ndërvarësia dhe ndërlidhja e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe nevojës së personave me aftësi të kufizuara për t’i garantuar ato pa diskriminim;
    d) Duke pasur parasysh se Konventa ndërkombëtare mbi të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore, Konventa ndërkombëtare mbi të drejtat civile dhe politike, Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racial, Konventa ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit të grave, Konventa kundër torturës dhe formave të tjera të trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor apo poshtërues, Konventa mbi të drejtat e fëmijëve dhe Konventa ndërkombëtare mbi mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punonjësve migrues dhe anëtarëve të familjeve të tyre;
    e) Duke pranuar se aftësia e kufizuar është një koncept evolues dhe se aftësia e kufizuar rezulton nga ndërveprimi ndërmjet personave me dëmtime dhe barrierave të qëndrimit/mentalitetit dhe ambientit, që pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri në nivel të barabartë me të tjerët,
    f) Duke pranuar rëndësinë e parimeve dhe udhëzimeve politike të shprehura në programin botëror të veprimit lidhur me personat me aftësi të kufizuara dhe në rregullat standarde mbi barazinë e mundësive për personat me aftësi të kufizuara, të cilat ndikojnë në promovimin, formulimin dhe vlerësimin e politikave, planeve, programeve dhe veprimeve në nivel kombëtar, rajonal dhe
    ndërkombëtar për të çuar më tej barazinë e mundësive për personat me aftësi të kufizuara;
    g) Duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së çështjeve të aftësisë së kufizuar si një pjesë përbërëse të strategjive përkatëse për zhvillim të qëndrueshëm;
    h) Duke pranuar gjithashtu se diskriminimi ndaj çdo personi i bazuar në aftësinë e kufizuar është një dhunim i dinjitetit të lindur dhe vlerës së personit;
    i) Duke pranuar më tej diversitetin e personave me aftësi të kufizuara;
    j) Duke pranuar nevojën për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të të gjithë personave me aftësi të kufizuara, përfshirë dhe ata që kërkojnë mbështetje më intensive;
    k) Duke qenë të shqetësuar se, pavarësisht nga të gjitha këto instrumente dhe ndërmarrje, personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të ndeshen me barriera në pjesëmarrjen e tyre si anëtarë të barabartë të shoqërisë dhe me dhunime të të drejtave të tyre njerëzore në të gjitha pjesët e botës;
    l) Duke pranuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për përmirësimin e kushteve të jetesës së personave me aftësi të kufizuara në çdo vend dhe veçanërisht në vendet në zhvillim;
    m) Duke pranuar kontributet e vlefshme ekzistuese dhe potenciale të bëra nga personat me aftësi të kufizuara për mirëqenien e përgjithshme dhe diversitetin e komuniteteve të tyre, dhe se promovimi i gëzimit të plotë të të gjitha të drejtave të tyre njerëzore dhe lirive themelore nga personat me aftësi të kufizuara, si dhe pjesëmarrjes së plotë nga personat me aftësi të kufizuara do të çojë në rritjen e sensit të tyre të përkatësisë dhe në një përparim të konsiderueshëm të zhvillimit njerëzor, shoqëror dhe ekonomik
    të shoqërisë dhe zhdukjes së varfërisë;
    n) Duke pranuar rëndësinë që ka për personat me aftësi të kufizuara autonomia dhe pavarësia e tyre personale, duke përfshirë dhe lirinë për të bërë vetë zgjedhjet e tyre;
    o) Duke pasur në konsideratë se personat me aftësi të kufizuara duhet të kenë mundësinë të përfshihen aktivisht në proceset vendimmarrëse për politikat dhe programet, përfshirë ato që kanë të bëjnë direkt me ta;
    p) Duke qenë të shqetësuar për kushtet e vështira që ndeshin personat me aftësi të kufizuara, të cilët u nënshtrohen formave shumëfishe apo të rënduara të diskriminimit mbi bazë race, ngjyre, gjinie, gjuhe, besimi fetar, bindje politike apo të tjera, kombësie, origjine etnike apo shoqërore, pasurie, lindjeje, moshe apo gjendje të tjera;
    q) Duke pranuar se gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara janë shpeshherë më shumë të rrezikuara, si brenda dhe jashtë shtëpisë, nga dhuna, dëmtimi apo abuzimi, neglizhenca apo trajtimi neglizhent, keqtrajtimi apo shfrytëzimi;
    r) Duke pranuar se fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të gëzojnë plotësisht të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në baza të barabarta me fëmijët e tjerë, dhe duke pasur parasysh detyrimet lidhur me këtë qëllim të ndërmarra nga shtetet palë në Konventën mbi të drejtat e fëmijës;
    s) Duke theksuar nevojën për të përfshirë një perspektivë gjinore në të gjitha përpjekjet për të promovuar që personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë plotësisht të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut;
    t) Duke theksuar faktin se shumica e personave me aftësi të kufizuara jetojnë në kushte të varfërisë dhe duke pranuar kështu nevojën kritike për të zgjidhur ndikimin negativ të varfërisë te personat me aftësi të kufizuara;
    u) Duke pasur në mendje se kushtet e paqes dhe të sigurisë, të bazuara në respektimin e plotë të qëllimeve dhe parimeve që përmban Karta e Kombeve të Bashkuara dhe vëzhgimi i instrumenteve të aplikuara për të drejtat e njeriut janë të domosdoshme për mbrojtjen e plotë të personave me aftësi të kufizuara, veçanërisht gjatë konflikteve të armatosura dhe pushtimeve të huaja;
    v) Duke pranuar rëndësinë e mundësimit të ambienteve fizike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, në shëndet dhe arsimim dhe informacionit e komunikimit, për të mundësuar personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë plotësisht të drejtat dhe liritë themelore të njeriut;
    w) Duke kuptuar se individi, duke pasur detyrime ndaj individëve të tjerë dhe komunitetit të cilit ai apo ajo i përket, ka përgjegjësinë të bëjë përpjekje për promovimin dhe respektimin e të drejtave të njohura në paketat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut;
    x) Duke qenë të bindur se familja është njësia e përbërë natyrale dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtë të mbrohet nga shoqëria dhe shteti, dhe se personat me aftësi të kufizuara dhe anëtarët e tyre të familjes duhet të marrin mbrojtjen dhe asistencën e duhur, me qëllim që të bëjnë të mundur që familjet të kontribuojnë që personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë të drejtat e tyre në mënyrë të plotë dhe të barabartë;
    y) Duke qenë të bindur se një konventë ndërkombëtare gjithëpërfshirëse dhe integrale për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e personave me aftësi të kufizuara do të japë një kontribut domethënës për të balancuar dizavantazhin e thellë shoqëror të personave me aftësi të kufizuara dhe të promovojë pjesëmarrjen në sferat shoqërore, politike, ekonomike dhe kulturore me mundësi të barabarta, si në vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim, kanë rënë dakord për sa më poshtë:
    Neni 1
    Qëllimi
    Qëllimi i kësaj konvente është të promovojë, të mbrojë dhe të sigurojë që të gjithë personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë plotësisht dhe në mënyrë të barabartë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore
    të njeriut, si dhe të promovojë respektimin e dinjitetit të tyre të lindur. Personat me aftësi të kufizuara përfshijnë ata që kanë dëmtime fizike, mendore, intelektuale apo shqisore afatgjata, të cilat, në ndërveprim me barriera të ndryshme, mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri në baza të barabarta me të tjerët.
    Neni 2
    Përkufizimet
    Për qëllimet e kësaj konvente:
    “Komunikim” përfshin gjuhët, shfaqje teksti, Braille, komunikimin me prekje, printim me germë të madhe, multimedian digjitale, si dhe gjuhë të qartë, të dëgjuar dhe të shkruar, lexues dhe mënyra, mjete dhe forma komunikimi shtesë apo alternative, përfshirë informacionin digjital dhe teknologjinë e komunikimit.
    “Gjuha” përfshin gjuhën e folur dhe gjuhën e shenjave, si dhe forma të tjera të gjuhës jo të folur.
    “Diskriminim me bazë aftësinë e kufizuar” do të thotë që çdo dallim, përjashtim apo kufizim me bazë aftësinë e kufizuar, që ka si qëllim ose ndikon në dëmtimin apo anulimin e njohjes, gëzimit apo ushtrimit, mbi baza të barabarta me të tjerët, të të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në fushën politike, ekonomike, shoqërore, kulturore, civile apo në ndonjë fushë tjetër. Ky përkufizim përfshin të gjitha format e diskriminimit, duke përfshirë dhe mohimin e akomodimit të arsyeshëm. “Akomodim i arsyeshëm” do të thotë modifikim dhe rregullim i nevojshëm dhe i përshtatshëm që nuk krijon një barrë disproporcionale, që është i nevojshëm në raste të veçanta, për t’u siguruar personave me aftësi të kufizuara gëzimin dhe ushtrimin e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut me baza të barabarta me të tjerët.
    “Projektim universal” do të thotë projektim i mallrave, mjedisit, programeve dhe shërbimeve për t’i bërë të përdorshme për të gjithë njerëzit, në masën më të madhe të mundshme, pa pasur nevojë për përshtatje apo projektim të veçantë. Projektimi universal nuk duhet të përjashtojë pajisjet ndihmese për grupe të veçanta të personave me aftësi të kufizuara, kur është e nevojshme.
    Neni 3
    Parimet e përgjithshme
    Parimet e kësaj konvente duhet të jenë:
    a) Respekt për dinjitetin e natyrshëm, autonomi individuale, përfshirë lirinë për të bërë zgjedhjet
    personale dhe pavarësi e personit;
    b) Mosdiskriminim;
    c) Pjesëmarrje dhe përfshirje e plotë dhe efektive në shoqëri;
    d) Respekt për ndryshimin dhe pranimin e personave me aftësi të kufizuara si pjesë e diversitetit
    njerëzor dhe humanizmit;
    e) Barazi mundësish;
    f) Heqje barrierash;
    g) Barazi ndërmjet burrave dhe grave;
    h) Respekt për kapacitetet në zhvillim të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe respekt për të drejtat
    e fëmijëve me aftësi të kufizuar për të ruajtur identitetin e tyre.


