Posto

  • Sallate me laker te bardhe


    Burimi: ikub.al



    Përbersit 500 g lakër duhen :


    -vaj 3-4 lugë gjelle,
    -uthull 2 lugë gjelle,
    -kripë, sheqer,
    -majdanoz 2-3 fije.

    Pergatitja:
    Për sallatë përdoret lakra e ëmbël. Koka e lakrës pastrohet nga gjethet e dëmtuara, shpëlahet, pritet përgjysmë ose në katërsh dhe duke mbajtur koçanin, pritet në fije të holla, spërkatet me kripë, piper të kuq dhe pak sheqer. Shtypet derisa të lëshojë lëng, përzihet me vaj e uthull dhe vendoset në pjatë. Për ta zbukuruar i hidhet majdanoz i grirë hollë dhe gogozhare. Kjo sallatë mund të përgatitet dhe ndryshe : lakra e prerë hollë vendoset në tenxhere, i shtohet kripë dhe uthull. Pastaj ngrohet e përzihet derisa të shihet se është zbutur pak. Lihet të ftohet dhe rregullohet me vaj e uthull./recetakuzhine/



    Share:


    euromedica

    Postuar nga: a.k

    Data: 10/02/2012

    ikub#: 1202100009

    Shfleto artikuj te tjere per: RECETA,

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al