Posto

  • Si te trajtojme aknet ne menyren e duhur?



    Aknet zakonisht shfaqen tek adoleshentet, periudhe kur mosha dhe hormonet shkaktojne keto shperthime te tmerrshme. Por, nje pjese e perjetojne paraqitjen e akneve edhe ne moshe te rritur.

    Aknet (pucrrat e rinise) fillojne te paraqiten qe ne moshen e hershme te pubertetit, pra tek femrat nga mosha 11 vjecare, e tek meshkujt nga mosha 13 vjecare.
    Kjo moshe eshte teper delikate, sepse ne organizem fillon nje “revolucion“ hormonal, por gjithsesi nuk duhet harruar edhe lloji i lekures, qe shpesh eshte edhe gjenetike.

    Jo te gjithe personat me akne duhen trajtuar tek dermatologu, disa prej tyre mjafton qe te mirembajne higjenen e rregullt dhe adekuate te lekures, pra (te pastrojne shpesh lekuren me uje te vaket apo me caj kamomili, si dhe me ndonje tonik (locion antiseptik), pastaj te lyejne fytyren me ndonje krem hidrante dhe antiseptike, te kene kujdes ne ushqim (te mos konsumojne shume karbohidrate, yndyra, lengje te gazuara me sheqer, ushqim te thate.

    Te konsumojne me shume fruta, perime, uje, leng limoni, portokalle, molle, ushqim te zier, etj.).

    Nese aknet marrin hov dhe gjendja fillon te perkeqesohet, atehere urgjentisht duhet te drejtoheni tek mjeku i lekures per trajtim, e jo neper sallone te ndryshme estetike.
    Trajtimi i akneve kerkon nje kohe te gjate, durim dhe perkushtim. Trajtimi behet tek dermatologu - mjeku i lekures, pra sipas gjendjes se pacientit. Trajtimi behet jo me nje konsultim, por per nje kohe te gjate, ne vazhdimesi, ku varesisht nga gjendja e perkeqesimit fillohet me terapi lokale (tonik te ndryshem, antiseptike, me antibiotik, keratolitik, epitelizues si dhe preparate ne forme kremash hidrante, vitamina dhe substanca tharese).

    Pervec ketij trajtimi tek rastet me te renda preferohen edhe metodat ndihmese fizikale: sic jane pastrimi fizikal me vapazon, komedonekskretor (por kjo te behet nga ana e mjekut e jo ne sallone estetike), pastaj ndihmon mjaft edhe krioterapia, si dhe mikrodermoabrazioni, nese kane mbetur shenja pas trajtimit te akneve.

    Ne gjendjen pas akneve, me rendesi eshte edhe mirembajtja e metejshme, duke perdorur tonik te ndryshem antiseptik, epitelizues, vitaminoz dhe krema hidrante antiseptike, si dhe duke i ndjekur keshillat e mjekut gjate trajtimit te akneve./infoalbania/



    Share:



    Postuar nga: a.k

    Data: 28/12/2011

    ikub#: 1112280064

    Shfleto artikuj te tjere per: ACNE, LEKURA,

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al