Posto

  • PËR NJË NDRYSHIM NË “DISPOZITAT NORMATIVE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR”


    Data e hyrjes ne fuqi: 09/03/2011


    Numri i neneve: 1


    Propozuar nga: Ministria e Arsimit dhe Shkencës


    Data e miratimit: 08/04/2011


    Statusi i ligjit: I ndryshuar


    Data e ligjit: 08/04/2011


    Numri i fletores zyrtare: 125


    Data e fletores zyrtare: 09/02/2011


    Fushat e veprimit te aktit: Arsimi i detyrueshem


    Faqja e fletores zyrtare: 5442


    Numri i ligjit: 30



    UDHËZIM 

    Nr.30, datë 4.8.2011 

    PËR NJË NDRYSHIM NË “DISPOZITAT NORMATIVE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR” 

    Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ndryshuar, 

    UDHËZOJ: 

    Për akordimin e Medaljes së Artë: 

    I. Neni 39 “Medalja e Artë” i “Dispozitave normative për arsimin parauniversitar” ndryshon si më poshtë: 

    “Neni 39 

    Medalja e Artë 

    Nxënësit i akordohet “Medalje e Artë”, kur ai plotëson një nga dy kriteret e mëposhtme: 

    1. a) Të ketë notë mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme jo më pak se 9.80. 

    b) Në provimet e detyruara të Maturës Shtetërore të ketë mesataren e notave të shkallëzuara jo më pak se sa 9.80. 

    c) Në provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore të ketë mesataren e notave të shkallëzuara 10.00. 

     

    2. a) Është fitues i një prej tri vendeve të para në olimpiadat ndërkombëtare me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse.” 

     

    II. Ngarkohet për zbatimin e këtij udhëzimi Zëvendësministri i Arsimit Parauniversitar, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria e Programeve të Zhvillimit dhe DAR/Za-të. 

    Ky udhëzim hyn në fuqi pasi botohet në Fletoren Zyrtare. 

    MINISTRI I ARSIMIT DHE SHKENCËS 

    Myqerem Tafaj 



    Share:



    Postuar nga: aleda

    Data: 24/09/2011

    ikub#: 1109240035

    Shfleto artikuj te tjere per: ARSIMI I DETYRUESHEM,

Versioni i plote | Publicitet | Kontakt

©2014 ikub.al