Back

Si te arrish te duash... vetveten

teduashVeten1.Hapi i parë për t’u hedhur është ta duash me të vërtetë një gjë të tillë. Duhet të dish të kujdesesh për veten dhe për ta bërë këtë, të duhen motive të mira. Nëse nuk arrin të duash veten, atëherë s’arrin të vlerësosh vërtet dashurinë që merr nga të tjerët, apo s’e konsideron veten në lartësinë e duhur. Projekti i një familjeje, i një marrëdhënieje fikse, apo i një pune të kënaqshme, janë vetëm disa nga arsyet që duhet të nxisin për të dashur veten.

2.Të duash veten do të thotë të pranosh gjithçka, siç je. Pranimi është gjesti i parë i përmirësimit. Mos e refuzo atë që je, rëndësi ka të provosh të përmirësohesh, por është e pamundur, nëse nuk pranon veten! Më mirë shihe gotën gjysmë plot! Tregohu optimist e pozitiv, përballo realitetin me pozitivitet. Nëse arrin të vlerësosh negativisht çdo gjë që të ndodh, me siguri që pakënaqësia s'do të braktisë. Kërko anët pozitive në jetën tënde dhe kjo do të të ndihmojë për të përmirësuar ato negativet. 
3.Mos u sforco të jesh ai/ajo që nuk je. Mos e bëj diçka vetëm sepse e di që kush të rrethon, e pret prej teje. Vepro në mënyrë koherente me veten, pra bëj atë që të bën të ndihesh më mirë. Zgjedhjet e tua duhet të jenë në funksion të përmirësimit të gjendjes tënde motive. Mos iu frikëso lidhjeve dhe prano mbështetjen e njerëzve, të cilët të qëndrojnë afër, sidomos në momentet e vështira. Edhe nëse ndihesh vetëm, kujto që ke gjithmonë.... veten tënde.

Data postimit :21/05/2012
Ikub# :1205210130
Tags:
Lexuar :1,566 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al