    Neni 4
    Detyrime të përgjithshme
    1. Shtetet palë marrin përsipër të sigurojnë dhe promovojnë realizimin e plotë të të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë personat me aftësi të kufizuara pa diskriminim të ndonjë lloji me bazë aftësinë e kufizuar. Për këtë qëllim, shtetet palë marrin përsipër:
    a) Të miratojnë të gjitha masat e duhura legjislative dhe administrative, si dhe masa të tjera për zbatimin e të drejtave të njohura nga kjo konventë;
    b) Të marrin të gjitha masat e duhura, përfshirë legjislacionin, për të modifikuar apo zhvlerësuar ligjet, rregulloret, zakonet dhe praktikat ekzistuese që përbëjnë diskriminim ndaj personave me aftësi të kufizuara;
    c) Të marrin parasysh mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha politikat dhe programet;
    d) Të mos marrin pjesë në veprime apo praktika që nuk janë në përputhje me këtë konventë dhe të sigurojnë që autoritet dhe institucionet publike të veprojnë në përputhje me këtë konventë;
    e) Të marrin të gjitha masat e duhura për të eliminuar diskriminimin me bazë aftësinë e kufizuar nga personat, organizatat apo ndërmarrjet private;
    f) Të ndërmarrin apo të promovojnë punën kërkimore dhe zhvillimin e mallrave, shërbimeve, pajisjeve dhe lehtësive të projektuara në mënyrë universale, siç përcaktohen në nenin 2 të kësaj konvente, të cilat duhet të kërkojnë adaptimin më minimal të mundshëm dhe koston më të ulët për të plotësuar nevojat specifike të personave me aftësi të kufizuara, për të promovuar gjendjen dhe përdorimin e tyre, dhe për të promovuar projektim universal në zhvillimin e standardeve dhe udhëzimeve;
    g) Të ndërmarrin apo të promovojnë punën kërkimore dhe zhvillimin, si dhe të promovojnë gjetjen dhe përdorimin e teknologjive të reja, përfshirë teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, mjeteve ndihmëse lëvizëse, pajisjeve, teknologjive ndihmese, të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara, duke u dhënë prioritet teknologjive me kosto të përballueshme;
    h) Të sigurojnë mundësimin e informacionit për personat me aftësi të kufizuara lidhur me mjetet ndihmëse lëvizëse, pajisjet, dhe teknologjitë ndihmese, përfshirë teknologjitë e reja, si dhe forma të tjera ndihme, shërbimesh dhe lehtësirash mbështetëse.
    i) Të përmirësojnë trajnimin e profesionistëve dhe personelit që punon me personat me aftësi të kufizuara lidhur me të drejtat që njeh kjo konventë, me qëllim që ndihma dhe shërbimet e garantuara nga këto të drejta të sigurohen më mirë.
    2. Lidhur me të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore, çdo shtet palë merr përsipër të ndërmarrë të gjitha masat në masën maksimale të burimeve ekzistuese dhe, kur është e nevojshme, në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me synimin për të arritur në mënyrë progresive realizimin e plotë të këtyre të drejtave, pa cenuar ato detyrime të paraqitura në këtë konventë, të cilat sipas të drejtës ndërkombëtare janë drejtpërdrejt të zbatueshme.
    3. Në zhvillimin dhe zbatimin e legjislacionit për zbatimin e kësaj konvente, si dhe për proceset e tjera vendimmarrëse në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me personat me aftësi të kufizuara, shtetet palë duhet të konsultojnë dhe të përfshijnë aktivisht personat me aftësi të kufizuara, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara nëpërmjet organizatave të tyre përfaqësuese.
    4. Asgjë nga kjo konventë nuk duhet të prekë ato dispozita që janë më të favorshme për realizimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe që mund të përmbahen në ligjin e shtetit palë apo të drejtën ndërkombëtare në fuqi për atë shtet. Nuk duhet të ketë asnjë kufizim apo cenim të asnjë prej të drejtave të njeriut dhe lirive themeltare të njohura apo ekzistuese në cilindo shtet palë në këtë konventë në përputhje me ligjin, konventat, rregulloret apo zakonet me pretekstin se kjo konventë
    nuk i njeh këto të drejta apo liri apo se ajo i njeh ato në një masë më të vogël.
    5. Dispozitat e kësaj konvente zbatohen në të gjitha pjesët e shteteve federale pa asnjë kufizim apo përjashtim.
    Neni 5
    Barazia dhe mosdiskriminimi
    1. Shtetet palë pranojnë se të gjithë personat janë të barabartë para ligjit dhe sipas ligjit dhe se kanë të drejtë pa asnjë diskriminim për mbrojtje të barabartë dhe përfitim të barabartë nga ligji.
    2. Shtetet palë duhet të ndalojnë çdo lloj diskriminimi me bazë aftësinë e kufizuar dhe t’u garantojnë personave me aftësi të kufizuara mbrojtje ligjore të barabartë dhe efektive ndaj çdo lloj diskriminimi në të gjitha situatat.
    3. Me qëllim që të promovohet barazia dhe të eliminohet diskriminimi, shtetet palë duhet të ndërmarrin të gjithë hapat e duhur për të siguruar që është arritur akomodimi i arsyeshëm.
    4. Masat specifike të cilat janë të nevojshme për të përshpejtuar apo arritur de facto barazinë e personave me aftësi të kufizuara nuk duhet të konsiderohen diskriminim sipas termave të kësaj konvente.
    Neni 6
    Gratë me aftësi të kufizuara
    1. Shtetet palë pranojnë se gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara i nënshtrohen një diskriminimi shumëformësh, dhe për këtë do të marrin masa për të siguruar se ato gëzojnë plotësisht dhe në mënyrë të barabartë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
    2. Shtetet palë duhet të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar zhvillimin, përparimin dhe fuqizimin e plotë të grave, me qëllim që t’u garantohet atyre ushtrimi dhe gëzimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut të përcaktuara në këtë konventë.
    Neni 7
    Fëmijët me aftësi të kufizuara
    1. Shtetet palë duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që fëmijët me aftësi të kufizuara të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në bazë të barabartë me fëmijët e tjerë.
    2. Në të gjitha veprimet lidhur me fëmijët me aftësi të kufizuara, interesit të lartë të fëmijëve
    duhet t’i kushtohet rëndësi parësore.
    3. Shtetet palë duhet të sigurojnë se fëmijët me aftësi të kufizuara kanë të drejtën për të shprehur pikëpamjet e tyre lirisht në të gjitha çështjet që prekin ata, pikëpamjeve të tyre i është dhënë vlerësimi i duhur në përputhje me moshën dhe maturinë e tyre, në baza të barabarta me fëmijët e tjerë, dhe për t'u pajisur me asistencën e duhur sipas moshës dhe aftësisë së kufizuar për të realizuar këtë të drejtë.

    Neni 8
    Rritja e ndërgjegjësimit
    1. Shtetet palë marrin përsipër të miratojnë masat e duhura, efektive dhe të menjëhershme:
    a) Për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë, përfshirë familjen, lidhur me personat me aftësi të kufizuara, dhe për të ushqyer respekt ndaj të drejtave dhe dinjitetit të personave me aftësi të kufizuara;
    b) Për të luftuar stereotipat, paragjykimet dhe praktikat e dëmshme lidhur me personat me aftësi të kufizuara, përfshirë dhe ato me bazë seksin dhe moshën në të gjitha fushat e jetës;
    c) Për të promovuar rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me aftësitë dhe kontributet e personave me aftësi të kufizuara.
    2. Masat për këtë qëllim përfshijnë:
    a) Ndërmarrjen e nismave dhe mbarëvajtjen e fushatave efektive për ndërgjegjësimin e publikut të synuara:
    i) të ushqejnë të kuptuarit e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara;
    ii) të përmirësojnë perceptimin pozitiv dhe një ndërgjegjësim më të madh shoqëror ndaj personave me aftësi të kufizuara;
    iii) të promovojnë njohjen e aftësive, meritave, mundësive të personave me aftësi të kufizuara dhe kontributeve të tyre në ambientin (vendin) e punës dhe tregun e punës;
    b) Të ushqejnë një mentalitet respekti për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha nivelet e sistemit të edukimit, përfshirë të gjithë fëmijët që nga mosha e hershme;
    c) Inkurajimin e të gjitha organeve të medias për të portretizuar personat me aftësi të kufizuara, në mënyrë të tillë që të jetë në pajtim me këtë konventë;
    d) Promovimin e programeve trajnuese ndërgjegjësuese lidhur me personat me aftësi të kufizuara dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
    Neni 9
    Heqja e barrierave
    1. Me qëllim që të bëhet e mundur që të gjithë personat me aftësi të kufizuara të jetojnë në
    mënyrë të pavarur dhe të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e jetës, shtetet palë duhet të marrin
    masat e duhura për të siguruar mundësimin për personat me aftësi të kufizuara, në baza të barabarta me
    të tjerët, në ambientet fizike, transport, informacion dhe komunikim, përfshirë dhe teknologjitë dhe
    sistemet e informacionit dhe komunikimit, si dhe në mjete apo shërbime të tjera të hapura apo të
    siguruara për publikun, si në zonat urbane dhe ato rurale. Këto masa, të cilat duhet të përfshijnë
    identifikimin dhe eliminimin e pengesave dhe barrierave për mundësimin, zbatohen ndër të tjera për:
    a) ndërtesa, rrugë, transport dhe mjete të tjera në ambiente të brendshme apo të jashtme,
    përfshirë shkollat, strehimin, shërbime mjekësore apo vendet e punës;
    b) informacion, komunikim dhe shërbime të tjera, përfshirë shërbimet elektronike dhe shërbimet
    e emergjencës.
