Back

Si te pergatisim fërgesë verore me speca dhe domate?

Perberesit per 4 persona

•5 domate mesatare
•5 speca jeshil, te kuq ose te verdhe
•3 thelpinje hudher
•5 luge gjize
•3 veze
•pak spec djegs pluhur
•1 tufe majdanoz
•kripe
•piper
•vaj ulliri
 
Pergatitja;

Si fillim, lajme mire specat, i ndajme ne dy pjese, u heqim farat dhe fijet e brendeshme dhe i presim ne copa te vogla ose ne shirita. I kaverdisim ne pak vaj ulliri bashke me hudhren e grire per rreth 10 minuta ne zjarr te avashem me kapak te mbyllur.

Nderkohe, grijme domatet ne mikser derisa t’i reduktojme ne purè, ia shtojme kete mase specave te skuqur, i rregullojme me pak kripe dhe i leme ne kete menyre te gatuhen ne zjarr te avashem derisa salca te trashet dhe yndyra te dale ne siperfaqe.

Pas kesaj, e heqim fergesen nga zjarri dhe i shtojme gjizen, vezet e plota, specin djeges, pak piper, majdanozin e grire holle te cilet i perziejme shume mire derisa fergesa te rezultoje homogjene. E vendosim akoma edhe per 3-4 minuta ne zjarr duke mos e cuar ne zierje, e leme te ftohte pak dhe e servirim./tryeza.org/


Data postimit :13/02/2012
Ikub# :1202130046
Tags: GATIM
Lexuar :9,394 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al