Back

PËR PËRDORIMIN E FONDEVE PUBLIKE PËR TRANSPORTIMIN E MËSUESVE DHE TË NXËNËSVE QË PUNOJNË E MËSOJNË JASHTË VENDBANIMIT

 VENDIM 

Nr.709, datë 5.10.2011 
PËR PËRDORIMIN E FONDEVE PUBLIKE PËR TRANSPORTIMIN E MËSUESVE DHE  TË NXËNËSVE QË PUNOJNË E MËSOJNË JASHTË VENDBANIMIT 
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 63 të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995 “Për  sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, të kreut II të ligjit nr.8308, datë 18.3.1998 “Për  transportin rrugor”, të ndryshuar dhe të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010 “Për buxhetin e vitit 2011”,  të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave 
 
VENDOSI: 
1. Shpenzimet për transportin e mësuesve që punojnë jashtë qendrave urbane, larg  vendbanimit të përhershëm të tyre, në distancën mbi 5 km, dhe kthehen brenda ditës, si dhe  shpenzimet për transportin e nxënësve që ndjekin arsimin bazë larg vendbanimit, në distancën mbi 2  km, të përballohen nga fondet publike. 
2. Drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore realizojnë procedurat e prokurimit për  shërbimin e transportit të mësuesve dhe nxënësve vetëm në raste të mungesës së linjave qytetase apo  linjave rrethqytetase të shërbimit të transportit publik, të licencuara në bazë qarku nga njësitë e  qeverisjes vendore/qendrore. 
3. Drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore, mbështetur në numrin e mësuesve dhe  nxënësve që planifikohen të përfitojnë nga shërbimi i transportit, në bashkëpunim me këshillat e  qarqeve, njësitë e qeverisjes vendore dhe Shoqatën e Transportit Publik, miratojnë hartën e linjave,  sipas distancave të përmendura në pikën 1 të këtij vendimi. 
4. Fondet publike për shërbimin e transportit prokurohen nga çdo drejtori arsimore rajonale  dhe zyrë arsimore, në mbështetje të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të  ndryshuar. 
5. Për rastet kur drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore nuk sigurojnë/realizojnë  procedurat e prokurimit publik për shërbimin e transportit të mësuesve dhe nxënësve, për mungesë  konkurrence, masa e shpërblimit që përfitojnë mësuesit dhe nxënësit përcaktohet në raport me  largësinë dhe kategorinë e rrugës, çmimin mesatar të biletës për linjat rrethqytetase, të miratuara nga 
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, si dhe indeksimin e çmimeve të shërbimit të transportit,  të botuar nga INSTAT-i. 
Në këtë rast, pagesa për përfituesit, mësuesit dhe nxënësit realizohet nëpërmjet zyrave të  Postës Shqiptare ose bankave të nivelit të dytë, por në asnjë rast nuk lejohen pagesa të drejtpërdrejta  nga arka e drejtorive arsimore rajonale dhe zyrave arsimore. 
6. Mësuesit që përfitojnë transport të siguruar  nga drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat  arsimore, sipas kritereve të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, nuk përfitojnë shpërblim mujor  për largësi nga vendbanimi i tyre, sipas vendimit nr.194, datë 22.4.1999 të Këshillit të Ministrave  “Për miratimin e strukturës së pagës së punonjësve mësimorë në arsimin parauniersitar”, të 
ndryshuar, kur distanca është më pak se 10 km. Kur kjo largësi është nga 10 deri 20 km, përfitojnë  1 000 (një mijë) lekë në muaj, ndërsa kur kjo distancë është mbi 20 km, përfitojnë 1800 (një mijë e  tetëqind) lekë në muaj. 
7. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti  vjetor i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. 
8. Vendimi nr.486, datë 8.4.2008 i Këshillit të Ministrave “Për përdorimin e fondeve  buxhetore për transportin e mësuesve dhe nxënësve që punojnë e mësojnë jashtë vendbanimit”,  shfuqizohet. 
9. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Financave, njësitë e qeverisjes  vendore, këshillat e qarqeve, drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore për zbatimin e këtij  vendimi. 
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. 
KRYEMINISTRI 
Sali Berisha 

Data postimit :05/01/2012
Ikub# :1201050020
Tags: FIRME TRANSPORTI PUBLIK
Lexuar :1,111 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Data e hyrjes ne fuqi:11/21/2011
Propozuar nga:Këshilli i Ministrave
Data e miratimit:10/05/2011
Statusi i ligjit:I ndryshuar
Data e ligjit:10/05/2011
Numri i fletores zyrtare:152
Data e fletores zyrtare:11/21/2011
Fushat e veprimit te aktit:Fonde
Faqja e fletores zyrtare:6980
Numri i ligjit:709

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al