Back

"Supa magjike" per disa kg me pak

soupAjo mund te zihet ne sasi te medha dhe mund te qendroje disa dite. Perparesia e kesaj diete eshte qe, gjate mbajtjes se saj, nuk keni nevoje qe te duroni nga uria. Supen e varfer me kalori preferohet qe ta pini ne sasi te pakufizuar, ne çdo periudhe te dites. Sa me shume qe ta pini, aq me teper do te dobesoheni, thone shkencetaret. Krahas supes, varesisht nga ditet e caktuara, mund te hani peme, perime, mish pa dhjam, oriz dhe te pini qumesht. Nese nuk ju pelqen mishi i lopes, ne dite te caktuara mund te hani gjoks pule pa lekure, te pergatitur ne skare, apo mund te hani edhe peshk ne skare. Me rendesi eshte qe vetem ne disa nga keto dite te hani mish lope.
Gjate mbajtjes se kesaj diete, rreptesishte ndalohet pirja e pijeve alkoolike dhe e pijeve te embla, si dhe nuk lejohet ngrenia e bukes dhe brumerave (duke perfshire edhe makaronat, spagetat…).
Me rendesi eshte qe te pini shume lengje, te pakten 6-8 gota ne dite, si dhe çaje pa sheqer, apo edhe ndonje filxhan kafeje te zeze. Nese i permbaheni menyse, ne javen e pare do te humbni 4,5-7 kg. Nese humbni me shume se 7 kile, para se te vazhdoni me diete, pauzoni disa dite.

Perberesit e supes:
6 qepe, nje laker e madhe, nje selino i madh, 2 speca te gjelber, 2-4 karota, 4-5 domate apo 2 konserva domatesh, 1,5 l uje, 2 paketime supe apo katrore per supe pule, apo lope, majdanoz, kripe, biber dhe ereza (melmesa) bimore sipas deshires.

Dita e pare: pini vetem supe dhe hani peme.
Mund t’i hani te gjitha pemet, me perjashtim te bananeve.
Mund te pini edhe uje dhe çaj pa sheqer.

Dita e dyte: pini supe dhe hani perime (te fresketa, te ziera, te konservuara).
Evitoni fasulet, bizelet dhe misrin. Per darke mund te hani patate te pjekura me levore, me pak kripe dhe gjalpe.

Dita e trete: lejohet qe te pini supe dhe te hani te gjitha llojet e perimeve dhe pemeve. Nese u jeni permbajtur udhezimeve, do te duhej te keni humbur 2-3 kile.

Dita e katert: pini supe dhe qumesht pa yndyre, hani deri ne 3 banane.

Dita e peste: mund te pini supe ne sasi te pakufizuar, si dhe mund te hani mish dhe perime. Mund te hani 300-600 dag mish te zier te lopes dhe 6 domate.

Dita e gjashte: pini supe, hani mish te zier lope dhe perime, por jo edhe patate.

Dita e shtate: perveç supes, mund te ushqeheni edhe me oriz integral te zier ne uje, me melmesa sipas deshires. Hani te gjitha perimet.

Efekti
Qysh ne ditet e para te dietes mund te humbni 2-4 kile, kryesisht uje. Vetem nese vazhdoni qe t’u permbaheni rregullave te kesaj diete mund te keni nje humbje te qendrueshme te kileve. Preferohet qe, pasi iu keni permbajtur kesaj diete per shtate dite, te pauzoni dy jave dhe te filloni perseri, natyrisht, nese doni qe te humbni edhe me teper ne peshe.

 

euromedica

Data postimit :25/11/2011
Ikub# :1111250070
Tags: DIETA
Lexuar :25,163 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Burimi:Gazeta Standard

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem


Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al