Back

Çka duhet te dime rreth tumoreve te lekures?

Këtë mund ta konfirmojmë çdo ditë në Institucionet shëndetësore kur pacientët tregojnë saktësisht që “filan” mjeku më ka thënë “ma mire mos e nguc, se përhapet”. Për çudi, ky mendim nuk ekziston vetëm në Kosovë, por edhe në gjitha shtetet përreth nesh! Kjo tregon që në përgjithësi Ballkani edhe më tej vazhdon më shumë të merret me thashetheme sesa të përpiqet të hulumtojë për të dhënat shkencore që sot shumë lehtë mund të gjenden sidomos në internet.

Fjala tumor tingëllon shumë tmerrshëm, por në realitet tumor quhet çdo formacion apo e ngritur që paraqitet në këtë rast në lëkurë. Për fat, shumica e tumoreve janë beninje (të mira), por edhe nëse është i keq (malinj), sot mjekohen me sukses shumë të madh nëse trajtohen me kohë.

Tumoret beninje (të parrezikshme) të lëkurës, zakonisht hiqen për shkaqe estetike, por disa nga ata edhe për shkaqe preventive. Gjitha statistikat tregojnë që shkaku kryesor i shndërrimit të tumorit të parrezikshëm në të rrezikshëm, është rrezitja e tepërt në diell (djegia në diell).

Prandaj, duhet pasur shumë kujdes në rrezitjen që të jetë graduale dhe mundësisht të ndihmohet me faktorë mbrojtës të lëkurës (kremrat e ndryshme). Kur flasim për bengun ose nishanin, ka shumë paragjykime rreth tyre. Duhet ditur se një tumor i parrezikshëm (beninj), kurrë nuk ka ndodhë të shkaktojë probleme pasi hiqet. Ai edhe ashtu gjendet tashmë jashtë trupit dhe do të ishte absurd që të shkaktonte probleme.

Paragjykimi rrjedhë nga rastet me melanomë (beng i rrezikshëm), kur pas heqjes së tij të vonshme, vazhdojnë metastazat (vatra të tjera tumorale në organet tjera). Gabimi logjik është që tumori përhapet, nëse e ngucë.

Si arsyetohet?

1. Së pari, tumori me të vërtetë nuk duhet të ngucet, por ai duhet të hiqet. Në literature gjithmonë është shkruar që nuk duhet të ngucet, por edhe mjekët e kanë kuptuar gabimisht dhe, sot, interpretohet që nuk guxon as të hiqet!

2. Nëse melanoma (bengu i rrezikshëm) nuk ka dërguar delegat (metastaza) në organizëm, atëherë mjekimi është i suksesshëm dhe nuk mund të komplikohet.

3. Nëse paraqiten metastazat pas heqjes së melanomit, ato nuk janë rezultat i heqjes së tij, por kjo tregon që është bërë heqja e vonshme e tij.

4. Nëse melanoma nuk hiqet, gjasat për jetesë janë zero. Por, nëse trajtimi bëhet si duhet gjasat për shërim rriten bukur shumë.

Çfarë duhet të dijë çdo njeri:

* çdo plagë që nuk shërohet për me shumë se dy-tri javë edhe përkundër mjekimit, duhet të konsultohet dermatologu, kirurgu plastik apo maksillofacial.

* konsultë urgjente duhet bërë kur tumori i pigmentuar (bengu ose nishani) fillon të ndërrojë ngjyrën, formën, madhësinë. Këshillohet që një herë në muaj personi të kontrollojë vetë bengat (nishanet). Në pjesët e pasme të trupit shërbehemi me pasqyrë ose mund të shikohet nga person tjetër.

* bengat me forma jo të rregullta (skaje të grimcuara) më mirë është të hiqen për shkaqe preventive.

* duhet t’i ikim rrezitjes së tepërt, e sidomos asaj të shpejtë. Rrezitja e tepërt pos rrezikut të tumoreve, poashtu plakë lëkuren më herët.

* profesionet që kërkojnë qëndrim në diell, duhen të ruhen me kapela, mbulesa, faktorë mbrojtës të lëkurës, etj.

* ekziston një predispozitë gjenetike te njerëzit me tip të qelë të lëkurës për paraqitjen e tumoreve të lëkurës dhe ata njerëz duhen të vizitohen me shpesh te eksperti. Pra, duhen pasur kujdes më të madh ata që kanë pasur në familje dikë me tumore të lëkurës.


Dr. Ngadhnjim K. Domi
kirurg maksillofacial
Prishtinë


Data postimit :04/09/2012
Ikub# :1209040123
Tags: LEKURA
Lexuar :486 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al