Back

Si te mbrohemi nga pickimet e insekteve?

Me te prekurit ndaj reaksioneve alergjike
 
"Mushkonjat terhiqen nga gjaku i embel", ne fakt eshte nje mit fals, pasi insektet ne fjale nuk terhiqen nga embelsia, madje edhe vete gjaku, nuk ka njesi matese te "embelsise". Ajo qe ndodh eshte fakti se mushkonjat terhiqen nga gjaku i ngrohte, ndaj edhe njerezit pergjthesisht jane me te prirur per te qene preja e preferuar e ketyre insekteve. Keto lloje alergjish mund te zhvillohen tek personat te cilet jane pickuar edhe me pare nga nje insket dhe jane pesuar po te njejten gje edhe atehere. Femijet, jane pergjithesisht me te predispozuar per te rene pre e pickimeve te rrezikshme, nga pakujdesia, por edhe per shkak te organizmit te tyre dhe gjakut "me te ngrohte". Megjithate, ndonese nga sa mendohet, femijet kane edhe siperfaqe me te madhe te lekures, krahasuar me te rriturit, per pasoje edhe me shume perhapje te ngrohtesise te cilet vuajne nga alergji te tjera, kane nje predispozite me te madhe per te qene ne shenjester te zhvillimit te reaksioneve alergjike nga pickimet e insekteve.
 
Simptomat e reaksionit alergjik
 
Ne ne forme apo tjetren, pickimi i nje insekti te caktuar, sjell gjithnje nje reaksion alergjik, i cili ne disa persona mund te mos jete problematik, kurse te disa te tjere eshte vertete i rrezikshem. Per ata te cilet, pickimi, kryesisht i insekteve me thumb, paraqet nje alergji te renduar, vihet re nje fryerje e tepruar e vendit ku ka ndodhur pickimi dhe skuqje. Nese kjo gjendje vazhdon gjate, beni mire te shkoni tek mjeku perkates, per te pare me konkretisht problemin. Mund te ndodhe qe pickimi te kryhet ne vende te rrezikshme, sic mund te jete qepallat e syve, apo edhe buzet. Ne te tilla raste duhet te beni kujdes sepse mund te demtohet shikimi dhe funksionimi korrekt i syrit, por edhe kur eshte rasti i gojes, mund te pengohet funksionimi korrekt i saj. Gjithashtu, pickimet, kur personat jane tej mase alergjike, mund te shkaktojne dhimbje te forta koke, pamundesi per te reaguar, madje edhe gjendje te fikti. Pervec ketyre, djersitja e ftohte, dhimbje e lokalizuar ne kraharor dhe gjymtyre, si edhe te vjella, jane disa nga simptomat qe pickimi i insektit, kryesisht i atyre me thumb, te kete shkaktuar nje reaksion alergjik te permasave te rrezikshme.
 
Masat qe duhen marre
 
Pergjithesisht insektet terhiqen nga ushqimet, keshtu qe evitoni te qendroni ne vende ku gatuhet, apo edhe te gatuani ne ambjente te hapura. Mos lini ushqime zbuluar dhe mos krijoni sasi te medha mbeturinash e t'i lini ato pa i hedhur ne vendin e duhur. Kujdesuni qe edhe pijet, vecanerisht ato me alkool t'i mbyllni mire, pasi nje pjese e mire e insekteve terhiqen nga to. Nese keni shtepi tuajen private, pra banese jo ne pallat, beni kujdes me pjesen e kopshtit. Insektet terhiqen nga bimet e ndryshme qe mund te keni mbjelle, pemet frutore, por edhe uji i ndenjur, keshtu qe kujdesuni per te gjitha keto; dizifektimin e drureve me pesticidet perkatese dhe pastrimin e ambjentit perreth. Tregoni kujdes edhe me veten. Mbani mend qe produktet e ndryshme per floket, vajrat me faktore mbrojtes per diellin, parfumet, terheqin insektet. Keto te fundit jane te ndjeshme ndaj aromave ne menyre te vecante. Ne te njejten kohe, edhe ngjyrat e gjalla dhe te ndezura te veshjeve tuaja mund te behen te dallueshme dhe nje mundesi e mire per insektet per te ardhur tek ju. Mundohuni te perzgjidhni ngjyra te qeta, neutrale dhe veshje pa dizenjo lulesh. Duket e habtshme, por eshte e vertete, insektet, vecanerisht ato te cilat jane te ndjeshme ndaj ngjyrave, terhiqen me shume nese jeni veshur me jeshile te forte, portokalli, te verdhe te ndezur, e keshtu me rradhe. Beni kujdes edhe me reagimin tuaj. Keshtu, nese keni pare nje grerez apo blete, perpiquni te mos ju kape paniku e te levizni ne kete menyre, te gjitha gjymtyret e mundshme, per ta larguar insektin. Mund te ndodhe qe ky i fundit te acarohet aq shume, sa te behet me agresive dhe t'ju sulmoje. Para se te dilni shetitje apo piknik me familjen, kujdesuni qe te lyheni me preparatet e duhura kunder pickimit te insekteve. Ne kete menyre do te ndiheni me te mbrojtur. Gjithashtu, nese e dini veten tuaj, qe jeni alergjike ndaj pickimeve te rrezikshme, sic mund te jene ato qe vijne nga thumbat e bleteve apo grerezav, merrni gjithnje me vete kutine e ndihmes se shpejt, dizifektues apo te tjera gjera, te cilat ju japin ndihmen e duhur deri sa te mberrije, ne raste urgjenve, nje mjek. Pas pickimit, kryesisht nga insektet me thumb, mund te ndodhe qe personi ne fjale te pesoje nje gjendje shoku, per te cilen kujdesi duhet te jte shume i madh. Fillimisht kujdesuni qe personi te rimarre veten, me pas mundohuni te hiqni prej plages se shkaktuar thumbin, ose lajmeroni menjehere nje mjek, i cili me siguri do te dije si te veproje ne te tilla raste.

Data postimit :29/08/2012
Ikub# :1208290065
Tags: PICKIM
Lexuar :1,543 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al