Back

Provimet e Lirimit, neser Gjuhe-Leximi

provime-lirimi-256x181Disa mijera nxenes te klasave te nenta do t'i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Leximit, i cili eshte njeri prej hapave per te finalizuar arsimin e detyruar. Gjithcka me pas, do te jete ne deshiren e nxenesve nese duan ta vazhdojne gjimnazin apo jo.

Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, rregullat dhe masat e sigurise do te jene pothuaj te njejta, si per provimet e Matures Shteterore. Nje nder pikat kyce te procesit te provimeve, eshte vleresimi. Sipas Ministrise se Arsimit, vleresimi i pergjigjeve te nxenesve do te behet me pike, te cilat ekuivalentohen ne note. Keshtu, vleresimi i cdo pergjigjeje te dhene nga nxenesi per kerkesen perkatese do te mbeshtetet ne skemen e vleresimit te pergatitur nga Agjencia Kombetare e Provimeve (AKP) prej hartuesve te testeve. Skema e vleresimit eshte nje standard vleresues i njejte per cdo nxenes. Bashke me testet per cdo provim, AKP-ja i dergon Komisionit te Provimeve te Lirimit prane drejtorive arsimore ose zyrave arsimore skemen e vleresimit te testit dhe skemen e konvertimit te pikeve ne nota.

Pas cdo provimi, dergohet skema e vleresimit ne Komisionin Shkollor te Provimeve te Lirimit, e cila afishohet dhe informon cdo nxenes per te. Vleresimi i testeve realizohet ne mjediset qe perzgjidhen nga DAR/ZA, ne kushte te pershtatshme dhe te sigurta. Cdo test vleresohet nga dy vleresues. Cdo vleresues firmos ne cdo test qe vlereson. Kur midis dy vleresuesve ka ndryshime pikesh per te njejtat kerkesa, kryetari i vleresuesve te lendes cakton nje vleresues te trete, vendimi i te cilit eshte perfundimtar. Nderkaq, DAR/ZA ngre grupe qe shqyrtojne rast per rast te gjithe testet qe raportohen si te dyshimta per kopjim nga vleresuesit e testeve.

Se fundi, nga sa percakton rregullorja, shpallja e rezultateve do te behet jo me shume se 15 dite pas cdo provimi. Sa i perket ambienteve se ku do te zhvillohen Provimet e Lirimit, MASH ka vendosur qe si mjedise te Provimeve te Lirimit, te sherbejne vetem shkollat publike. Udhezimi i fundit percakton se Drejtoria e shkolles afishon ne kendin "Provimet e Lirimit" grafikun e konsultimeve per secilen nga lendet e provimeve se bashku me emrin e mesuesit qe i zhvillon. Konsultimet per lendet e Provimeve te Lirimit zhvillohen ne baze klase.

Grafiku i konsultimeve ka vlere deri ne perfundimin e shkolles; pastaj zevendesohet me grafikun e ri te konsultimeve te diteve perpara provimeve. Ne grafikun e pare, perpara perfundimit te shkolles, me secilen klase te zhvillohen dy ore konsultim ne jave, nje ne Letersi dhe nje ne Matematike. Ne grafikun e dyte, perpara diteve te provimit, me secilen klase te zhvillohen 5 ore konsultime per gjuhen dhe 8 ore konsultime per Matematiken. Oret e konsultimeve te llogariten ne ngarkesen vjetore te mesuesit.  (Kohajone.com)


Data postimit :15/06/2012
Ikub# :1206150047
Tags: GJUHE-LETERSI PROVIME LIRIMI
Lexuar :2,848 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al