    2. Shtetet palë duhet gjithashtu të marrin masat e duhura:
    a) për të zhvilluar, shpallur dhe monitoruar implementimin e udhëzimeve dhe standardeve
    minimale për mundësimin e mjeteve dhe shërbimeve të hapura apo të siguruara për publikun;
    b) për të siguruar se subjektet private që ofrojnë mjete dhe shërbime, të cilat janë të hapura apo
    të siguruara për publikun, të marrin parasysh të gjitha aspektet e mundësimit për personat me aftësi të
    kufizuara;
    c) për të siguruar trajnim për pjesëmarrësit në proces lidhur me çështjet e heqjes së barrierave që
    ndeshin personat me aftësi të kufizuara;
    d) për të siguruar në ndërtesat dhe mjete të tjera të hapura për publikun, shenja në Braille dhe në
    një formë lehtësisht të lexueshme dhe të kuptueshme;
    e) për të siguruar forma asistence të drejtpërdrejta dhe të ndërmjetme, përfshirë udhëzues, lexues
    dhe përkthyes profesionalë të gjuhës së shenjave, për të lehtësuar hyrjen në ndërtesa dhe mjete të tjera të
    hapura për publikun;
    8463
    f) për të promovuar forma të tjera të përshtatshme asistence dhe mbështetjeje për personat me
    aftësi të kufizuara për të siguruar që atyre t’u mundësohet informacioni;
    g) për të promovuar mundësimin e informacionit të ri dhe sistemet e teknologjitë e reja të
    komunikimit për personat me aftësi të kufizuara, përfshirë dhe internetin;
    h) për të promovuar projektimin, zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e sistemeve të
    informacionit të mundësueshëm dhe teknologjisë së komunikimit në një fazë të hershme, në mënyrë që
    këto teknologji dhe sisteme të bëhen të mundshme me një kosto minimale.
    Neni 10
    E drejta për të jetuar
    Shtetet palë ripohojnë se çdo qenie njerëzore ka të drejtën e lindur për jetën dhe se duhet të
    marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që personat me aftësi të kufizuara e gëzojnë këtë të
    drejtë në mënyrë efektive në baza të barabarta me të tjerët.
    Neni 11
    Situatat e rrezikut dhe emergjencat humanitare
    Shtetet palë, në përputhje me detyrimet e tyre sipas së drejtës ndërkombëtare, përfshirë të drejtën
    ndërkombëtare humanitare dhe të drejtën ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, do të marrin të gjitha
    masat për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e personave me aftësi të kufizuara në situata rreziku,
    përfshirë situatat e konfliktit të armatosur, emergjencat humanitare dhe fatkeqësitë natyrore.
    Neni 12
    Njohja e barabartë para ligjit
    1. Shtetet palë riafirmojnë se personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtën e njohjes kudo si
    persona para ligjit.
    2. Shtetet palë do të pranojnë se personat me aftësi të kufizuara gëzojnë zotësi ligjore në bazë të
    barabartë me të tjerët në të gjitha aspektet e jetës.
    3. Shtetet palë do të marrin masat e duhura për të siguruar mundësimin ndaj personave me aftësi
    të kufizuara për mbështetjen që ata mund të kërkojnë në ushtrimin e kapacitetit të tyre ligjor.
    4. Shtetet palë do të sigurojnë se të gjitha masat që lidhen me ushtrimin e zotësisë ligjore
    sigurojnë masat mbrojtëse të duhura dhe efektive për të parandaluar abuzimin në përputhje me të drejtën
    ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Masa të tilla mbrojtëse do të sigurojnë se masat e lidhura me
    ushtrimin e zotësisë ligjore respektojnë të drejtat, vullnetin dhe preferencat e personit, nuk kanë konflikt
    interesi dhe ndikim të panevojshëm, janë në proporcion dhe të përshtatura sipas rrethanave të personit,
    aplikohen për periudhën më të shkurtër të mundshme dhe u nënshtrohen rishikimeve të rregullta të një
    autoriteti kompetent, të pavarur dhe të paanshëm apo një organi gjyqësor. Masat mbrojtëse do të jenë
    proporcionale, në shkallën ku masa të tilla prekin të drejtat dhe interesat e personit.
    5. Në bazë të dispozitave të këtij neni, shtetet palë do të marrin të gjitha masat e duhura dhe
    efektive për të siguruar të drejtën e barabartë të personave me aftësi të kufizuara për të pasur në pronësi
    apo për të trashëguar prona, për të kontrolluar çështjet e tyre financiare dhe për të pasur mundësi të
    barabartë në kredi bankare, hipoteka dhe forma të tjera të kredive financiare, dhe do të sigurojë se
    personave me aftësi të kufizuara nuk u hiqet prona në mënyrë arbitrare.
    Neni 13
    Mundësimi i drejtësisë
    1. Shtetet palë duhet të sigurojnë akses efektiv në drejtësi për personat me aftësi të kufizuara në
    baza të barabarta me të tjerët, përfshirë nëpërmjet sigurimit të mundësive të përshtatshme procedurale
    8464
    dhe të moshës, me qëllim që të lehtësohet roli i tyre efektiv si pjesëmarrës direkt dhe jodirekt, përfshirë
    dhe si dëshmitarë, në të gjitha gjykimet, përfshirë hetimet dhe stade të tjera paraprake.
    2. Me qëllim që të jepet ndihmesë në sigurimin e mundësimit efektiv në drejtësi për personat me
    aftësi të kufizuara, shtetet palë duhet të promovojnë trajnime për ata persona që punojnë në fushën e
    administrimit të drejtësisë, përfshirë policinë dhe personelin e burgut.
    Neni 14
    Liria dhe siguria e personit
    1. Shtetet palë duhet të sigurojnë se personat me aftësi të kufizuara, në baza të barabarta me të
    tjerët:
    a) gëzojnë të drejtën për lirinë dhe sigurinë e personit;
    b) nuk u hiqet liria në mënyrë të paligjshme dhe arbitrare, dhe se çdo heqje lirie është në
    përputhje me ligjin, dhe se ekzistenca e aftësisë së kufizuar nuk duhet në asnjë rast të justifikojë heqjen e
    lirisë.
    2. Shtetet palë duhet të sigurojnë se nëse personave me aftësi të kufizuara u është hequr liria
    nëpërmjet çfarëdo lloj procesi, mbi baza të barabarta me të tjerët, ata kanë të drejtë për garanci në
    përputhje me të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe duhet të trajtohen në përputhje me
    objektivat dhe parimet e kësaj konvente, përfshirë sigurimin e akomodimit të arsyeshëm.
    Neni 15
    Lirimi nga tortura, trajtimi i egër, çnjerëzor apo degradues
    1. Askush nuk duhet t’i nënshtrohet torturës, trajtimit ose dënimit të egër, çnjerëzor apo
    degradues. Në veçanti, askush nuk duhet t’i nënshtrohet eksperimentimit mjekësor apo shkencor pa
    pëlqimin e saj/tij të lirë.
    2. Shtetet palë duhet të marrin të gjitha masat efektive legjislative, administrative, gjyqësore apo
    masa të tjera për të parandaluar që personat me aftësi të kufizuara, në bazë të barabartë me të tjerët, t’u
    nënshtrohen torturës apo trajtimit apo dënimit të egër, çnjerëzor apo degradues.
    Neni 16
    Lirimi nga shfrytëzimi, dhuna dhe abuzimi
    1. Shtetet palë duhet të marrin masat e duhura legjislative, administrative, shoqërore, arsimore
    dhe masa të tjera për të mbrojtur personat me aftësi të kufizuara, si brenda familjes dhe jashtë saj, nga të
    gjitha format e shfrytëzimit, dhunës dhe abuzimit, përfshirë aspektet me bazë gjinore.
    2. Shtetet palë duhet të marrin gjithashtu të gjitha masat e duhura për të parandaluar të gjitha
    format e shfrytëzimit, dhunës dhe abuzimit, duke siguruar, ndër të tjera, format e duhura të asistencës në
    bazë të gjinisë dhe moshës dhe mbështetje për personat me aftësi të kufizuara, familjeve të tyre dhe
    punonjësve të kujdesit, përfshirë nëpërmjet sigurimit të informacionit dhe edukimit se si të shmangen,
    njihen apo raportohen rastet e shfrytëzimit, dhunës apo abuzimit. Shtetet palë duhet të sigurojnë se
    shërbimet e mbrojtjes tregojnë ndjeshmëri ndaj moshës, gjinisë dhe aftësisë së kufizuar.
    3. Me qëllim që të parandalohen të gjitha format e shfrytëzimit, dhunës dhe abuzimit, shtetet
    palë duhet të sigurojnë që të gjitha mjetet dhe programet e projektuara për t’u shërbyer personave me
    aftësi të kufizuara të monitorohen në mënyrë efektive nga autoritete të pavarura.
    4. Shtetet palë duhet të marrin të gjitha masat e duhura për të promovuar shërimin dhe
    rehabilitimin fizik, njohës dhe psikologjik dhe riintegrimin shoqëror të personave me aftësi të kufizuara,
    të cilët janë viktima të çdo lloj forme shfrytëzimi, dhune apo abuzimi, përfshirë nëpërmjet sigurimit të
    shërbimeve mbrojtëse. Një shërim dhe riintegrim i tillë duhet të ndodhë në një ambient që mbështet
    shëndetin, mirëqenien, vetërespektin, dinjitetin dhe autonominë e personit dhe merr parasysh nevojat
    specifike gjinore dhe të moshës.
    8465
    5. Shtetet palë duhet të sigurojnë legjislacionin dhe politika efektive, përfshirë legjislacionin dhe
    politikat në lidhje me gratë dhe fëmijët, për të siguruar se janë identifikuar, hetuar dhe kur duhet, janë
    ndjekur ligjërisht rastet e shfrytëzimit, dhunës dhe abuzimit ndaj personave me aftësi të kufizuara.
    Neni 17
    Mbrojtja e integritetit të personit
    Çdo person me aftësi të kufizuar ka të drejtën për respekt ndaj integritetit të saj apo të tij fizik
    dhe mendor në bazë të barabartë me të tjerët.
