Back

Cfare eshte Poliomeliti?

PolioPoliomeliti është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një virus, i cili pushton sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizën totale brenda pak orësh. Zakonisht prek fëmijët nën pesë vjeç. Simptomat fillestare janë temperatura, lodhja, dhimbja e kokës të vjellat dhe mpirja e qafës dhe e gjymtyrëve. Një në 200 infektime çon në paralizë të pakthyeshme dhe 5 ose 10 % e të paralizuarve nga poliomeliti vdesin, kur muskujt e tyre të frymëmarrjes paralizohen. Nuk ekziston asnjë kurë për poliomelitin. E vetmja mbrojtje është vaksina, e cila duhet të merret disa herë. Qqllimi i Rotary International, një organizatë shëndetësore, është çrrënjosja e sëmundjes së poliomelitit. 10 vendet që mbeten të prekura nga epidemia e poliomelitit janë India, Pakistani, Nigeria, Afganistani, Somalia, Egjipti, Angola, Etiopia dhe Sudani. Në vitin 1988, bota shënoi 350 mijë raste të prekjes nga poliomeliti. Me kalimin e kohës, rastet kësaj sëmundjeje u pakësuan dhe në vitin 2005 u regjistruan vetëm 1mijë e 500 raste. Sëmundja e poliomelitit tani është e pranishme në vetëm 6 vende; Egjipt, Niger, Nigeri, Afganistan, Pakistan dhe Indi. India parashikonte që në vitin 2006 të mos kishte asnjë rast të kësaj sëmundjeje.

Simptomat
- Temperatura
- Lodhja
- Dhimbja e kokës
- Të vjella
- Mpirja e qafës
- Mpirja e gjymtyrëve


Data postimit :04/04/2012
Ikub# :1204040175
Tags: SIMPTOMA
Lexuar :2,114 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al