Posto

  • PËR MIRATIMIN E DOKUMENTIT “FTESË PËR SHPREHJE INTERESI” QË DO TË SHPALLET NGA TAP AG NË PËRPUTHJE ME UDHËZUESIN PËR MENAXHIMIN DHE ALOKIMIN E KAPACIT


    Data e hyrjes ne fuqi: 06/15/2012


    Propozuar nga: Kryetar i ERE-s


    Data e miratimit: 06/15/2012


    Statusi i ligjit: I ndryshuar


    Data e ligjit: 06/15/2012


    Numri i fletores zyrtare: 82


    Data e fletores zyrtare: 07/17/2012


    Faqja e fletores zyrtare: 3754


    Numri i ligjit: 79



    VENDIM
    Nr. 79, datë 15.6.2012
    PËR MIRATIMIN E DOKUMENTIT “FTESË PËR SHPREHJE INTERESI” QË DO TË SHPALLET NGA TAP AG NË PËRPUTHJE ME UDHËZUESIN PËR MENAXHIMIN DHE ALOKIMIN E KAPACITETEVE TË PROJEKTIT TRANSADRIATIK PIPELINE (TAP), SIPAS
    PARAGRAFIT 6 TË NENIT 36 TË DIREKTIVËS 2009/73/EC


    Në mbështetje të nenit 40 të ligjit nr. 9946, datë 30.6.2008 “Për sektorin e gazit natyror” dhe neni 25 të “Rregullave të praktikës dhe procedurave të ERE-s”, miratuar me vendimin nr. 107, datë 17.10.2011 të Bordit të Komisionerëve, vendimin nr. 155, datë 19.12.2011, për fillimin e procedurave për shqyrtimin e kërkesës për përjashtimin nga aksesi i palëve të treta, të paraqitur nga ana e kompanisë TAP AG, nenit 3 të udhëzuesit për menaxhimin dhe alokimin e kapaciteteve në projektin transadriatik Pipeline (TAP) të miratuar me vendimin nr. 39, datë 23.4.2012 të Bordit të Komisionerëve, duke marrë parasysh gjithashtu që:
    - Direktiva 2009/73/EC është e zbatueshme për Italinë dhe Greqinë, si shtete anëtare të Bashkimit Europian dhe është transpozuar në legjislacionin përkatës kombëtar të këtyre vendeve, dhe
    - Direktiva 2003/55/EC është e zbatueshme për Shqipërinë, si palë kontraktuese e Komunitetit të Energjisë dhe është transpozuar në legjislacionin kombëtar.
    - Këshilli i Ministrave i Komunitetit të Energjisë ka vendosur më 6 tetor 2011, që direktiva 2009/73/EC dhe rregullorja 715/2009, do të duhet të zbatohen nga të gjitha palët kontraktuese brenda vitit 2015;
    - Neni 22 i direktivës 2003/55/EC, neni 36 i direktivës 2009/73/EC dhe legjislacioni kombëtar, kërkojnë që në rastin kur infrastruktura në fjalë shtrihet në territorin e më shumë se një vendi, çdo vendim për përjashtim prej së drejtës të aksesit të palëve të treta (TPA), duhet të merren në bashkëpunim mes autoriteteve kombëtare të vendeve përkatëse;
    - Neni 3 i udhëzuesit për menaxhimin dhe alokimin e kapaciteteve në projektin transadriatik Pipeline (TAP) të miratuar me vendimin nr. 39, datë 23.4.2012 të Bordit të Komisionerëve, ka përcaktuar detyrimin e miratimit nga ana e autoriteteve rregullatore, të dokumentit “Ftesë për shprehje interesi”, që do të shpallet nga TAP AG, në përputhje me udhëzuesin për menaxhimin dhe alokimin e kapaciteteve të projektit transadriatik Pipeline (TAP). Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), në mbledhjen e tij të datës 15.6.2012, pasi shqyrtoi relacionin e përgatitur nga grupi i punës, në lidhje me dokumentin “Ftesë për shprehje interesi”, që do të shpallet nga TAP AG, në përputhje me udhëzuesin për menaxhimin dhe alokimin e kapaciteteve të projektit transadriatik Pipeline (TAP), sipas paragrafit 6 të nenit 36 të direktivës 2009/73/EC, që ka rezultuar prej bashkëpunimit të tre rregullatorëve,


    VENDOSI:
    1. Miratimin e dokumentit “Ftesë për shprehje interesi”, që do të shpallet nga TAP AG në përputhje me udhëzuesin për menaxhimin dhe alokimin e kapaciteteve në projektin transadriatik Pipeline (TAP), sipas paragrafit 6 të nenit 36 të direktivës 2009/73/EC (bashkëlidhur këtij vendimi, dokumenti “Ftesë për shprehje interesi”).
    2. Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit të njoftojë palët e interesuara për vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s.


    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
    Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.
    KRYETARI
    Sokol Ramadani



    Share:



    Postuar nga: khoxha

    Data: 15/08/2012

    ikub#: 1208150051

    Shfleto artikuj te tjere per: DOKUMENT, MENAXHIM,

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al