Back

Si te gatuajme sallate me fasule te kuqe ?

  imagesPerberesit per 4 persona
 •350gr fasule te kuqe te thata (ose 600gr fasule te ziera)
 •1 qepe te kuqe
 •1-2 dege selino
 •1 thelpi hudher
 •1 gote uthull vere te kuqe
 •1 luge sode buke
 •1 dege trumez
 •vaj ulliri
 •kripe
 •piper
 
Vendosim si fillim fasulet te zbuten ne nje ene me uje te ftohte dhe me 1 luge sode buke per te gjithe naten. Diten tjeter i shplajme mire dhe i ziejme ne uje me pak kripe per rreth 40-50 minuta. Kur te jene gati, i kullojme dhe i vendosim ne nje tas te thelle. Nese perdorim fasule te gatshme, thjesht i kullojme ujin e konservimit.
 
Presim qepen e kuqe ne feta shume te holla dhe e vendosim ne nje ene bashke me uthullen e veres dhe 1 gote uje te ftohte duke e lene ne kete menyre per rreth gjysme ore, me pas e kullojme dhe ia shtojme fasuleve.
 
Nderkohe, ne nje ene tjeter te vogel, hedhim vajin e ullirit, shtojme hudhren e prere holle, 1 luge te vogel uthull, pak kripe e piper dhe i perziejme mire. Edhe kete mase ia shtojme enes ku kemi vendosur fasulet duke i perziere mire te gjitha bashke.
 
E vendosim sallaten ne nje pjate te madhe ose ne nje tas qelqi dhe e zbukurojme me ndonje dege trumez. (tryeza)


Data postimit :16/03/2012
Ikub# :1203160123
Tags: FASULE GATIM SALLATA
Lexuar :2,542 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al