    Neni 18
    Liria e lëvizjes dhe shtetësia
    1. Shtetet palë duhet të njohin të drejtat e personave me aftësi të kufizuara për lirinë e lëvizjes,
    lirinë për të zgjedhur rezidencën dhe shtetësinë e tyre, në baza të barabarta me të tjerët, përfshirë dhe
    sigurimin e faktit se personat me aftësi të kufizuara:
    a) kanë të drejtë të marrin dhe ndryshojnë shtetësinë dhe nuk u hiqet shtetësia në mënyrë
    arbitrare apo në bazë të aftësisë së kufizuar;
    b) nuk iu hiqet mundësia, në bazë të aftësisë së kufizuar, për të marrë, pasur dhe përdorur
    dokumentacionin e shtetësisë së tyre apo dokumentacion tjetër identifikues, apo për të përdorur proceset
    përkatëse, të tilla si procedurat e imigrimit, që mund të nevojiten për të lehtësuar ushtrimin e të drejtës
    për lirinë e lëvizjes;
    c) janë të lirë të largohen nga çdo vend/shtet, përfshirë dhe vendin/shtetin e tyre;
    d) nuk iu hiqet e drejta, në mënyrë arbitrare apo në bazë të aftësisë së kufizuar, për të hyrë në
    vendin/shtetin e tyre.
    2. Fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të regjistrohen menjëherë pas lindjes dhe që nga lindja
    duhet të kenë të drejtën për një emër, të drejtën për të marrë një shtetësi dhe, sa më shpejt të jetë e
    mundur, të drejtën për të njohur dhe për të pasur kujdesin e prindërve.
    Neni 19
    Jetesa e pavarur dhe përfshirja në komunitet
    Shtetet palë në këtë konventë pranojnë të drejtën e barabartë të të gjithë personave me aftësi të
    kufizuara për të jetuar në komunitet, me zgjedhje të barabarta me të tjerët, dhe duhet të marrin masat e
    duhura dhe efektive për të mundësuar që personat me aftësi të kufizuara të gëzojnë plotësisht këtë të
    drejtë dhe përfshirjen e pjesëmarrjen e tyre të plotë në komunitet, përfshirë dhe sigurimin e faktit se:
    a) Personat me aftësi të kufizuara kanë mundësinë për të zgjedhur vendin e tyre të banimit, ku
    dhe me kë do të jetojnë në baza të barabarta me të tjerët dhe nuk janë të detyruar të jetojnë në një mënyrë
    të veçantë të caktuar jetese;
    b) Personat me aftësi të kufizuara kanë mundësi për një gamë të gjerë shërbimesh mbështetëse në
    shtëpi, shërbime rezidenciale dhe shërbime në komunitetet, dhe për parandalimin e izolimit dhe veçimit
    nga komuniteti;
    c) Shërbimet dhe mjetet komunitare për popullatën në përgjithësi janë të disponueshme në baza
    të barabarta për personat me aftësi të kufizuara dhe u përgjigjen nevojave të tyre.
    Neni 20
    Lëvizshmëria personale
    Shtetet palë duhet të marrin masat efektive për të siguruar lëvizshmërinë personale me
    pavarësinë më të madhe të mundshme për personat me aftësi të kufizuara, si më poshtë:
    a) Lehtësimin e lëvizshmërisë personale të personave me aftësi të kufizuara sipas mënyrës dhe
    kohës së zgjedhur prej tyre, dhe me kosto të përballueshme;
    8466
    b) Lehtësimin e mundësimit për personat me aftësi të kufizuara në mjetet lëvizëse, pajisjet,
    teknologjitë ndihmëse dhe format e asistencës direkte dhe të ndërmjetme, përfshirë sigurimin e tyre me
    kosto të përballueshme;
    c) Sigurimin e trajnimit lidhur me aftësitë lëvizëse të personave me aftësi të kufizuara dhe stafit
    të specializuar që punon me personat me aftësi të kufizuara;
    d) Inkurajimin e subjekteve që prodhojnë mjete lëvizëse, pajisje dhe teknologji ndihmëse të
    marrin parasysh të gjitha aspektet e lëvizjes së personave me aftësi të kufizuara.
    Neni 21
    Liria e të shprehurit dhe mendimit, dhe mundësimi i informacionit
    Shtetet palë duhet të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar se personat me aftësi të
    kufizuara mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të të shprehurit dhe mendimit, përfshirë lirinë për të
    kërkuar, marrë dhe përhapur informacionin dhe idetë në baza të barabarta me të tjerët dhe nëpërmjet të
    gjitha formave të komunikimit sipas zgjedhjes së tyre, siç përcaktohen në nenin 2 të kësaj konvente, si
    më poshtë:
    a) Sigurimin e informacionit të synuar për publikun e gjerë ndaj personave me aftësi të kufizuara
    në formate dhe teknologji të realizueshme e të përshtatshme për lloje të ndryshme të aftësisë së kufizuar
    në kohën e duhur dhe pa kosto shtesë;
    b) Pranimin dhe lehtësimin e përdorimit të gjuhës së shenjave, Braille, komunikimit shtesë dhe
    alternativ, dhe e të gjitha mjeteve, mënyrave dhe formave të tjera të komunikimit të realizueshme sipas
    zgjedhjes së personave me aftësi të kufizuara në ndërveprimet zyrtare;
    c) Nxitjen e subjekteve private që sigurojnë shërbime për publikun e gjerë, përfshirë dhe
    internetin, që të sigurojnë informacion dhe shërbime në formate të realizueshme dhe të përdorshme për
    personat me aftësi të kufizuara;
    d) Inkurajimin e masmedias, përfshirë dhe sigurimin e informacionit nëpërmjet internetit, për t’i
    bërë shërbimet e tyre të mundshme për personat me aftësi të kufizuara;
    e) Njohjen dhe promovimin e përdorimit të gjuhës së shenjave.
    Neni 22
    Respektimi i jetës private
    1. Asnjë person me aftësi të kufizuar, pavarësisht nga vendqëndrimi apo mënyra e jetesës, nuk
    duhet t’u nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare apo të paligjshme në jetën private të tij apo të saj, në
    familjen, korrespondencën, llojet e tjera të komunikimit apo t’u nënshtrohet sulmeve të paligjshme ndaj
    nderit apo reputacionit të tij/saj. Personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtën të mbrohen nga ligji ndaj
    këtyre ndërhyrjeve dhe sulmeve.
    2. Shtetet palë mbrojnë fshehtësinë e informacionit personal për shëndetin dhe rehabilitimin e
    personave me aftësi të kufizuara në baza të barabarta me të tjerët.
    Neni 23
    Respektimi i shtëpisë dhe familjes
    1. Shtetet palë duhet të marrin masat e duhura dhe efektive për të eliminuar diskriminimin ndaj
    personave me aftësi të kufizuara në të gjitha çështjet lidhur me martesën, familjen, prindërimin dhe
    raportet njerëzore, në bazë të barabartë me të tjerët, për të siguruar se:
    a) njihet e drejta e të gjithë personave me aftësi të kufizuara, të cilët janë në një moshë për
    martesë, për t’u martuar dhe për të krijuar një familje bazuar në pëlqimin e lirë dhe të plotë të çiftit;
    b) njihen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara për të vendosur lirshëm dhe me përgjegjësi
    për numrin dhe hapësirën e fëmijëve të tyre dhe të kenë mundësi informacioni sipas moshës, edukim mbi
    planifikimin familjar dhe riprodhimin, si dhe sigurohen mjetet e nevojshme që i mundësojnë ata të
    ushtrojnë këto të drejta.
    8467
    c) personat me aftësi të kufizuara, përfshirë fëmijët, ruajnë aftësinë riprodhuese e tyre në bazë të
    barabartë me të tjerët.
    2. Shtetet palë sigurojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e personave me aftësi të kufizuara lidhur me
    kujdestarinë, ruajtjen dhe birësimin e fëmijëve apo institucione të ngjashme ku këto koncepte ekzistojnë
    në legjislacionin kombëtar; në të gjitha rastet interesi i lartë i fëmijës do të jetë dominues. Shtetet palë
    duhet të japin asistencën e duhur ndaj personave me aftësi të kufizuara në përmbushjen e përgjegjësive
    për rritjen e fëmijëve të tyre.
    3. Shtetet palë duhet të sigurojnë se fëmijët me aftësi të kufizuara kanë të drejta të barabarta
    lidhur me jetën në familje. Me qëllim realizimin e këtyre të drejtave dhe parandalimin e fshehjes, të
    braktisjes, neglizhimit dhe izolimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, shtetet palë duhet të marrin
    përsipër të sigurojnë informacion, shërbime dhe mbështetje të hershme dhe të gjithanshme për fëmijët me
    aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.
    4. Shtetet palë duhet të sigurojnë se fëmija nuk duhet të ndahet nga prindërit e tij apo të saj
    kundër dëshirës së tyre, përveç rasteve kur autoritetet kompetente sipas rishikimit gjyqësor përcaktojnë,
    në përputhje me ligjet dhe procedurat e zbatueshme, që një ndarje e tillë është e domosdoshme për
    interesin më të mirë të fëmijës. Në asnjë mënyrë nuk duhet ndarë një fëmijë nga prindërit bazuar në
    aftësinë e kufizuar të fëmijës apo në aftësinë e kufizuar të njërit apo të dy prindërve.
    5. Shtetet palë, në rastet kur rrethi më i afërt familjar nuk është në gjendje të kujdeset për
    fëmijën me aftësi të kufizuar, do të ndërmarrë çdo përpjekje për të siguruar kujdes alternativ brenda
    familjes së zgjeruar, dhe në rast se dështon, brenda komunitetit në një ambient familjeje.
    Neni 24
    Edukimi
    1. Shtetet palë njohin të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për edukim. Me qëllim që të
    realizohet kjo e drejtë pa diskriminim dhe në bazë të mundësive të barabarta, shtetet palë duhet të
    sigurojnë një sistem edukimi përfshirës në të gjitha nivelet, dhe të mësuar gjatë gjithë jetës, të drejtuar
    nga:
    a) zhvillimi i plotë i potencialit njerëzor dhe sensit të dinjitetit dhe vlerës së vetvetes, fuqizimit të
    respektit për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dhe diversitetit njerëzor;
    b) zhvillimi nga personat me aftësi të kufizuara të personalitetit, talenteve dhe krijimtarisë së
    tyre, si dhe aftësive të tyre mendore dhe fizike, në potencialin e tyre të plotë;
    c) mundësimin e personave me aftësi të kufizuara për të marrë pjesë në mënyrë efektive në një
    shoqëri të lirë.
