Posto

  • Si te gatuani embelsire me dardha, pluhur bajameje dhe kanelle?



    dardha me bajame embelsire

    Përbërësit për 6 persona

    Për brumin

    •    250gr miell
    •    100gr sheqer
    •    125gr gjalpë
    •    1 te verdhe veze

    Për garniturën

    •    4 dardha kompostoje
    •    100gr gjalpë
    •    100gr sheqer
    •    125gr pluhur bajameje
    •    2 luge gjelle miell
    •    1 luge gjelle ose pak me shume kanelle
    •    2 veze

    Përgatitja

    Fillimisht përgatisni brumin. Prijeni gjalpin ne copa te vogla dhe lëreni te zbutet. Ne një tas hidhni me pas gjalpin, miellin, sheqerin dhe te verdhen e vezës. I rrihni me mikser derisa te krijohet brumi. Me pas këtë brumë bëjeni glob dhe pasi ta mbështillni me qese futeni ne frigorifer për 10 minuta. Ngroheni furrën ne 180°C.
    Përgatisni kremin. Ne një tas hidhni gjalpin, sheqerin, pluhurin e bajameve, miellin, dy vezët dhe kanellën. Rrihini edhe ato me mikser derisa te krijohet kremi. Brumin qe e keni futur ne frigorifer, e nxirrni dhe e hapni ne tavolinën e punës, te cilën me pare e keni lyer me pak miell. Shpojeni sipër me një pirun. Futeni ne furre për 20 minuta. Dardhat kullojini nga lëngu dhe prijini ne copa. Pasi te nxirin brumin qe u poq shtoni sipër kremin me bajame. Sipër vendosni duke i ngjeshur pak copat e dardhës. Uleni temperaturën e furrës ne 150°C. Futeni ëmbëlsirën dhe piqeni për 25 minuta. Pasi ta nxirin lëreni te ftohet pak. Merrni një luge gjelle shurup nga kompostoja dhe përziejeni me pak kanelle. Shtojani sipër ëmbëlsirës dhe lëreni te ftohet. (marre nga Plurielles)



    Share:



    Postuar nga: at.k

    Data: 30/01/2012

    ikub#: 1201300105

    Shfleto artikuj te tjere per: DARDHA, EMBELSIRE, KANELLE,

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al