Back

Distrofia muskulore, simptomat dhe kurimi

muscular-dystrophyNese ne fund te orarit te punes ndjeni lodhje te kembeve, kjo do te duhej te ishte sinjali i pare qe, po qese nuk perfillet, do te mund te na ngadalesoj qarkullimin venoz dhe ate limfatik, e cila mundeson formimin e celulitit dhe venave te zgjeruara.
Kujdesi i vogel qe do t’u kushtojme kembeve, do te menjanonte jo vetem pengesat momentale, por do te ndihmonte edhe ne evitimin e komplikimeve te me vonshme serioze.
Qendrimi ulur eshte armiku numer nje per funksionim te rregullt te qarkullimit limfatik dhe venoz. Muskujt e tkurrur, ne te vertet i aktivojne muret e eneve te gjakut, te cilet, te stimuluar, e shtyjne gjakun dhe lengjet nga poshte, lart.
Nese kalojme shume ore duke punuar ne tavoline, ose qendrojme ne kembe pa pushuar, na ngadalesohet qarkullimi, ne te vertet na rritet sasia e gjakut qe rrjedhe poshte dhe pengon kthimin lart, drejt zemres, ku duhet te pastrohet dhe te rikthehet ne cikel.
As personat qe veshin fustane te puthitura dhe te ngushta ose pantallona te ngushta, nuk jane te liruar nga lodhja dhe nga dobesia e kembeve, sepse venat dhe enet limfatike duhet te jene te lira per te kryer funksionin e tyre; veshmbathja e ngushte vetem bene presion ne keto ene, dhe si pasoje, ngadaleson qarkullimin venoz.
Ambienti teper i ngrohte eshte i demshem per qarkullim dhe shkakton ndjenjen e rendesise ne kembe.
Pengesat ne qarkullimin
Arteriet e marrin gjakun e pasur me oksigjen dhe materie ushqyese nga zemra dhe ua dergojne organeve dhe indeve. Ky kembim behet ne nivel te kapilareve, kurse produktet e mbetura permes rrjetit limfatik dhe atij venoz kthehen drejt zemres. Kjo eshte e mundur vetem nese sistemi limfatik dhe ai venoz jane funksionale.
Per te mundesuar kete, muskujt e kembes me kontraksionin dhe relaksimin e tyre duhet ta ndihmojne kthimin e gjakut “te papaster” lart, duke imituar pompen hidraulike, e cila me forcen e vete e mposht ndikimin e gravitacionit. Ne te kunderten vjen deri te staza e gjakut, ne te cilen qarkullimi limfatik dhe ai venoz nuk mund ta kthejne drejt zemres. Indet keshtu nuk ushqehen mire; nuk marrin oksigjen te mjaftuar. Kjo gjendje shkakton ndjenjen e lodhjes dhe te dobesise se kembeve.
Me kalimin e kohes, staza sjell deri te grumbullimi i produkteve metabolike ndermjet kapilareve, qelizave indore dhe eneve limfatike, zgjerimin e venave dhe ngadalesimin e qarkullimit. Pasojat: celuliti, kembet e enjtura dhe venat e zgjeruar.

Shfaqja e distrofise muskulore, simptomat dhe kurimi

Qenia njerezore mund te hase shqetesime shendetesore nga me te ndryshmet. Disa prej tyre mund te jene lehtesisht te kurueshme, disa mund te shfaqin veshtiresi dhe probleme, e disa prej tyre nuk mund te kurohen. Jo vetem organet e trupit te njeriut mund te shfaqin probleme, por edhe muskujt qe i ndertojne ato. Çdo semundje e trasheguar e karakterizuar nga dobesimi progresiv i muskujve te skeletit ka te beje me ate qe quhet Distrofia muskulore. Ekzistojne 5 forma kryesore te shfaqjes se semundjes. Ato jane klasifikuar sipas moshes, menyres se trashegimise, dhe pjeses se trupit kryesisht te prekur prej saj. Lloji me i zakonshem i formes se distrofise muskulore emertohet Duchenne dhe eshte pershkruar per here te pare ne France ne vitin 1861, nga mjeku Duchenne. Shume raste shkaktohen nga demtimi i nje gjeni qe ka lidhje me seksin, ne kromozomin X dhe mbartet vetem nga femrat. Çdo djale i nje mbartese ka 50 per qind mundesi ta trashegoje gjenin dhe te zhvilloje semundjen, ndersa çdo vajze ka 50 per qind mundesi te trashegoje gjenin dhe te behet mbartes. Ne nje numer sporadik rastesh nuk ka asnje histori ne familje.

Simptomat
Semundja fillon me dobesimin e kembeve para moshes 3-vjeçare dhe avancon me shpejtesi duke çuar shpesh ne vdekje para moshes 30-vjeçare, per shkak te perfshirjes se mushkerive dhe muskujve te zemres. Studimet kane treguar se gjeni jo normal nuk arrin te prodhoje nje proteine te muskulit skeletor qe quhet distrofine. Te semuret me distrofi ndjejne dhembje te muskujve, kercitje, fortesi dhe shtrengim te tyre. Fillimisht, keta individe ndjejne lodhje gjate aktiviteteve te lehta fizike. Duke ecur dhe ngjitur shkallet ata mund te lodhen per shkak te dobesise se muskujve te legenit dhe kembeve qe stabilizojne trungun. Pacientet shpesh e kane te veshtire te ngrihen nga karrigia, dhe ndersa miopatia progreson muskujt dobesohen shume.

Simptomat me te cilat shfaqet distrofia muskulore

- Dobesia e muskujve skeletore te shpatullave,
– Dhembje ne pjesen e siperme te kraheve
– Dobesim te muskujve te kofsheve
– Dhembje te muskujve te legenit.
– Te semuret ndjene kercitje, fortesi dhe shtrengim te muskujve
– Keta individe ndjejne lodhje gjate aktiviteteve te lehta fizike
– Mund te lodhen duke ecur dhe ngjitur shkallet
– Shpesh e kane te veshtire te ngrihen nga karrigia
 


Data postimit :14/11/2011
Ikub# :1111140072
Tags:
Lexuar :1,664 here

Detaje te tjera Komente Harta Artikuj te ngjashem
Share:
Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Detaje te tjera

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Harta


Te ngjashem

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al

Gallery

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt
©2014 ikub.al