    2. Për të realizuar këtë të drejtë, shtetet palë duhet të sigurojnë se:
    a) personat me aftësi të kufizuara nuk janë përjashtuar nga sistemi i edukimit të përgjithshëm për
    shkak të aftësisë së kufizuar, dhe se fëmijët me aftësi të kufizuara nuk janë përjashtuar nga arsimi pa
    pagesë dhe i detyruar fillor, ose arsimi i mesëm, me bazë aftësinë e kufizuar;
    b) personat me aftësi të kufizuara mund të kenë mundësinë për edukimin fillor gjithëpërfshirës,
    cilësor dhe pa pagesë dhe arsimin tetëvjeçar në baza të barabarta me të tjerët në komunitetet ku ata
    jetojnë;
    c) sigurohet akomodimi i arsyeshëm i kërkesave individuale;
    d) personat me aftësi të kufizuara marrin mbështetjen e kërkuar brenda sistemit të edukimit të
    përgjithshëm, për të mundësuar arsimimin e tyre efektiv.
    e) sigurohen masa mbështetëse efektive të individualizuara në ambiente që rrisin zhvillimin
    akademik dhe shoqëror, në pajtim me qëllimin për përfshirje të plotë.
    3. Shtetet palë duhet të mundësojnë personat me aftësi të kufizuara të mësojnë mjeshtëri për
    zhvillim shoqëror dhe jetësor për të lehtësuar pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe të barabartë në edukim dhe
    si anëtarë të komunitetit. Për këtë qëllim shtetet palë duhet të marrin masat e duhura, përfshirë:
    a) lehtësimin e të mësuarit të Braille, shkrimeve alternative, mënyrave shtesë dhe alternative,
    mjeteve dhe formateve të komunikimit, aftësive të orientimit dhe lëvizshmërisë, dhe lehtësim të
    mbështetjes dhe kujdesit nga moshatarët;
    8468
    b) lehtësimin e të mësuarit të gjuhës së shenjave dhe promovimin e identitetit linguistik të
    komunitetit të personave që nuk dëgjojnë;
    c) sigurimin e faktit se edukimi i personave, dhe në veçanti i fëmijëve të cilët janë të verbër, që
    nuk dëgjojnë apo që nuk dëgjojnë e nuk shikojnë, në të njëjtën kohë u është dhënë në gjuhën, mënyrat
    dhe mjetet e komunikimit më të përshtatshme për individin dhe në ambiente të cilat rrisin zhvillimin
    akademik dhe shoqëror.
    4. Me qëllim që të sigurohet realizimi i kësaj të drejte, shtetet palë duhet të marrin masat e
    duhura për të punësuar mësuesit, përfshirë mësuesit me aftësi të kufizuara, të cilët janë të kualifikuar në
    gjuhën e shenjave dhe/apo Braille, dhe të trajnojnë profesionistët dhe stafin që punon në të gjitha nivelet
    e edukimit. Trajnime të tilla duhet të përfshijnë ndërgjegjësimin mbi aftësinë e kufizuar dhe përdorimin e
    mënyrave të duhura shtesë dhe alternative, mjeteve dhe formateve të komunikimit, teknikave edukuese
    dhe materialeve për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara.
    5. Shtetet palë duhet të sigurojnë që personat me aftësi të kufizuara të jenë në gjendje të kenë
    mundësi për arsimin e lartë, trajnime profesionale, edukimin për të rritur dhe të mësuarit gjatë të gjithë
    jetës pa diskriminim dhe në baza të barabarta me të tjerët. Për këtë qëllim, shtetet palë duhet të sigurojnë
    që akomodimi i arsyeshëm është siguruar për personat me aftësi të kufizuara.
    Neni 25
    Shëndeti
    Shtetet palë pranojnë se personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtën të gëzojnë standardin më
    të lartë të arritshëm të shëndetit pa diskriminim mbi bazë aftësinë e kufizuar. Shtetet palë duhet të marrin
    masat e duhura për të siguruar mundësimin për personat me aftësi të kufizuara te shërbimet shëndetësore
    të lidhura me gjininë, përfshirë rehabilitimin në lidhje me shëndetin. Në veçanti, shtetet palë:
    a) do të sigurojnë për personat me aftësi të kufizuara të njëjtën gamë, cilësi dhe standarde të
    shërbimeve shëndetësore pa pagesë ose të përballueshme, siç u sigurohet personave të tjerë, përfshirë
    programe të shëndetit publik me bazë popullsinë në fushat e shëndetit riprodhues dhe seksual;
    b) do të sigurojnë ato shërbime shëndetësore të nevojshme për personat me aftësi të kufizuara,
    për shkak të aftësisë së tyre të kufizuar, përfshirë dhe identifikimin e hershëm dhe ndërhyrjen sipas rastit,
    si dhe shërbime të planifikuara, për të minimizuar dhe parandaluar përkeqësimin e aftësive të kufizuara,
    përfshirë ato te fëmijët dhe të moshuarit;
    c) do të sigurojnë këto shërbime shëndetësore sa më pranë të jetë e mundur komuniteteve të
    këtyre personave, përfshirë zonat rurale;
    d) do të kërkojnë profesionistë të kujdesit shëndetësor për të siguruar kujdes të së njëjtës cilësi
    për personat me aftësi të kufizuara si për të tjerët, përfshirë dhe faktin se në bazë të pëlqimit të lirë dhe të
    informuar, ndër të tjera, të rrisë ndërgjegjësimin mbi të drejtat, dinjitetin, autonominë e njeriut dhe
    nevojave të personave me aftësi të kufizuara nëpërmjet trajnimeve dhe shpalljes së standardeve etike për
    kujdesin shëndetësor publik dhe privat;
    e) do të ndalojnë diskriminimin ndaj personave me aftësi të kufizuara në realizimin e sigurimit
    shëndetësor dhe sigurimit për jetën, kur një sigurim i tillë lejohet nga ligji kombëtar, i cili duhet të
    sigurohet në mënyrë të drejtë dhe të arsyeshme;
    f) do të parandalojë mohimin diskriminues të kujdesit shëndetësor, shërbimeve shëndetësore apo
    të ushqimeve dhe pijeve mbi bazën e aftësisë së kufizuar.
    Neni 26
    Aftësimi dhe rehabilitimi
    1. Shtetet palë duhet të marrin masat e duhura dhe efektive, përfshirë dhe mbështetjen e
    moshatarëve, për të bërë të mundur që personat me aftësi të kufizuara të arrijnë dhe të ruajnë pavarësinë
    e tyre maksimale, aftësinë e plotë fizike, mendore, shoqërore dhe profesionale, dhe përfshirjen e
    pjesëmarrjen e plotë në të gjitha aspektet e jetës. Për këtë qëllim, shtetet palë do të organizojnë, fuqizojnë
    8469
    dhe zgjerojnë shërbimet aftësuese dhe rehabilituese gjithëpërfshirëse, veçanërisht në fushat e shërbimeve
    të shëndetit, punësimit, edukimit dhe shërbimeve shoqërore, në mënyrë të tillë që këto shërbime dhe
    programe:
    a) të fillojnë në fazën më të hershme të mundshme dhe të jenë të bazuara në vlerësimet
    multidisiplinore të nevojave dhe pikave të forta;
    b) të mbështesin pjesëmarrjen dhe përfshirjen në komunitet dhe në të gjitha aspektet e shoqërisë,
    dhe të jenë me bazë vullnetare, dhe të disponueshme për personat me aftësi të kufizuara sa më pranë
    komuniteteve të tyre të jetë e mundur, përfshirë zonat rurale.
    2. Shtetet palë duhet të promovojnë zhvillimin e trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm për
    profesionistët dhe stafin që punon në shërbimet aftësuese dhe rehabilituese.
    3. Shtetet palë duhet të promovojnë ekzistencën, njohuritë dhe përdorimin e pajisjeve ndihmëse
    dhe teknologjisë, të projektuar për personat me aftësi të kufizuara, pasi ato lidhen me aftësimin dhe
    rehabilitimin.
    Neni 27
    Puna dhe punësimi
    1. Shtetet palë njohin të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për të punuar, në baza të
    barabarta me të tjerët; kjo përfshin të drejtën për të pasur mundësinë për të fituar jetesën, duke bërë punë
    të zgjedhur lirisht apo të pranuar në tregun e punës dhe ambientin e punës që është i hapur, përfshirës
    dhe i arritshëm nga personat me aftësi të kufizuara. Shtetet palë duhet të mbrojnë dhe promovojnë
    realizimin e së drejtës për punë, përfshirë dhe ata që e fitojnë aftësinë e kufizuar gjatë punësimit, duke
    marrë hapat e duhur, përfshirë nëpërmjet legjislacionit, ndër të tjera:
    a) Për të ndaluar diskriminimin me bazë aftësinë e kufizuar në të gjitha çështjet lidhur me
    punësimin, përfshirë kushtet e rekrutimit, punësimit, vazhdimësisë së punësimit, përparimit në karrierë
    dhe ofrimin e kushteve të punës të sigurta dhe të shëndetshme;
    b) Për të mbrojtur të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, në baza të barabarta me të tjerët,
    duke përfshirë mundësi të barabarta dhe pagesë të barabartë për punën me vlerë, siguri dhe kushte pune
    të shëndetshme të barabarta, përfshirë dhe mbrojtjen nga ngacmimet dhe trajtimin e ankesave;
    c) Për të siguruar se personat me aftësi të kufizuara janë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e punës
    dhe të drejtat sindikaliste në baza të barabarta me të tjerët;
    d) Për të mundësuar personat me aftësi të kufizuara për të pasur mundësi efektive për programet
    e përgjithshme udhëzuese teknike dhe profesionale, shërbimet e vendosjes në vendin e punës dhe trajnim
    të vazhdueshëm profesional;
    e) Për të promovuar mundësitë dhe përparimin në karrierë për personat me aftësi të kufizuara në
    tregun e punës, si dhe asistencë në gjetjen, fitimin, mbajtjen dhe kthimin në punë;
    f) Për të promovuar mundësitë për vetëpunësim, aktivitet të lirë privat, zhvillimin e
    kooperativave dhe për të filluar biznesin e vet;
    g) Për të punësuar personat me aftësi të kufizuara në sektorin publik;
    h) Për të promovuar punësimin e personave me aftësi të kufizuara në sektorin privat nëpërmjet
    politikave dhe masave të duhura, të cilat mund të përfshijnë programe veprimi afirmative, nxitëse dhe
    masa të tjera;
    i) Për të siguruar se akomodimi i arsyeshëm u është siguruar personave me aftësi të kufizuara në
    vendin e punës;
    j) Për të promovuar fitimin e përvojës së punës nga personat me aftësi të kufizuara në tregun e
    hapur të punës;
    k) Për të promovuar programe për rehabilitim profesional, mbajtjen e vendit të punës dhe kthimit
    në punë për personat me aftësi të kufizuara.
