Posto

  • Shtatzanite jashte mitres



    pregnant-womanÇfare eshte nje shtatzeni jashte mitre?
    Çdo shtatzeni qe nuk eshte e vendosur ne miter, ne kavitetin e mitres, ne hapesiren e mitres, por eshte e vendosur ne vende te tjera, si ne bark. Pra, mund te vendoset ne zorre, ne tubat e mitres apo ne vezet e gruas quhet shtatzeni jashte mitres. Nje barre jashte mitres eshte e barabarte me nje moszhvillim te shtatzenise. Duhet te merren menjehere masat qe te hiqet kjo shtatzeni.
    Cilat jane shkaqet kryesore qe favorizojne krijimin e nje shtatzenie jashte mitre?
    Shkaqet kryesore qe mund te ndodhe nje shtatzeni jashte mitre jane ato anatomike qe jane demtime te vete tubit, pasi shtatzenia jashte mitre ne perqindje me te madhe eshte ne tubat e mitres, demtime te struktures dhe formes se tubit apo te vete kanalit ne brendesi, pasi ky tub eshte vetem 2 mm dhe demtohet shume kollaj. Por, kjo mund te jete edhe per shkak te infeksioneve aktuale apo kronike. Duke u demtuar kanali brenda tubit, behet shkak qe veza te qendroje aty dhe te mos zbrese me poshte. Atehere barra zhvillohet aty dhe zmadhohet, derisa barra arrin ne çarje. Nje rast tjeter eshte kur kemi nderhyrje neper tuba, pra kur behen operacione te meparshme. Jane bere perpjekje per te hapur tubin apo per te rregulluar nje infeksion te tubit pa e hequr tubin. Atehere eshte hequr infeksioni, eshte permiresuar gjendja e gruas, por tubi ka ngelur i demtuar. Nje rast tjeter eshte nga apendiciti, i cili si pozicion ndodhet afer tubit dhe duke bere infeksion, mund te perfshije edhe tubin. Nderkohe qe mund te heqe apendicitin, doktori e shikon qe mund te jete infeksion i lehte, por qe mund te sjelle pasoja ne te ardhmen. Prandaj, nje infeksion i thjeshte mund te sjelle demtime. Nje grua qe ka probleme me tubat, duhet ta kete parasysh qe kur te ngelet shtatzene, te shkoje tek mjeku sa me heret.
    Si mund te kuptoje nje grua qe po kalon nje shtatzeni jashte mitres dhe cilat jane simptomat?
    Eshte mire qe te identifikohet sa me shpejt qe eshte e mundur per vete efektin e trajtimit te saj. Ka simptoma dhe shenja qe kur gruaja ka nje barre jashte mitre mund te kete dhimbje e cila nuk eshte shume e zakonshme per shtatzenine qe eshte brenda ne miter dhe kjo dhimbje fillon qysh heret ne shtatzeni sapo gruas fillojne t’i vonohen zakonet. Mund te kete hemorragji, e cila e ngaterron nganjehere gruan. Dhe ato shpesh thone qe nuk jam shtatzene sepse me erdhen zakonet. Por, qe kjo hemorragji mund te jete me e paket deri ne normale me nje cikel te zakonshem menstrual, por ndodh qe gruaja te kete vonesen menstruale qe e ben ate te dyshoje qe eshte shtatzene. Gruaja vjen tek ne dhe na thote me jane vonuar zakonet dhe kam pak hemorragji, dyshon mos eshte shtatzene dhe eshte ne rrezik deshtimi. Nderkohe qe nga ekzaminimi mjekesor rezulton se ka nje barre jashte mitre.
    Sa i rrezikuar eshte ne keto raste shendeti i gruas?
    Gruaja duhet te vije heret tek gjinekologu, pasi eshte shume e rendesishme kapja e hershme. Sapo te marre vesh qe eshte shtatzene dhe i jane vonuar zakonet, duhet te konfirmoje ne eshte shtatzene apo jo dhe kur eshte shtatzenia. Ne qofte se ka pasur zakonet nje muaj perpara dhe tani vonohen nje jave, atehere gjeja e pare qe duhet te beje nje grua, eshte nje test shtatzenie dhe ne rastin kur testi del me dy vija, ajo duhet te drejtohet tek gjinekologu. Dhe ne qofte se testi del me nje vije, gruaja eshte e mira qe te konfirmohet nga gjinekologu shtatzenia pasi ka raste qe testet nuk jane 100% te sakta. Kur shkon tek gjinekologu, ti e merr te vertetuar qe nje shtatzeni eshte brenda ne miter dhe çdo gje kalon normalisht me keshillat qe ndiqen per shtatzenine. Ne rastet kur shtatzenia eshte jashte mitre dhe ajo kapet heret, mund te mjekohet me medikamentet dhe te kaloje çdo gje pa probleme per gruan. Barra jashte mitre nuk çohet deri ne fund, por eliminohet me mjekime. Ne rastet kur nuk kapet heret dhe gruaja nuk ka ardhur tek gjinekologu per te vertetuar se ku eshte shtatzenia e vet, ajo shtatzeni mund te vendoset ne tubat e mitres. Ne kete rast tubi ka nje permase te caktuar dhe fillon te çahet pas 7-8 javesh dhe fillon te rrjedhe gjaku brenda ne bark. Ne keto raste ajo kalohet menjehere ne salle operacioni ne menyre qe t’i hiqet tubi, qe te ndalohet hemorragjia. Eshte e rendesishme qe te shkohet sa me heret tek gjinekologu qe te kapet dhe te mos arrihet ne ekstreme.
    Çfare duhet te kene parasysh dhe ku duhet pasur me shume kujdes?
    Duhet qe gruaja menjehere te beje testin e shtatzenise, duhet qe te paraqitet tek gjinekologu qe te kryeje viziten e radhes. Ne kete moment gjinekologu kryen ekzaminime te tjera, qe jane te rendesishme per shtatzenine, pasi ekzistojne analiza laboratorike te cilat konfirmojne 100% nese gruaja eshte shtatzene apo jo. Nje shtatzeni jashte mitre mund te mos dallohet ne eko me pamje te pare ne eshte jashte mitre apo jo. Pasi mjeku shikon mitren dhe aty nuk ka asnje lloj shtatzenie, atehere behet nje analize me e hollesishme, e cila quhet Beta HC2. kjo analize te jep 100% konfirmimin nese gruaja eshte shtatzene apo jo. Dhe ne rast se kjo analize del pozitive, atehere duhet konfirmuar se ku eshte kjo shtatzeni, pasi edhe ne rast se nuk e ke dalluar ne pamje te pare ne eko kete shtatzeni behet nje eko abdominale dhe transvaginale. Me pas behet konfirmimi i shtatzenise dhe me pas kalohet ne berjen e analizave te tjera te cilat jane analiza rutine per te vendosur se si do te procedohet ne vijim:

