Back

Si te gjeni lehtesisht kanalet qe transmetojne falas ne HD?

Ndonëse vetë ky TV nuk ka nxjerrë ndonjë njoftim lidhur me këtë risi, sikundër shikoni në fotot, transmetimi HD i saj ka nisur dhe ai është pa pagesë.
 
Bashkë me Top Channel në rrjetin tokësor dixhital kanë nisur prej ditësh të transmetohen falas edhe My Muzic TV, Top News TV, MuzicAl Tv.
 
Ndërkohë në platformën dixhitale tokësore dhe satelitore, Top Channel vazhdon të jetë në formatin SD dhe me pagesë.
 
Kalimi i Top Channel në transmetim 24 orë HD vjen pasi ai kishte nisur prej vitesh që programe të veçanta t’i transmetonte në HD.
 
Disa muaj më parë, me transmetim të plotë në HD nisi Tv Klan, pa pagesë në rrjetin dixhital tokësor në Tiranë dhe pjesën tjetër të Shqipërisë së Mesme.
 
Kurse para afro dy muajsh, transmetim 24 orë HD nisi në rrjetin dixhital tokësor edhe RTSH.
 
RTSH HD transmetohet falas ne rrjetin dixhital tokesor
 
 
Për të pasur edhe ju këto kanale, ndiqni këtë procedurë:
 
Nëse keni një televizor LED ose LCD i cili suporton kanalet dixhitale tokësore, pavarësisht nëse keni ose jo modul Conax, mjafton të kryeni kërkimin automatik të kanaleve dixhitale. Kujdes, nëse ju kërkohet shteti për kërkimin automatik, mos zgjidhni Shqipërinë pasi në këtë opsion nuk janë përfshirë kërkim për kanale dixhitale por vetëm ato analoge tokësore.
 
Tv Klan HD transmetohet falas ne rrjetin dixhital tokesor
 
Gjatë kërkimit që mund ta bëni duke zgjedhur një shtet tjetër ose opsionin Të tjera, do të merrni automatikisht dhe falas, kanalet dixhitale tokësore Albanian Screen, Klan HD, ABC News, Klan Kosova, Klan Plus, RTSH 1, RTSH HD, RTSH Sport, Top Channel HD, My Muzic TV, Top News TV, MuzicAl Tv. Gjithashtu në kërkim automatik do të mund të regjistrohen edhe 10 kanale të tjera, gjithashtu falas, të platformës dixhitale tokësore Alfa. Këtu gjenden Alfa Film 1, Alfa Film 2, RTK, Planeta HD 0 një kanal muzikor HD, Discovery HD, Sky News, Shijak TV, Rebel TV, etj., por cilësia e sinjalit është e dobët.
 
Po në këtë kërkim do të memorizohen edhe kanalet e platformës Digitalb që janë me pagesë (përveç My Muzic, Top News, Shop TV) dhe ato të platformës Tring, gjithashtu me pagesë (Përveç Fox Life, pa përkthim në shqip). Gjithsej kërkimi mundëson plot 100 kanale, ku sikundër shpjeguam më sipër, një pjesë janë falas dhe të tjerat me pagesë.
 
Sakaq, nëse ju nuk e dispononi një TV që suporton kanalet dixhitale tokësore, mund ti keni këto kanale, me një marrës dixhital tokësor, por jo Digitalb, pasi ai i ka të bllokuara të gjitha kanalet veç atyre që ai ofron. Me marrësit dixhitalë të Tring apo të tjerë marrës jo Digitalb ju mund t\i keni këto kanale pa paguar asgjë. (noa.al)

Data postimit :17/09/2012
Ikub# :1209170035
Tags: TOP CHANNEL TV TV KLAN
Lexuar :3,459 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al