    2. Shtetet palë duhet të sigurojnë se personat me aftësi të kufizuara nuk mbahen në skllavëri apo
    si shërbëtorë dhe janë të mbrojtur, në baza të barabarta me të tjerët, nga puna e detyruar.
    8470
    Neni 28
    Standardi i përshtatshëm i jetesës dhe mbrojtja shoqërore
    1. Shtetet palë njohin të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për një standard të
    përshtatshëm jetese për ta dhe për familjet e tyre, përfshirë ushqimin, veshjen dhe strehimin e
    përshtatshëm dhe përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të jetesës dhe duhet të ndërmarrin hapat e
    duhur për të mbrojtur dhe përmirësuar realizimin e kësaj të drejte pa diskriminim me bazë aftësinë e
    kufizuar.
    2. Shtetet palë njohin të drejtën e personave me aftësi të kufizuara për mbrojtje shoqërore, dhe
    që ata ta gëzojnë atë të drejtë pa diskriminim me bazë aftësinë e kufizuar dhe duhet të marrin hapat e
    duhur për të mbrojtur dhe përmirësuar realizimin e kësaj të drejte, përfshirë masat:
    a) Për t’u siguruar mundësim të barabartë personave me aftësi të kufizuara ndaj shërbimeve për
    ujë të pastër dhe për të siguruar mundësimin e shërbimeve, pajisjeve dhe formave të tjera të asistencës të
    përshtatshme dhe të përballueshme për nevoja të lidhura me aftësinë e kufizuar;
    b) Për të siguruar mundësi për personat me aftësi të kufizuara në veçanti gratë dhe vajzat me
    aftësi të kufizuara dhe personat më të moshuar me aftësi të kufizuara, në programet e mbrojtjes
    shoqërore dhe programeve të reduktimit të varfërisë;
    c) Për të siguruar mundësi për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre që jetojnë në
    kushtet e varfërisë, në asistencën e ofruar nga shteti me shpenzime lidhur me aftësinë e kufizuar,
    përfshirë trajnimin, këshillimin, ndihmën financiare dhe kujdesin gjatë pushimeve;
    d) Për të siguruar mundësi për personat me aftësi të kufizuara në programet e strehimit publik;
    e) Për të siguruar mundësi të barabartë për personat me aftësi të kufizuara nga programet dhe
    përfitimet e pensionit.
    Neni 29
    Pjesëmarrja në jetën politike dhe publike
    Shtetet palë duhet t’u garantojnë personave me aftësi të kufizuara të drejtat politike dhe
    mundësinë për t’i gëzuar ato në baza të barabarta me të tjerët dhe duhet të marrin përsipër:
    a) Të sigurojnë se personat me aftësi të kufizuara mund të marrin pjesë në mënyrë të plotë dhe
    efektive në jetën politike dhe publike mbi bazë të barabartë me të tjerët, drejtpërsëdrejti apo nëpërmjet
    përfaqësuesve të zgjedhur, përfshirë dhe të drejtën dhe mundësinë për personat me aftësi të kufizuara për
    të votuar dhe për t’u zgjedhur, ndër të tjera duke:
    i) siguruar që procedurat, mjetet dhe materialet e votimit të jenë të përshtatshme, të mundshme
    dhe të thjeshta për t’u kuptuar dhe përdorur;
    ii) mbrojtur të drejtën e personave me aftësi të kufizuara të votojnë me votë të fshehtë në
    zgjedhje dhe referendume publike, pa kërcënim, të kandidojnë për zgjedhje, të punojnë në zyrë në
    mënyrë efektive dhe të kryejnë të gjitha funksionet publike në të gjitha nivelet e qeverisë, duke lehtësuar
    përdorimin e teknologjive ndihmëse dhe të reja, kur të jetë e përshtatshme;
    iii) garantuar shprehjen e lirë të vullnetit të lirë të personave me aftësi të kufizuara si zgjedhës
    dhe për këtë qëllim, kur është e nevojshme, me kërkesën e tyre, lejohet asistenca në votim nga një person
    që zgjidhet prej tyre,
    b) Promovimin në mënyrë aktive një ambient në të cilin personat me aftësi të kufizuara mund të
    marrin pjesë në mënyrë efektive dhe të plotë në kryerjen e punëve publike, pa diskriminim dhe në një
    bazë të barabartë me të tjerët dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e tyre në punët publike, përfshirë:
    i) pjesëmarrjen në organizatat joqeveritare dhe shoqatat që kanë të bëjnë me jetën publike dhe
    politike në vend dhe në aktivitetet dhe administrimin e partive politike;
    ii) krijimin apo pjesëmarrjen në organizata për personat me aftësi të kufizuara për të përfaqësuar
    personat me aftësi të kufizuara në nivele ndërkombëtare, kombëtare, rajonale dhe lokale.
    8471
    Neni 30
    Pjesëmarrja në jetën kulturore, argëtim, kohën e lirë dhe sport
    1. Shtetet palë njohin të drejtën e personave me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në bazë të
    barabartë me të tjerët në jetën kulturore dhe duhet të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar se
    personat me aftësi të kufizuara:
    a) gëzojnë mundësimin për materialet kulturore në të gjitha formatet e realizueshme;
    b) gëzojnë mundësimin për programet televizive, filmat, teatrot dhe aktivitete të tjera kulturore,
    në formate të realizueshme;
    c) gëzojnë mundësimin në vendet për punë apo shërbime kulturore, të tilla si: teatrot, muzetë,
    kinematë, bibliotekat dhe shërbimet për turistët dhe aq sa është e mundur, gëzojnë mundësi hyrjeje për në
    monumentet dhe sheshet me rëndësi për kulturën kombëtare.
    2. Shtetet palë duhet të marrin masat e duhura për të bërë të mundur që personat me aftësi të
    kufizuara të kenë mundësinë për të zhvilluar dhe përdorur potencialin e tyre krijues, artistik dhe
    intelektual, jo vetëm për të mirën e tyre, por edhe për pasurimin e shoqërisë.
    3. Shtetet palë duhet të marrin hapat e duhur në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, për të
    siguruar se ligjet që mbrojnë të drejtat e pronësisë intelektuale nuk përbëjnë një barrierë të paarsyeshme
    apo diskriminuese që personat me aftësi të kufizuara të kenë mundësinë e materialeve kulturore.
    4. Personat me aftësi të kufizuara duhet të kenë të drejtën, në baza të barabarta me të tjerët, që
    t’u njihet dhe të mbështetet identiteti i tyre specifik kulturor dhe linguistik, përfshirë dhe gjuhën e
    shenjave dhe kulturën e të shurdhërve.
    5. Me idenë për të mundësuar që personat me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në baza të
    barabarta me të tjerët në aktivitete, argëtuese, të kohës së lirë dhe sportive, shtetet palë duhet të marrin
    masat e duhura:
    a) Për të inkurajuar dhe promovuar pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara në aktivitetet
    sportive gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet, në masën më të madhe të mundshme;
    b) Për të siguruar se personat me aftësi të kufizuara kanë mundësinë të organizojnë, zhvillojnë
    dhe marrin pjesë në aktivitete sportive specifike për aftësinë e kufizuar dhe argëtuese dhe për këtë qëllim,
    të inkurajojë sigurimin e udhëzimeve, trajnimit dhe burimeve të duhura, në baza të barabarta me të tjerët;
    c) Për të siguruar se personat me aftësi të kufizuara kanë mundësi hyrjeje në vendet sportive,
    argëtuese dhe turistike;
    d) Për të siguruar se fëmijët me aftësi të kufizuara kanë mundësi të barabartë për të marrë pjesë
    në lojë, argëtim, aktivitete sportive dhe të kohës së lirë, përfshirë dhe ato aktivitete që zhvillohen në
    sistemin shkollor;
    e) Për të siguruar se personat me aftësi të kufizuara kanë mundësi në shërbimet nga ato që
    përfshihen në organizimin e aktiviteteve argëtuese, turistike, sportive dhe të kohës së lirë.
    Neni 31
    Statistikat dhe mbledhja e të dhënave
    1. Shtetet palë marrin përsipër të mbledhin informacionin e duhur, përfshirë të dhëna statistikore
    dhe kërkimore, për të mundur që këto shtete të formulojnë dhe zbatojnë politika që do i japin fuqi kësaj
    konvente. Procesi i mbledhjes dhe i mbajtjes së këtij informacioni:
    a) duhet të jetë në përputhje me masat mbrojtëse ligjore, përfshirë legjislacionin mbi mbrojtjen e
    të dhënave, për të siguruar fshehtësinë dhe respektimin e jetës private të personit me aftësi të kufizuar;
    b) duhet të jetë në përputhje me normat ndërkombëtare të pranuara për të mbrojtur të drejtat e
    njeriut dhe liritë themelore, si dhe parimet etike në mbledhjen dhe përdorimin e statistikave.
    2. Informacioni i mbledhur në përputhje me këtë nen mund të shpërndahet sipas rastit dhe
    përdoret për të ndihmuar për të vlerësuar zbatimin e detyrimeve të shteteve palë në këtë konventë, dhe të
    identifikojë dhe adresojë barrierat që ndeshen nga personat me aftësi të kufizuara gjatë ushtrimit të të
    drejtave të tyre.