    A duhet qe te kalohet qe te behet operacioni apo duhet bere nje mjekim me medikamente?
    Kur vendos nje mjek qe kjo paciente te beje operacionin apo te trajtohet me medikamente?

    Operacioni apo medikamentet kane te bejne me kryerjen e vizites tek mjeku sa me heret. Ne rastet kur ajo vjen heret, e konfirmojme shtatzenine me analize dhe me ekografi e shohim se ku eshte vendosur atehere gjykohet se mund te behet me medikamentet duke i shpetuar keshtu operacionit edhe tubi nuk hiqet. Nderkohe qe ne rastin kur vjen vone, gruaja vjen ne gjendje shoku hemorragjik. Keshtu rrezikohet jeta e gruas, pasi vjen barku plot me gjak. Ajo mund te humbase deri ne 1 mije ml gjak si dhe ka hemorragji edhe nga poshte. Hapet barku dhe behet operacion, por ai ka edhe rrisqet e veta. Qe nga problemet e anestezise, pastaj demtime te tjera. Shansi qe ka gruaja kur vjen heret eshte qe ajo nuk futet te operacion dhe i shpeton tubi. Ne rast se gruaja ka pasur raste qe ka bere barre jashte mitre ne njerin tub, i hiqet tubi me operacion dhe nuk ka me shanse qe ne ate ane te kaloje me veze dhe te ngelet shtatzene. Ne qofte se rritet mundesia per te bere nje shtatzeni tjeter jashte mitre dhe mbyllet edhe tubi tjeter, nuk ka me mundesi per te ngelur shtatzene, mbetet vetem metoda ne epruvete qe eshte metoda e infertilizimit invitro. Ndersa ne mjekimin me medikamente nuk hiqet tubi dhe medikamentet e thajne barren. Duke u zhdukur barra, demtimet jane te vogla dhe tubi eshte serish funksional, por mund te kete edhe demtime qe e bejne tubin qe te mos jete funksional.
    Si paraqitet situata ne vendin tone dhe sa jane rastet e identifikuara nga ju?
    Ne vendin tone rastet jane shume te shpeshta, rreth 6 per qind e lindjeve jane shtatzeni jashte mitre. Ne perballemi shume shpesh me to dhe nje pjese e mire jane zgjidhur ne kete forme, pra me ane te mjekimit. Nderkohe qe ne vendin tone mjekimi ka filluar ne vitin 2002 dhe medikamenti eshte metotroksat. Me pas vazhdohet te ndiqet me analize qe eshte me e sakte dhe me pas konfirmohet qe kjo barre eshte zhdukur. Kjo grua eshte e lire qe te mbetet prape shtatzene. Deri ne vitin 2001 - 2002 qe te gjitha rastet qe ishin diagnostikuar si shtatzeni jashte mitre futeshin ne operacion, edhe rastet qe vinin heret, edhe ato qe vinin vone. Trajtimi i rasteve me medikament i barreve jashte mitre menjanon operacionet. Ne 2002-shin u futen ne perdorim medikamentet dhe fillimisht 10% e te gjitha barreve jashte mitre trajtoheshin me medikamente. Me vone u arrit me 30% dhe vetem pas 3-4 vitesh, rreth 2006-s, 40% e barreve jashte mitre trajtoheshin me medikamente. Kurse 60% futeshin ne operacion vetem per faktin se nuk e dinin se duhet te vinin heret dhe vinin pasi i kishte krijuar probleme shtatzenia.

    Për “Standard” doktor obstetër-gjinekolog Robert Qirko, mjek në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.

     



    Share:



    Postuar nga: k.s

    Data: 26/09/2011

    ikub#: 1109260026

    Shfleto artikuj te tjere per:

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al