Back

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 545, DATË 11.8.2011 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË

VENDIM
Nr. 227, datë 9.4.2012
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 545, DATË 11.8.2011 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE
TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE TË LINJËS, ADMINISTRATËN E PRESIDENTIT, KUVENDIT, KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PROKURORINË E PËRGJITHSHME, DISA INSTITUCIONE TË PAVARURA, INSTITUCIONET NË VARËSI TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE/KRYEMINISTRIT, INSTITUCIONET NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS DHE ADMINISTRATËN E
PREFEKTIT”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 18 e 29 të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, të pikës 2 të nenit 4 të ligjit nr. 10 405, datë 24.3.2011 “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të ligjit nr. 9584, datë 17.7.2006 “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me
ligj” dhe të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011 “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e Ministrit të Brendshëm dhe të Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


VENDOSI:
1. Në vendimin nr. 545, datë 11.8.2011 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:
a) Lidhja nr. 3, që përmendet në pikën 3, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
b) Lidhja nr. 9, që përmendet në pikën 13, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
c) Paragrafi i dytë i pikës 13, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Inspektorët veterinarë kufitarë, inspektorët fitosanitarë kufitarë dhe inspektorët e shërbimit të Inspektoratit Ushqimor, të sistemit të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të cilët bëjnë pjesë në grupet e kontrollit doganor, të paguhen me kategorinë IV-a.”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2012, të përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion për këtë vit.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha

Data postimit :20/04/2012
Ikub# :1204200127
Tags: PAGA
Lexuar :688 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:04/13/2012
Propozuar nga:Këshilli i Ministrave
Data e miratimit:04/09/2012
Statusi i ligjit:I ndryshuar
Data e ligjit:04/09/2012
Numri i fletores zyrtare:34
Data e fletores zyrtare:04/13/2012
Fushat e veprimit te aktit:Pagë
Faqja e fletores zyrtare:1647
Numri i ligjit:227

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al