    8472
    3. Shtetet palë marrin përgjegjësinë për përhapjen e këtyre statistikave dhe sigurojnë që ato të
    jenë të mundshme për personat me aftësi të kufizuara dhe për të tjerët.
    Neni 32
    Bashkëpunimi ndërkombëtar
    1. Shtetet palë pranojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e tij, në
    mbështetje të përpjekjeve kombëtare për realizimin e qëllimit dhe objektivave të kësaj konvente dhe do të
    ndërmarrin masat e duhura dhe efektive në këtë drejtim, ndërmjet shteteve dhe sipas rastit në partneritet
    me organizatat përkatëse ndërkombëtare dhe rajonale dhe shoqërinë civile, në veçanti organizatat për
    personat me aftësi të kufizuara. Këto masa mund të përfshijnë ndër të tjera:
    a) të sigurojnë se bashkëpunimi ndërkombëtar, përfshirë dhe programet ndërkombëtare të
    zhvillimit, të jenë përfshirëse dhe të mundshme për personat me aftësi të kufizuara;
    b) të lehtësojnë dhe mbështesin krijimin e kapaciteteve, përfshirë faktin e shkëmbimit dhe
    ndarjes së informacionit, përvojës, programeve të trajnimit dhe praktikës më të mirë;
    c) të lehtësojnë bashkëpunimin në punën kërkimore dhe mundësimin e njohurive shkencore dhe
    teknike; dhe
    d) të sigurojnë, sipas rastit, asistencë teknike dhe ekonomike, përfshirë dhe lehtësimin e
    mundësimit dhe përdorimin e përbashkët të teknologjisë ndihmëse dhe të mundshme dhe nëpërmjet
    transferimit të teknologjisë.
    2. Dispozitat e këtij neni nuk cenojnë detyrimet e secilit shtet palë për të plotësuar detyrimet e tij
    në këtë konventë.
    Neni 33
    Zbatimi dhe monitorimi kombëtar
    1. Shtetet palë, në përputhje me sistemin e tyre të organizimit, duhet të caktojnë një apo më
    shumë pika kontakti në qeveri për çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e kësaj konvente dhe duhet të
    shqyrtojnë ngritjen apo caktimin e një mekanizmi bashkëpunimi brenda qeverisë për të lehtësuar veprimet
    e lidhura me të në sektorë të ndryshëm dhe në nivele të ndryshme.
    2. Shtetet palë, në përputhje me sistemet e tyre ligjore dhe administrative, mbajnë, fuqizojnë,
    caktojnë ose ngrenë brenda shtetit palë, një kuadër, i cili do të përfshijë një apo më shumë mekanizma të
    pavarur, si të jetë më e përshtatshme, për të promovuar, mbrojtur dhe monitoruar zbatimin e kësaj
    konvente. Gjatë caktimit apo ngritjes së një mekanizmi të tillë, shtetet palë duhet të kenë parasysh
    parimet lidhur me statusin dhe funksionimin e institucioneve kombëtare për mbrojtjen dhe promovimin e
    të drejtave të njeriut.
    3. Shoqëria civile dhe veçanërisht personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat e tyre
    përfaqësuese, duhet të përfshihen dhe të marrin pjesë plotësisht në procesin monitorues.
    Neni 34
    Komiteti për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
    1. Do të ngrihet një Komitet për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (më poshtë quhet
    “Komiteti”), i cili do të kryejë funksionet e paraqitura më poshtë.
    2. Komiteti, në momentin kur kjo konventë hyn në fuqi, do të përbëhet prej dymbëdhjetë
    ekspertësh. Pas gjashtëdhjetë ratifikimesh apo aderimesh shtesë në konventë, anëtarësia e Komitetit do të
    shtohet me gjashtë anëtarë, duke ruajtur një numër maksimal prej tetëmbëdhjetë anëtarësh.
    3. Anëtarët e Komitetit do të shërbejnë në zotësinë e tyre personale dhe do të jenë me një
    qëndrim të lartë moral dhe kompetencë e përvojë të njohur në fushën e paraqitur në këtë konventë.
    Shtetet palë ftohen t’i kushtojnë vëmendjen e duhur dispozitës së parashtruar në nenin 4.3 të kësaj
    konvente, kur bëjnë caktimin e kandidatëve të tyre.
    8473
    4. Anëtarët e Komitetit do të zgjidhen nga shtetet palë, ku do t’u kushtohet vëmendje
    shpërndarjes së barabartë gjeografike, përfaqësimit të formave të ndryshme të civilizimit dhe të sistemeve
    ligjore kryesore, përfaqësimit të barabartë gjinor dhe pjesëmarrjes së ekspertëve me aftësi të kufizuara.
    5. Anëtarët e Komitetit do të zgjidhen me votim të fshehtë nga një listë me shtetas të caktuar nga
    shtetet palë në takimet e konferencës së shteteve palë. Në ato takime, për të cilat dy të tretat e shteteve
    palë duhet të përbëjnë kuorumin, personat e zgjedhur në Komitet do të jenë ata që sigurojnë numrin më
    të madh të votave dhe një shumicë absolute të votave të përfaqësuesve të shteteve palë që janë të
    pranishëm dhe votojnë.
    6. Zgjedhjet fillestare do të mbahen jo më vonë se gjashtë muaj pas datës së hyrjes në fuqi të
    kësaj konvente. Së paku katër muaj para datës së zgjedhjeve, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të
    Bashkuara do t’u dërgojë një letër shteteve palë duke i ftuar ata që të paraqesin caktimet brenda dy
    muajve. Sekretari i Përgjithshëm do të përgatitë më pas në rend alfabetik një listë me të gjithë personat e
    caktuar, duke treguar shtetet palë që i kanë caktuar ata dhe do t’ua paraqesë atë shteteve palë të kësaj
    konvente.
    7. Anëtarët e Komitetit do të zgjidhen për një mandat katërvjeçar. Ata do të kenë të drejtën e
    rizgjedhjes një herë. Megjithatë, mandati për të gjashtë anëtarët e zgjedhur në zgjedhjet e para do të
    skadojë në fund të dy viteve; menjëherë pas zgjedhjeve të para, emrat e këtyre gjashtë anëtarëve do të
    zgjidhen me short nga kryetari i takimit siç referohet në paragrafin 5 të këtij neni.
    8. Zgjedhja e gjashtë anëtarëve shtesë të Komitetit do të mbahet me rastin e zgjedhjeve të
    rregullta, në përputhje me dispozitat përkatëse të këtij neni.
    9. Në qoftë se një anëtar i Komitetit vdes apo jep dorëheqjen apo deklaron se për çfarëdo shkaku
    ai apo ajo nuk mund të kryejë detyrat e tij apo të saj, shteti palë, i cili ka caktuar anëtarin/anëtaren duhet
    të emërojë një ekspert tjetër që i ka kualifikimet dhe plotëson kriteret e përcaktuara në dispozitat
    përkatëse të këtij neni, që të shërbejë për pjesën e mbetur të mandatit.
    10. Komiteti duhet të vendosë rregullat e tij të procedurës.
    11. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të sigurojë stafin dhe mjetet e
    nevojshme për realizimin efektiv të funksioneve të Komitetit në këtë konventë dhe do të thërrasë
    mbledhjen e tij të parë.
    12. Me miratimin e Asamblesë së Përgjithshme, anëtarët e Komitetit të ngritur sipas kësaj
    konvente do të marrin pagesë nga burimet e Kombeve të Bashkuara sipas termave dhe kushteve që mund
    të vendosë Asambleja, duke pasur parasysh rëndësinë e përgjegjësive të Komitetit.
    13. Anëtarët e Komitetit do të kenë të drejtë për lehtësi, privilegje dhe imunitete të ekspertëve në
    misione për Kombet e Bashkuara siç parashtrohet në seksionet përkatëse të konventës mbi privilegjet dhe
    imunitetet e Kombeve të Bashkuara.
    Neni 35
    Raportet nga shtetet palë
    1. Çdo shtet palë do të paraqesë në Komitet, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të
    Bashkuara, një raport gjithëpërfshirës mbi masat e marra për të bërë efektive detyrimet e tij në këtë
    konventë dhe mbi progresin e bërë në këtë drejtim, brenda dy viteve pas hyrjes në fuqi të kësaj konvente
    për atë shtet palë.
    2. Pas kësaj, shtetet palë paraqesin raportet pasuese të paktën çdo katër vjet, si dhe sa herë që
    kërkohet nga Komiteti.
    3. Komiteti do të vendosë udhëzimet e zbatueshme për përmbajtjen e raporteve.
    4. Shteti palë, i cili i ka paraqitur Komitetit një raport fillestar gjithëpërfshirës nuk nevojitet të
    përsërisë informacionin e paraqitur më parë në raportet e tij të tjera pasuese. Kur bëjnë përgatitjen e
    raporteve për Komitetin, shtetet palë ftohen të kenë parasysh që ta bëjnë këtë në një proces të hapur dhe
    transparent, si dhe t’u kushtojnë vëmendjen e duhur dispozitave të përcaktuara në nenin 4.3 të kësaj
    konvente.
    5. Raportet mund të tregojnë faktorë dhe vështirësi që ndikojnë në shkallën e plotësimit të
    detyrimeve të kësaj konvente.
    8474
    Neni 36
    Shqyrtimi i raporteve
    1. Çdo raport duhet të shqyrtohet nga Komiteti, i cili do të bëjë sugjerime dhe rekomandime të
    përgjithshme mbi raportin siç ai e konsideron të përshtatshme dhe do t’ua dërgojë ato shtetit palë
    përkatës. Shteti palë mund të përgjigjet me çdo informacion, që ai zgjedh për Komitetin. Komiteti mund
    të kërkojë nga shtetet palë informacion të mëtejshëm lidhur me zbatimin e kësaj konvente.
    2. Në qoftë se shteti palë e ka tejkaluar shumë afatin për paraqitjen e raportit, Komiteti mund të
    njoftojë shtetin palë përkatës lidhur me nevojën për të shqyrtuar zbatimin e kësaj konvente në atë shtet
    palë, mbi bazën e informacionit të besueshëm të disponueshëm për Komitetin, në qoftë se raporti
    përkatës nuk paraqitet brenda tre muajve nga njoftimi. Komiteti do të ftojë shtetin palë përkatës për të
    marrë pjesë në këtë shqyrtim. Nëse shteti palë përgjigjet me paraqitjen e raportit përkatës, do të zbatohen
    dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni.
