Back

Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme

Regjimi juridik i Tokes, ne cdo vend, ka te beje me sistemin e rregullimit juridik qe behet mbi sjelljet dhe veprimet ekonomiko - shoqerore te individeve apo grup - individeve me njeri tjetrin. Duke qene sistem juridik, ai percakton principet dhe percaktimet juridike materiale e formale te rregullimeve juridike si aspekt i pare dhe si aspekt i dyte ka te beje me zhvillimet e rregullimeve juridike te marredhenieve me baze interesash e marredhenieve ekonomiko - sociale ne hapesire e ne kohe.
Cdo subjekt ( person fizik a juridik ) qe zoteron faktikisht ( ligjerisht ), ai nuk zoteron vetem token si pasuri fizike me efektet ekonomiko - sociale perkátese, por duhet te zoteroje edhe pasurine juridike mbi ate toke, pra mbrojtjen ligjerisht te teresise  te te drejtave dhe obligimeve te tij ( titulli juridik perkates ) ne lidhje me zoterimin faktik te ketij objekti. Kjo eshte ana statike e nje sistemi juridik. Ndersa transaksionet apo veprimet e tjera ne vellim, hapesire dhe kohe e ketyre "titujve juridike" perbejne  "rregullimet dinamike" ligjore per zhvillimin juridiko - faktik te marredhenieve mbi token.
Zhvillimet e Regjimit Juridik dhe vete zhvillimet ne te drejtat e raportet juridike te Regjimit Juridik te Tokes, ne SHQIPERI, jane kryer me evolucion e revolucion gjate fazave te ndryshme te zhvillimit dhe ka njohur si periudha regjimesh ate te pushtimit otoman ( 5 shekullor ), periudhes pas shpalljes se pavaresise e ne vazhdimesi deri ne vitin 1945, periudha e regjimit komunist e mandaj ajo e vendosjes se demokracise mbas vitit 1990.
Juridikisht, krijimi i nje kadastre dhe matje tokash, ka filluar qysh me daljen e ligjit "mbi titujt defterhane" ne vitin 1874. Ato kryesisht moren karakter eksperimental ne disa vilajete te perandorise otomane. Ne ate kohe nuk regjistroheshin ndertimet, pemetarite qe mbilleshin etj,  pasi regjistrimi nuk ishte i detyruar. Tapite leshoheshin per titujt e pronesise perkatese duke treguar: "Emrin e personit, emrin e tokes, se vendit, emrat e pronareve kufitare. Ndryshimet e ndodhura me vone nuk reflektoheshin ne kadaster. Kjo gjendje ka vazhduar deri ne 1929 me aplikimin e Ligjit "Mbi aplikimin e Kodit Civil Shqiptar", e cila e suprimoi kete lloj kadastre ose  Regjistri kadastral.
 


Data postimit :26/03/2012
Ikub# :1203260080
Tags: ZRPP
Lexuar :1,133 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Telefon 1:+355 4 2 403 301
Web:www.zrpp.gov.al
Adresa 1:Adresa: Rr: "Jordan Misja" Tirane, Albania
Fax:+355 4 2 403 306
Emri komercial:ZRPP
Mobile:+355(0)672020234
Email:ankesa@zrpp.gov.al

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al