Back

Keni probleme me peshën? Ja çfarë duhet të konsumoni

Nëse keni probleme me peshën nuk jeni të detyruar të konsumoni vetëm fruta dhe zarzavate për të mos marrë shumë kalori. Edhe disa produkte të konsumuara mes vakteve apo peshku, kanë pak kalori. Cilat janë ato produkte me pak kalori?
Ja frutat, zarzavatet dhe peshqit që kanë pak kalori, bazuar në një lajm të adresës “Fitbie” në internet:

Bisht selinoje: mos mendoni se bishtin e selinos që përmban vetëm 5 kalori duhet ta konsumojnë vetëm personat në dietë. Fitokimikatet “phthalides” të gjendura në bishtin e selinos hapin indet në muret e enëve të gjakut, përshpejtojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në uljen e presionit të tij.

Çaji jeshil (pa ëmbëlsues): çaji jeshil përmban shumë antioksidues të cilët ndikojnë në uljen e riskut të kancerit dhe ndihmojnë djegien e yndyrave në trup. Sipas studimeve, 2-4 filxhanë çaji jeshil në ditë janë të barabartë me 50 kalori. Dhe kjo do të thotë 2,2 kg në vit.

Lipidium (lloj sallate): nëse konsumoni 450 gr lipidium merrni vetëm 53 kalori. Krahas kësaj ajo përmban vitaminat A, C dhe K. Në studimin e publikuar në revistën e njohur "American Journal of Clinical Nutrition", thuhet se konsumimi i 85 gram lipidiumi në ditë rrit nivelin e antioksiduesve si luteina dhe beta karoteni që luftojnë kancerin.

Spinaqi:  nëse hani 15 pjata me spinaq merrni vetëm 100 kalori. Krahas kësaj tek spinaqi mund të gjeni dhe vitaminën K, kalciumin, fosforin, potasiumin, zinkun, selenin. Sipas studimeve të Universitetit Rugers, spinaqi përmban dhe një hormon që ndihmon në riparimin më të shpejtë të indeve muskulore.

Kivi: i pasur me fibra, potasium dhe vitaminë E, kivi është një frut që duhet merret çdo ditë për të plotësuar nevojën për vitaminë C të trupit. Për të marrë të gjitha dobitë e frurit, konsumojeni me gjithë lëkurë.

Djathi i fshatit: djathi i fshatit si një nga produktet e qumështit me kolesterolin më të ulët përmban shumë proteina. Por djathi i fshatit përmban 20 % të sasisë së kripës që duhet të merrni në ditë. Prandaj zgjidhni djathin pa kripë.

Specat jeshilë për mbushje: dy speca jeshilë për mbushje përmbajnë më shumë vitaminë C se një portokall. Por speci përmban një të tretën e kalorive që përmban portokalli. Pastaj speci jeshil për mbushje është më i lirë se speci i kuq, i verdhë. Përmban dhe shumë fibra, pak proteina dhe pak vitaminë A.

Burdullaku: disa vende konsumojnë zarzavate të dobishme si burdullaku i cili përmban shumë acidë yndyrore omega-3. Krahas kësaj shkencëtarët pohojnë se kjo bimë përmban 20-30 herë më shumë megatonin (antioksidues që parandalon zhvillimin e kancerit ). Burdullakun mund ta gatuani ose ta hani të gjallë si sallatë. 

Filizët e brokolit: në 450 gr të këtij zarzavati gjendet afërsisht 100 kalori. Një porcion prej 7 kalorish plotëson nevojën ditore të trupit për vitaminë K. Filizët e brokolit përmbajnë dhe vitaminën A dhe C, kalcium, fosfat, hekur dhe proteina.

Lakra kineze: një tas me lakër kineze zotëron potencialin e një kokteili me vitamina. Krahas acidit folik, hekurit, beta karotenit dhe potasiumit lakra kineze përmban dhe përbërësit nitrogjen të njohur për efektivitetin e tyre kundër kancerit.

Kërpudha:  kërpudhat e vogla përmbajnë vetëm 2 kalori. Ndërsa kërpudhat në natyrë janë të pasura me antioksiduesin  e njohur me emrin "ergothioneine". Kërpudhat e vogla të bardha mund t’i përdorni në pizza, makarona apo sosin e pulës. 

Rrepa e kuqe: kjo zarzavate e vogël dhe pak e ithët është një ushqyese shumë e mire. Në 6 tasë me rrepë të kuqe ka më pak kalori se tek 28 gr patatina. Përmban vitaminën C dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Fruti yll: ky frut i ëmbël dhe egzotik i kultivuar në Malejzi ka shumë pak kalori. I pasur me vitaminën C, fruti përmban vetëm 3 gr fibra. Është një burim i mire polifenoli (antioksidues që lufton infeksionin kardiovaskular).

Lakra: në 150 gram lakër gjenden 35 kalori, lakra përmban dhe molekulën sulforafan e cila shton prodhimin e enzimes që lufton dhe çaktivizon radikalet e lira. Sipas shkencëtarëve në Universitetin e Stanfordit kjo molekul rrit nivelin e enzimave që luftojnë kancerin.

Lulelakra: kjo zarzavate përmban lëndën e njohur si “isothiocyanates” e cila mundëson mbrojtjen kundër kancerit të prostatës. Për të përforcuar sistemin tuaj imunitar përdorni dhe safranin bashkë me lulelakrën.

Kumbulla: e shoqëruar me nivelin më të ulët të kalorive kumbulla përmban pothuajse gjysmën e kalorive që përmbajnë pjeshka, kajsia dhe nektarina. Krahas vitaminave A, C dhe K ajo ka dhe shumë antioksidues.

Domate: është një burim i mir likopeni, të mbron kundër kancerit të prostatës  dhe ndihmon në pastrimin e radikaleve të lira të cilat ndikojnë në mplakjen e lëkurës. Gatimi i domates rrit nivelin e likopenit prandaj salca e domates, sosët madje dhe ketçapi të mbrojnë kundër sëmundjeve.

Brokoli:  ky zarzavat që të ndihmon shumë në luftimin e kancerit përmban vetëm 3 gram proteina. Nëse konsumoni një tas të vogël do të merrni shumë magnez, potasium, fosfor, hekur dhe shumë kalcium. Krahas këtyre përmban dhe vitaminën A, C dhe K.

Peshku i përroit:  ka pak kalori. Një porcion i këtij peshku përmban 20 gr proteina  dhe plotëson nevojën ditore të trupit për selenium dhe vitaminë B12. Krahas kësaj ky lloj peshku përmban 286 gr acidin yndyror omega – 3 dhe është më i lire se tjerët.

Luleshtrydhja: e mbushur me antioksidues luleshtrydhja ju mbron ndaj kancerit dhe humbjes së kujtesës. Vitamina C që përmban mbështet sistemin tone imunitar. 450 gram luleshtrydhe përmbajnë aq kalori sa përmban një gjysmë tas me akullore me vanilje./Start/

euromedica

Data postimit :12/01/2012
Ikub# :1201120118
Tags: PESHA
Lexuar :5,905 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Burimi:ikub.al

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al