    3. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të vërë raportet në dispozicion të të gjitha
    shteteve palë.
    4. Shtetet palë do t’ia paraqesin raportin e tyre sa më gjerësisht publikut të vendeve të tyre dhe
    do të lehtësojnë mundësimin e sugjerimeve dhe rekomandimeve të përgjithshme lidhur me këto raporte.
    5. Komiteti do të transmetojë, siç mund ta çmojë të përshtatshme, tek agjencitë e specializuara,
    fondet dhe programet e Kombeve të Bashkuara dhe organizma të tjerë kompetentë, raportet nga shtetet
    palë me qëllim për të paraqitur një kërkesë apo tregues të nevojës për këshillim apo asistencë teknike të
    përfshirë në raport, krahas vëzhgimeve dhe rekomandimeve të Komitetit, në rast se ka të tilla, lidhur me
    këto kërkesa ose tregues.
    Neni 37
    Bashkëpunimi midis shteteve palë dhe Komitetit
    1. Çdo shtet palë do të bashkëpunojë me Komitetin dhe do të asistojë anëtarët e tij në
    përmbushjen e mandatit të tyre.
    2. Komiteti, në marrëdhëniet e tij me shtetet palë, do t’i kushtojë vëmendjen e duhur rrugëve dhe
    mënyrave për rritjen e kapaciteteve kombëtare për implementimin e kësaj konvente, duke përfshirë
    bashkëpunimin ndërkombëtar.
    Neni 38
    Marrëdhëniet e Komitetit me organizmat e tjerë
    Me qëllim për të inkurajuar implementimin efektiv të kësaj konvente dhe bashkëpunimin
    ndërkombëtar në fushën e mbuluar nga kjo konventë:
    a) Agjencitë e specializuara dhe organet e tjera të Kombeve të Bashkuara do të kenë të drejtë të
    përfaqësohen në shqyrtimin e implementimit të dispozitave të kësaj konvente, të cilat bëjnë pjesë
    gjithashtu në mandatin e tyre. Komiteti mund të ftojë agjencitë e specializuara dhe organet e tjera
    kompetente, siç mund ta çmojë të përshtatshme, për të siguruar këshillim të specializuar lidhur me
    implementimin e konventës në ato çështje që bëjnë pjesë në mandatet e tyre përkatëse. Komiteti mund të
    ftojë agjenci të specializuara dhe organe të tjera të Kombeve të Bashkuara të paraqesin raportet mbi
    zbatimin e konventës për çështje që bëjnë pjesë në gamën e aktiviteteve të tyre;
    b) Komiteti, në realizimin e mandatit të tij, do të konsultojë, si të jetë e përshtatshme, organe të
    tjera përkatëse të institucionalizuara nga traktatet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, me qëllim për të
    siguruar përputhshmëri të udhëzimeve të tyre raportuese përkatëse, sugjerimeve dhe rekomandimeve të
    tyre të përgjithshme dhe për të mënjanuar duplikimin apo mbivendosjen në realizimin e këtyre
    funksioneve.
    8475
    Neni 39
    Raporti i Komitetit
    Komiteti do të raportojë çdo dy vjet tek Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli Ekonomik dhe
    Shoqëror lidhur me aktivitetet e tij dhe mund të bëjë sugjerime dhe rekomandime të përgjithshme bazuar
    në shqyrtimin e raporteve dhe informacionin e marrë nga shtetet palë. Këto sugjerime dhe rekomandime
    të përgjithshme do të përfshihen në raportin e Komitetit së bashku me komentet, në rast se ka, nga shtetet
    palë.
    Neni 40
    Konferenca e shteteve palë
    1. Shtetet palë do të takohen rregullisht në Konferencën e shteteve palë, për të shqyrtuar çështjet
    që kanë të bëjnë me zbatimin e kësaj konvente.
    2. Konferenca e shteteve palë do të thirret nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara
    jo më vonë se gjashtë muaj pasi kjo konventë të hyjë në fuqi. Takimet pasuese do të thirren nga Sekretari
    i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara çdo dy vjet ose me vendim të Konferencës së shteteve palë.
    Neni 41
    Depozitari
    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do të jetë depozitari i kësaj konvente.
    Neni 42
    Nënshkrimi
    Kjo konventë do të jetë e hapur për t’u nënshkruar nga të gjitha shtetet dhe nga organizata
    integruese rajonale në zyrat qendrore të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork më 30 mars 2007.
    Neni 43
    Pëlqimi për ta respektuar
    Kjo konventë i nënshtrohet ratifikimit nga shtetet nënshkruese dhe konfirmimit formal nga
    organizata integruese rajonale nënshkruese. Do të jetë e hapur për aderimin e çdo shteti apo organizate
    rajonale integruese, që nuk e ka firmosur konventën.
    Neni 44
    Organizatat integruese rajonale
    1. “Organizatat integruese rajonale” do të thotë një organizatë e përbërë nga shtetet sovrane të
    një rajoni të caktuar, tek të cilat shtetet anëtare kanë transferuar kompetenca lidhur me çështjet e
    përcaktuara nga kjo konventë. Organizata të tilla do të deklarojnë, në instrumentet e tyre të konfirmimit
    apo pranimit formal, nivelin e kompetencave të tyre lidhur me çështjet e përcaktuara nga kjo konventë.
    Si rrjedhojë, ato duhet të informojnë autoritetin përgjegjës për çdo modifikim thelbësor në nivelin e
    kompetencave.
    2. Termi “shtete palë” në këtë konventë do të zbatohet për organizata të tilla brenda kufijve të
    kompetencave të tyre.
    3. Për qëllimet e nenit 45 paragrafi 1 dhe nenit 47 paragrafi 2 dhe 3, asnjë instrument i
    depozituar nga organizata integruese rajonale nuk do të numërohet.
    4. Organizatat integruese rajonale, në çështjet brenda kompetencave të tyre, mund të ushtrojnë të
    drejtën e tyre për të votuar në Konferencën e shteteve palë, me një numër votash të barabartë me numrin
    8476
    e shteteve të tyre anëtare, që janë palë në këtë konventë. Një organizatë e tillë nuk do të ushtrojë të
    drejtën e saj për të votuar nëse ndonjë prej shteteve anëtare ushtron të drejtën e tij dhe anasjellas.
    Neni 45
    Hyrja në fuqi
    1. Kjo konventë do të hyjë në fuqi në ditën e tridhjetë pas depozitimit të instrumentit të njëzet të
    ratifikimit apo aderimit.
    2. Për çdo shtet apo organizatë integruese rajonale që ratifikon, konfirmon apo pranon formalisht
    konventën pas depozitimit të instrumentit të njëzet, konventa do të hyjë në fuqi në ditën e tridhjetë pas
    depozitimit të instrumentit të saj.
    Neni 46
    Rezervat
    1. Rezervat e papajtueshme me objektin dhe qëllimin e kësaj konvente nuk do të lejohen.
    2. Rezervat mund të tërhiqen në çdo moment.
    Neni 47
    Ndryshimet
    1. Çdo shtet palë mund të propozojë një ndryshim të kësaj konvente dhe ta paraqesë atë te
    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm do t’ua komunikojë çdo
    ndryshim të propozuar shteteve palë, me një kërkesë për të njoftuar nëse ato janë në favor të një
    konference të shteteve palë, me qëllim për të shqyrtuar dhe vendosur lidhur me propozimet. Në rast se
    brenda katër muajve nga data e një komunikimi të tillë dhe së paku një e treta e shteteve palë janë në
    favor të një konference, Sekretari i Përgjithshëm do të mbledhë konferencën nën kujdesin e Kombeve të
    Bashkuara. Çdo ndryshim i miratuar duhet të paraqitet nga Sekretari i Përgjithshëm në Asamblenë e
    Përgjithshme për miratim dhe pas kësaj te shtetet palë për pranim.
    2. Ndryshimi i mbështetur dhe i miratuar në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni, do të hyjë
    në fuqi në ditën e tridhjetë, pasi numri i instrumenteve të pranimit të depozituar arrin dy të tretat e numrit
    të shteteve palë në datën e miratimit të ndryshimit. Pas kësaj, ndryshimi do të hyjë në fuqi për çdo shtet
    palë në ditën e tridhjetë pas depozitimit të instrumentit të tij të pranimit. Ndryshimi do të jetë detyrues
    vetëm për ato shtete të cilat e kanë pranuar atë.
    3. Nëse vendoset me konsensus në Konferencën e shteteve palë, një ndryshim i mbështetur dhe i
    miratuar në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni, i cili lidhet ekskluzivisht me nenet 34, 38, 39 dhe 40,
    do të hyjë në fuqi për të gjitha shtetet palë në ditën e tridhjetë pasi numri i instrumenteve të pranimit të
    depozituara arrin dy të tretat e numrit të shteteve palë në datën e miratimit të ndryshimit.
    Neni 48
    Denoncimi i marrëveshjes
    Një shtet palë mund të denoncojë marrëveshjen për këtë konventë me anë të një njoftimi me
    shkrim drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Denoncimi i marrëveshjes do të
    bëhet efektiv një vit pas datës së marrjes së njoftimit nga Sekretari i Përgjithshëm.
    Neni 49
    Formati i lexueshëm
    Teksti i kësaj konvente do të përgatitet në format të lexueshëm.
    8477
    Neni 50
    Tekstet autentike
    Tekstet e kësaj konvente në gjuhët arabe, kineze, angleze, frënge, ruse dhe spanjolle janë njëlloj
    autentike.
    Në dëshmi sa më sipër, të plotfuqishmit e poshtëshënuar, të autorizuar për këtë qëllim nga
    qeveritë përkatëse, kanë firmosur këtë konventë.



    Share:



    Postuar nga: khoxha

    Data: 21/12/2012

    ikub#: 1212210184

    Shfleto artikuj te tjere per:

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al