Back

Si te kemi nje fytyre perfekte?

Para përdorimit te kremrave te përshtatshëm, etapa e pare qe te keni një lëkurë te bukur është te kujdeseni për ushqimin.Shtoni ne meny anti-oksidues, vitamina dhe minerale.

Domatja
Lycopeni, një karotenoid qe ndodhet ne sasi te madhe tek domatja, mbron lëkurën nga rrezet ultravjollce si dhe është antioksidues. Kujdes, kjo nuk do te thotë qe nëse konsumoni domate nuk duhet te përdorni krem sa here qe dilni.

Agrumet

Portokalli, limoni, grejpfruti, etj, janë te pasura me vitamine C, antioksidues dhe mund te luftojnë plakjen e lëkurës. Vitamina C luan gjithashtu një rol ne sintezën e kolagjenit dhe na ndihmon te ruajmë një lëkurë te tendosur për një kohe me te gjate.

Karota

Ndryshe nga legjendat qe dëgjojmë ne jetën e përditshme, karota nuk te nxin, te paktën jo drejtpërdrejt. Por kur ju ekspozoheni ne diell, karotenoidet qe ajo përmban, nder te cilat beta-karoteni, bëjnë te mundur prodhimin e melaninës dhe mbrojnë lëkurën nga rrezet ultra vjollce. Për me tepër ajo ka dhe veti antioksiduese.

Rrushi

Polifenoli është një antioksidues natyral qe ndihmon luftën kundër formimit te radikaleve te lira. Rrushi (dhe për me tepër lëkura dhe farat) ne fakt është burimi me i njohur i polifenolit. Këtë arme kundër plakjes e gjejmë edhe tek luleshtrydhja, frutat e kuqe, molla apo çaji jeshil.

Arrat

Arrat ashtu si bajamet apo lajthite përmbajnë yndyrna qe e ushqejnë lëkurën ne brendësi dhe nuk e lejojnë qe te thahet. Këto fruta me guaske përmbajnë edhe vitamine E, antioksidues te cilat japin shkëlqim. Se fundmi arrat janë te pasura edhe me minerale dhe oligo-elemente (zink, selen, bakër) te cilat luftojnë problemet me lëkurën.

Salmoni

Ashtu si te gjithë peshqit e tjerë, salmoni është i pasur me omega 3, yndyrna te shëndetshme te cilat nuk e lenë lëkurën te thahet.

Avokadoja

Avokadoja përmban gjithashtu vitamine E dhe vitamine C.

Midhjet

Te pasura me zink, midhjet ndihmojnë luftën kundër akneve si dhe tharjes se lëkurës.

Algat

Algat janë aleate te vërtete te një lëkure me te bukur. Ato përmbajnë vitamina, yndyrna te shëndetshme, zink, bakër dhe hekur. Një koktej i mire për te pasur një lëkurë perfekte, te hidratuar e te bute./sekretebukurie/


Data postimit :16/02/2012
Ikub# :1202160084
Tags: LEKURA PERFEKT
Lexuar :1,701 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al