Back

PËR MIRATIMIN E MANUALEVE TEKNIKE TË ÇMIMEVE TË PUNIMEVE TË NDËRTIMIT DHE TË ANALIZAVE TEKNIKE TË TYRE

 VENDIM  

Nr.708, datë 12.10.2011 
PËR MIRATIMIN E MANUALEVE TEKNIKE TË ÇMIMEVE TË PUNIMEVE TË  NDËRTIMIT DHE TË ANALIZAVE TEKNIKE TË TYRE 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 18 të ligjit nr.8402, datë 10.9.1998 “Për  kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9920, datë  19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën  e Shqipërisë”, me propozimin e Ministrit të  Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave 
 
VENDOSI: 
1. Miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe të analizave  teknike të tyre, të rishikuara, sipas tabelave që i bashkëlidhen këtij vendimi, të cilat do të përdoren  në përcaktimin e fondit limit të objekteve në ndërtim. 
2. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të dërgojë të dhënat për çmimet mesatare të tregut të  katër elementeve të strukturës së kostos, të nevojshme për përditësimin e çmimeve të manualit. 
3. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vë në dispozicion çmimet e “investiguara” në bazë të  kërkesës së bërë nga MPPT-ja, brenda tre muajve nga kërkesa e tyre. 
4. Çmimet e zërave të punimeve, të përcaktuara në manualet teknike, janë orientuese dhe  referuese për planifikimin e buxhetit vjetor. 
5. Vendimi nr.1027, datë 15.12.2010 i Këshillit të Ministrave “Për miratimin e manualeve  teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe analizave teknike të tyre”, shfuqizohet. 
6. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Trasportit dhe Ministria e Financave për  zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI  
Sali Berisha  
Data postimit :06/01/2012
Ikub# :1201060032
Tags: CMIM
Lexuar :979 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:11/25/2011
Propozuar nga:Këshilli i Ministrave
Data e miratimit:10/12/2011
Statusi i ligjit:I ndryshuar
Data e ligjit:10/12/2011
Numri i fletores zyrtare:154
Data e fletores zyrtare:11/25/2011
Fushat e veprimit te aktit:Punet Publike
Faqja e fletores zyrtare:7069
Numri i ligjit:708

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al