Posto

  • PËR MIRATIMIN E MANUALEVE TEKNIKE TË ÇMIMEVE TË PUNIMEVE TË NDËRTIMIT DHE TË ANALIZAVE TEKNIKE TË TYRE


    Data e hyrjes ne fuqi: 07/20/2012


    Propozuar nga: Këshilli i Ministrave


    Data e miratimit: 06/27/2012


    Statusi i ligjit: I ndryshuar


    Data e ligjit: 06/27/2012


    Numri i fletores zyrtare: 83


    Data e fletores zyrtare: 07/20/2012


    Faqja e fletores zyrtare: 3763


    Numri i ligjit: 407



    VENDIM
    Nr. 407, datë 27.6.2012
    PËR MIRATIMIN E MANUALEVE TEKNIKE TË ÇMIMEVE TË PUNIMEVE TË NDËRTIMIT DHE TË ANALIZAVE TEKNIKE TË TYRE


    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 18 të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar dhe të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave


    VENDOSI:
    1. Miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe të analizave teknike të tyre, të rishikuara, sipas tabelave që i bashkëlidhen këtij vendimi, të cilat do të përdoren në përcaktimin e fondit limit të objekteve në ndërtim.
    2. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të dërgojë të dhënat për çmimet mesatare të tregut të katër elementeve të strukturës së kostos, të nevojshme për përditësimin e çmimeve të manualit.
    3. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vë në dispozicion çmimet e “investiguara” në bazë të kërkesës së bërë nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, brenda tre muajve nga kërkesa e tyre.
    4. Çmimet e zërave të punimeve, të përcaktuara në manualet teknike, janë orientuese dhe referuese për planifikimin e buxhetit vjetor.
    5. Vendimi nr. 708, datë 12.10.2011, i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe analizave teknike të tyre”, shfuqizohet.
    6. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.


    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    KRYEMINISTRI
    Sali Berisha



    Share:



    Postuar nga: khoxha

    Data: 15/08/2012

    ikub#: 1208150061

    Shfleto artikuj te tjere per:

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al